Listë vetë-kontrolli91 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Kreun IIV të Ligjit Nr. 692012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” (1)
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 91 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A u garantohet shtetasve shqiptarë, të huaj dhe pa shtetësi e drejta për arsimim, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike, fetare, gjendja ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar etj.?
2. A janë arsimi i detyrueshëm dhe arsimi i mesëm i lartë falas në shkollat publike?
3. A është interesi i nxënësit parësor në veprimtaritë e institucioneve të sistemit arsimor parauniversitar?
4. A respektohen, mbrohen dhe promovohen në sistemin arsimor parauniversitar të drejtat e liritë e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat e fëmijëve në veçanti?
5. A u ofrohet në sistemin arsimor parauniversitar, nxënësve dhe punonjësve mbrojtje nga çdo formë veprimi ose mosveprimi që mund t’u shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral?
6. A zbatohet në institucionet arsimore parimi i gjithëpërfshirjes së nxënësve?
7. A i sigurohet çdo nxënësi e drejta për arsimim cilësor, si dhe shanse të barabarta për arsimim.
8. A u ofrohet nxënësve të familjeve në nevojë, nxënësve me aftësi të kufizuara dhe atyre me vështirësi në të nxënë përkujdesje e posaçme, sipas përcaktimeve në këtë ligj?
9. A është transparente dhe e bazuar në llogaridhënie ndaj përfituesve të shërbimit arsimor veprimtaria e institucioneve në sistemin arsimor parauniversitar dhe e punonjësve të tyre?
10. Në sistemin arsimor parauniversitar a u garantohet e drejta nxënësve, punonjësve arsimorë, prindërve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë, më poshtë “prindër”, për të shprehur pikëpamjet e tyre për cilësinë e shërbimit arsimor dhe për t’u dëgjuar për këto pikëpamje?
11. A funksionon sistemi arsimor parauniversitar mbi bazën e decentralizimit dhe autonomisë së institucioneve arsimore?
12. A garantohet në sistemin arsimor parauniversitar e drejta e organizimit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve për të mbrojtur të drejtat e tyre, si dhe për të dhënë ndihmesë në mbarëvajtjen e institucionit?
13. A mbështetet dhe vlerësohet shërbimi arsimor mbi bazën e standardeve?
14. A aplikohet vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm?
15. A është laik arsimi parauniversitar?
16. A zhvillon institucioni arsimor lëndë fetare vetëm kur është themeluar nga bashkësi fetar, e të njohura me ligj, sipas përcaktimeve të nenit 42, pika 4, e këtij ligji?
17. A është arsimi parauniversitar i depolitizuar?
18. A është gjuha shqipe gjuha e arsimimit në institucionet arsimore, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe në këtë ligj?
19. A u janë krijuar personave, që u përkasin pakicave kombëtare, mundësi të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën amtare, të mësojnë historinë dhe kulturën e tyre, sipas planeve dhe programeve mësimore?
20. A u janë krijuar kushte nxënësve të pakicave kombëtare për mësimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e historisë e të kulturës shqiptare për të mundësuar pjesëmarrje aktive dhe të barabartë në jetën ekonomike, shoqërore, politike e kulturore të Republikës së Shqipërisë?
21. A zhvillohen planet e programet mësimore, si dhe raportet e përdorimit të gjuhës amtare dhe asaj zyrtare në procesin mësimor, në përputhje me aktet e veçanta të ministrit?
22. A realizohet arsimimi në dy gjuhë në arsimin e mesëm të lartë sipas marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të tjera?
23. A zhvillojnë dhe konsolidojnë institucionet arsimore kompetencat themelore për të gjithë nxënësit?
24. A zhvillon dhe konsolidon institucioni arsimor për të gjithë nxënësit kompetencën e komunikimit dhe të të shprehurit?
25. A zhvillon dhe konsolidon institucioni arsimor për të gjithë nxënësit kompetencën e të menduarit?
26. A zhvillon dhe konsolidon institucioni arsimor për të gjithë nxënësit kompetencën e të mësuarit për të nxënë?
27. A zhvillon dhe konsolidon institucioni arsimor për të gjithë nxënësit kompetencën për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin?
28. A zhvillon dhe konsolidon institucioni arsimor për të gjithë nxënësit kompetencën personale?
29. A zhvillon dhe konsolidon institucioni arsimor për të gjithë nxënësit kompetencën qytetare?
30. A zhvillon dhe konsolidon institucioni arsimor për të gjithë nxënësit kompetencën digjitale?
31. A është hapur dhe funksionon bazuar në VKM-në përkatëse qendra kulturore e fëmijëve?
32. A ofron shkolla shërbim arsimor me kohë të plotë?
33. A ofron shkolla shërbim arsimor me kohë të pjesshme?
34. A ofron shkolla shërbim arsimor në distancë?
35. A ofrohet arsimimi në kushtet e shtëpisë në raste të veçanta, të përcaktuara nga ministri, për të gjitha klasat e arsimit bazë ose vetëm për disa prej tyre?
36. A merr shërbim arsimor individi i moshës shkollore në institucionet e paraburgimit, apo në institucione të përkujdesjes shoqërore brenda këtyre institucioneve?
37. A u sigurohet kategorive të veçanta të nxënësve kujdes i posaçëm nga shteti, sipas formave dhe kritereve të përkujdesjes të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave?
38. A siguron njësia arsimore vendore shërbim psiko-social për nxënësit dhe punonjësit e institucioneve arsimore?
39. A ofron mbështetje shërbimi psiko-social nëpërmjet psikologëve ose punonjësve socialë për trajtimin e problematikave të rasteve të ndryshme, vlerësimin e rasteve të fëmijëve me nevoja të veçanta psiko-sociale, hartimin e programeve parandaluese, sipas nevojave të komunitetit shkollor.
40. A synon arsimi parashkollor zhvillimin shoqëror, intelektual e fizik, të çdo fëmije, ushtrimin e rregullave themelore të sjelljes e të higjienës, kultivimin e vlerave, si dhe përgatitjen për arsimin fillor?
41. A ndiqet arsimi parashkollor nga fëmijët e moshës nga tre deri në gjashtë vjeç?
42. A u është mundësuar fëmijëve të moshës pesë vjeç ndjekja e klasës përgatitore edhe pranë shkollave të arsimit bazë, me synim integrimin në arsimin e detyruar?
43. A synon arsimi bazë zhvillimin shoqëror, intelektual e fizik, të çdo nxënësi, zotërimin e rregullave të sjelljes dhe kultivimin e vlerave, përkujdesjen për shëndetin, si dhe përgatitjen e mjaftueshme për vazhdimin e arsimit të mesëm të lartë ose për tregun e punës?
44. A është organizuar arsimi bazë duke përfshirë arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët?
45. A e ofron institucioni arsimor arsimin fillor të organizuar në pesë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërsa arsimin e mesëm të ulët të organizuar në katër klasa, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë?
46. A kanë hapur shkollat e arsimit të orientuar (në rast nevoje) klasa të arsimit bazë, ku kanë siguruar formimin e nevojshëm të nxënësve në lëndët e kulturës së përgjithshme?
47. A kanë krijuar shkollat e arsimit bazë (në rast nevoje) klasa të arsimit të orientuar, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin?
48. A konsiderohet arsimi bazë me kohë të plotë i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj?
49. A i është dhënë e drejta nxënësit ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë duke filluar nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç?
50. A i është dhënë e drejta nxënësit të ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë edhe kur ka mbushur moshën gjashtë vjeç deri më 31 dhjetor të po atij viti kalendarik, pas fillimit të vitit shkollor përkatës?
51. A është lejuar të përfundojë klasën që po ndjek nxënësi që ka mbushur moshën shtatëmbëdhjetë vjeç dhe nuk ka përfunduar arsimin bazë?
52. A i është dhënë e drejta të regjistrohet në shkollat e arsimit bazë me kohë të pjesshme nxënësit, që ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nuk e ka përfunduar arsimin bazë me kohë të plotë?
53. A i është dhënë e drejta ta ndjekë arsimin bazë me program mësimor individual, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit nxënësit, që nuk ka ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë me kohë të plotë?
54. A synon arsimi i mesëm i lartë zhvillimin e mëtejshëm të kompetencave të fituara nga arsimi bazë, konsolidimin e individualitetit të çdo nxënësi dhe tërësinë e vlerave e të qëndrimeve, zgjerimin dhe thellimin në fusha të caktuara të dijes, përgatitjen për arsimin tretësor ose për tregun e punës?
55. A i është dhënë mundësia çdo nxënësi që ka përfunduar arsimin bazë të regjistrohet në arsimin e mesëm të lartë, në përputhje me politikat e Këshillit të Ministrave?
56. A janë pranuar në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë me kohë të plotë nxënës të moshës jo më të madhe se tetëmbëdhjetë vjeç?
57. A është lejuar nxënësi deri në moshën njëzet e një vjeç të ndjekë arsimin e mesëm të lartë trevjeçar, kurse deri në moshën njëzet e dy vjeç arsimin e mesëm të lartë katërvjeçar?
58. A është lejuar nxënësi, që ka mbushur përkatësisht moshën njëzet e një vjeç në arsimin e mesëm të lartë trevjeçar apo njëzet e dy vjeç në atë katërvjeçar dhe nuk ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë, të vazhdojë klasën që ndjek deri në fund të atij viti shkollor?
59. A ofrohet arsimi i mesëm të lartë në llojet: gjimnaz, arsimi i mesëm profesional dhe arsim i mesëm i orientuar?
60. A është organizuar gjimnazi në tri klasa?
61. A u është mundësuar nxënësve, që kanë mbushur moshën njëzet e një vjeç dhe nuk e kanë përfunduar gjimnazin, ndjekja e gjimnazit me kohë të pjesshme ose në distancë?
62. A është strukturuar arsimi i mesëm profesional me kohëzgjatje dy deri katërvjeçare në tri nivele kualifikimi, në përputhje me nivelet e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve?
63. A është bërë pranimi në shkollën e arsimit të orientuar (artistike, sportive, gjuhët e huaja dhe fusha të tjera të të nxënit) sipas kritereve dhe procedurave që përcaktohen me udhëzim të ministrit?
64. A mban titullin “Shkollë me status të veçantë” institucioni arsimor publik parauniversitar, që ka strukturë organizimi, kurrikul dhe mënyrë financimi të ndryshme nga institucionet arsimore publike parauniversitare?
65. A janë përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave kriteret e posaçme dhe procedurat për përfitimin e këtij statusi?
66. A mban titullin “Shkollë e bashkuar” institucioni arsimor parauniversitar publik ku janë përfshirë nxënës nga nivelet arsimore me kodet 1, 2, 3 ose vetëm disa prej tyre?
67. A u është dhënë mundësia të përfshihen në shkollat e bashkuara edhe grupeve të arsimit parashkollor?
68. A është organizuar mësimi në shkollat e bashkuara në një ose disa godina mësimore me vendndodhje të ndryshme?
69. A ka krijuar institucioni arsimor një mjedis miqësor për nxënësit dhe mundësi që secili nxënës të shfaqë, të zhvillojë individualitetin dhe të realizojë potencialin e tij, në përputhje me këtë ligj?
70. A funksionon institucioni arsimor sipas rregullores së tij të brendshme, e cila është në përputhje më këtë ligj e aktet e tjera ligjore në fuqi, si dhe është miratuar nga titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse?
71. A u ofron institucioni arsimor nxënësve mjediset dhe pajisjet për veprimtari sportive, kulturore e zbavitëse edhe pas orëve mësimore, si dhe në ditët e pushimit?
72. A lejon institucioni arsimor parauniversitar organizimin e veprimtarive partiake në mjediset e tij?
73. A funksionon në institucionin arsimor komisioni i etikës dhe sjelljes, i përbërë nga mësues, prindër dhe nxënës?
74. A ka shqyrtuar komisioni ankesat e nxënësve, të prindërve e të punonjësve të institucionit ndaj shkeljeve të normave të etikës dhe të sjelljes dhe a i ka propozuar drejtorit të institucionit masat përkatëse?
75. A ka ngritur institucioni arsimor bordin e tij të përbërë nga prindër, nxënës, mësues, përfaqësues të qeverisë vendore dhe të komunitetit, i cili kontribuon për mbarëvajtjen e institucionit arsimor dhe i raporton për veprimtarinë e tij këshillit të prindërve të institucionit?
76. A ka miratuar bordi planin afatmesëm të institucionit dhe atë vjetor?
77. A ka miratuar bordi planin e shpenzimeve të institucionit arsimor për fondet, të cilat janë siguruar nga institucioni.
78. A ka miratuar bordi kurrikulën e hartuar nga institucioni arsimor?
79. A ka marrë pjesë bordi në procedurat e emërimit e të largimit të drejtorit të institucionit arsimor dhe të mësuesit?
80. A është ngritur bordi dhe a i ushtron të drejtat e detyrat në përputhje me udhëzimin e ministrit?
81. A përbëhet Këshilli i mësuesve nga mësuesit e shkollës dhe a kryesohet nga drejtori?
82. A i ushtron këshilli i mësuesve detyrat dhe funksionet në përputhje me udhëzimin e ministrit?
83. A është ngritur dhe a funksionon sipas udhëzimit të ministrit Qeveria e nxënësve?
84. A është zgjedhur kryetari i qeverisë së nxënësve në arsimin e mesëm të lartë nga nxënësit, me votë të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë?
85. A është përzgjedhur mësuesi ndihmës nga qeveria e nxënësve?
86. A funksionojnë në shkollë edhe organizime të tjera të nxënësve, të ngritura për interesat e tyre shkencore, kulturore dhe sportive?
87. A e ka përdorur institucioni arsimor publik fondin e përfituar nga njësia bazë e qeverisjes vendore përkatëse, sipas formulës “për nxënës”, për shpenzime të vogla, për ndërhyrje emergjente, sipas kritereve dhe procedurave të vendosura nga Këshilli i Ministrave?
88. A ka hapur ose mbyllur institucioni arsimor publik llogari buxhetore me miratimin e ministrisë dhe ministrisë përgjegjëse për financat?
89. A mban institucioni arsimor publik llogari buxhetore në degën e thesarit të institucionit arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar apo llogari në bankat e nivelit të dytë, për të ardhurat e krijuara nga vetë institucioni?
90. A ka përfituar institucioni arsimor privat mbështetje financiare nga ministria, sipas kritereve të përcaktuara prej saj?
91. A e kanë përdorur shkollat private mbështetjen financiare nga Ministria e Arsimit vetëm për nxënësit e shkëlqyer në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare?
0 / 91 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
