Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli85 pyetje

Lista verifikimi (varg i gjerë)

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

11. A e zotëron kandidati për drejtor i IPAP-së arsimimin si mësues, sipas përcaktimeve në nenin 57, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar?

12. A e zotëron kandidati për drejtor i IPAP-së, kategorinë “Mësues i kualifikuar”, me vlerësim jo më pak se “Mirë” në kualifikimin e fundit?

13. A nuk ka patur kandidati për drejtor i IPAP-së masë disiplinore në fuqi?

14. A është i certifikuar kandidati për drejtor i IPAP-së, nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor, për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar, ose a është pranuar për ta kryer atë?

15. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP, jetëshkrimin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi)?

16. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP, kopjen e librezës së punës?

17. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP, kopjen e dokumentit të identitetit (ID)?

18. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP, tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 5, bashkëlidhur këtij udhëzimi)?

19. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP, certifikatën e drejtuesit të IPAP-së ose vërtetimin nga Shkolla e Drejtorëve që është pranuar për të kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor, në rast se e disponon?

20. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP, vetdeklarimin e gjendjes gjyqësore (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2, bashkëlidhur këtij udhëzimi)?

21. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP, vërtetimin nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi?

22. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP, deklaratën për verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve të paraqitura nga kandidati sipas shtojcës 8, të këtij udhëzimi?

23. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP, deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të IPAP-së (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/bashkëshortes), sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 3, bashkëlidhur këtij udhëzimi?

24. A është dorëzuar dokumentacioni i mësipërm nëpërmjet shërbimit postar ose në rrugë elektronike në ZVAP, për kandidatin për drejtor?

25. A është kryer dorëzimi i dokumentacionit jo më vonë se dhjetë ditë pas shpalljes së njoftimit të vendit të lirë për drejtor të IPAP-së, në faqen elektronike zyrtare të DRAP-së, për drejtorin?

26. A është ngritur Komisioni nga ZVAP-ja, në përputhje me parashikimet e pikës 1, të nenit 55, të ligjit nr. 69/2012, i ndryshuar?

27. A ka në përbërje Komisioni një përfaqësues të njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore ku ndodhet IPAP-ja?

28. A ka në përbërje Komisioni një përfaqësues i ZVAP-së që ka në juridiksion IPAP-në?

29. A ka në përbërje Komisioni kryetarin e bordit të IPAP-së?

30. A ka në përbërje Komisioni kryetarin e këshillit të prindërve të IPAP-së?

31. A ka në përbërje Komisioni dy mësues të IPAP-së, të zgjedhur nga këshilli i mësuesve të tij?

32. A është zgjedhur Kryetari i Komisionit nga titullari i ZVAP-së nga njëri prej dy mësuesve, me përvojën më të gjatë në atë institucion arsimor?

33. A ka zgjedhur Këshilli i mësuesve të IPAP-së, si anëtarë të Komisionit, dy mësues, të përzgjedhur me votim të fshehtë, me shumicë të thjeshtë votash?

34. A nuk janë anëtarët e Komisionit në konflikt interesi me aplikantin, në kuptim të legjislacionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit?

35. A kanë plotësuar anëtarët në mbledhjen e parë të Komisionit, deklaratën e konfliktit të interesit, sipas shtojcës nr. 4, bashkëlidhur këtij udhëzimi?

36. A janë ftuar të marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit pa të drejtë vote edhe përfaqësues të sindikatave të mësuesve, të cilat kanë nënshkruar kontratën kolektive me ministrinë përgjegjëse për arsimin?

37. A është mbledhur Komisioni në mjediset e IPAP-së ose të ZVAP-së, jo më vonë se tri ditë pune pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për drejtor të IPAP-së dhe kur kanë qenë të pranishëm shumica e anëtarëve të tij?

38. A ka bërë Komisioni shqyrtimin paraprak të dokumentacionit të paraqitur në dosjen e aplikimit, brenda dy ditëve pune, sipas shtojcave nr. 1 dhe nr. 5, bashkëlidhur këtij udhëzimi?

39. A ka njoftuar Komisioni me shkrim/e-mail, aplikantët për mangësitë e konstatuara në dokumentacion?

40. A ka bërë aplikanti plotësimin e dokumentacionit brenda tri ditëve pune nga data e njoftimit?

41. A ka listuar Komisioni pas përfundimit të afatit të përcaktuar në shkronjën “b” të kësaj pike, aplikantët me dokumentacionin e plotë dhe të saktë, të cilët do të vlerësohen nga Komisioni?

42. A ka vlerësuar Komisioni me pikë aplikantët e pranuar, kandidatë për drejtor të IPAP-së, sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 6, bashkëlidhur këtij udhëzimi?

43. A ka realizuar Komisioni intervistën e strukturuar me secilin kandidat për fushat e njohurive dhe aftësitë për drejtimin e institucionit?

44. A ka vlerësuar çdo anëtar i Komisionit intervistën me pikë nga 1 në 10, brenda një dite pune?

45. A ka hartuar Komisioni, tabelat e pikëve dhe renditur kandidatët sipas shumës së përgjithshme të pikëve, në rendin zbritës?

46. A ka shpallur Komisioni brenda tri ditëve pune, në këndin e njoftimeve të IPAP-së, tabelat e pikëve totale të secilit kandidat, sipas shtojcës nr. 7, bashkëlidhur këtij udhëzimi?

47. A iu është dhënë e drejta kandidatëve të paraqesin ankim me shkrim para Komisionit, brenda tri ditëve pune nga shpallja e rezultateve të konkurrimit?

48. A ka shqyrtuar Komisioni ankesat brenda një dite pune?

49. A i ka dorëzuar Kryetari i Komisionit, drejtorit të institucionit arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, dosjet e aplikimit dhe vlerësimet me pikë për dy kandidatët me më shumë pikë?

50. A janë ruajtur në arkivin e institucionit, kopjet e këtyre dokumenteve dhe dosjet e aplikantëve të tjerë në përputhje me afatet kohore të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arkivat?

51. A ka shqyrtuar Sektori i Shërbimeve në ZVAP ose një punonjës i autorizuar nga drejtori i ZVAP-së, dokumentacionin e Komisionit dhe a e ka kthyer atë, vetëm nëse ka konstatuar parregullsi/mungesë në dokumentacionin e dorëzuar?

52. A ka përcjellë drejtori i ZVAP-së, brenda dy ditëve pune nga dorëzimi i dokumentacionit të plotë nga Komisioni, dokumentacionin e dy kandidatëve me më shumë pikë në DRAP?

53. A ka intervistuar titullari i DRAP dy kandidatët, brenda pesë ditëve pune nga dorëzimi i dokumentacionit nga ZVAP-ja?

54. A janë dokumentuar intervistat nga sekretari i drejtorit të DRAP-së dhe a janë arkivuar në DRAP në përputhje me afatet kohore të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arkivat?

55. A ka shpallur titullari i institucionit rajonal përgjegjës për arsimin parauniversitar, vendimin për kandidatin fitues për pozicionin e drejtorit të IPAP-së, brenda tri ditëve pune nga realizimi i intervistës me kandidatët?

56. A i është dhënë e drejta kandidatit jofitues të paraqesë ankesë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS), brenda tri ditëve pune nga shpallja e kandidatit fitues?

57. A ka shqyrtuar MAS ankesën dhe a e ka dhënë përgjigjen brenda dhjetë ditëve pune, pas përfundimit të afatit të ankimit?

58. A e ka bërë titullari i DRAP emërimin e drejtorit të IPAP-së?

59. A i është komunikuar vendimi i emërimit zyrtarisht ZVAP-së?

60. A i ka dërguar ZVAP-ja vendimin e emërimit drejtorit të sapoemëruar dhe drejtorit që drejton përkohësisht IPAP, sipas pikës 2, të nenit 8, të këtij kreu?

61. A nuk bën pjesë drejtori i IPAP-së pas emërimit në forumet drejtuese të partive politike?

62. A ka caktuar drejtori i DRAP-së nëndrejtorin e këtij institucioni ose një mësues të IPAP-së, në rastin kur nuk ka patur nëndrejtor, për drejtimin e përkohshëm të institucionit, kur drejtori i IPAP-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi, nuk e ka ushtruar përkohësisht detyrën e tij?

63. A ka caktuar drejtori i DRAP-së nëndrejtorin e këtij institucioni ose një mësues të IPAP-së, në rastin kur nuk ka patur nëndrejtor, për drejtimin e përkohshëm të institucionit, deri në përfundim të procesit të konkurrimit sipas afateve të përcaktuara në kreun I, të këtij udhëzimi, kur vendi i drejtorit të IPAP-së është shpallur i lirë?

64. A është shoqëruar me masë disiplinore drejtori i ZVAP-së, për tejkalimin e afateve të përcaktuara në kreun I, të këtij udhëzimi?

65. A e ka kryer përkohësisht detyrën e drejtorit të IPAP-së drejtori zëvendësues, sipas nenit 8 të këtij kreu, në rastet kur nuk janë paraqitur aplikantë për drejtor ose ka patur vetëm një aplikant?

66. A është rishpallur vendi për drejtor sipas procedurës së mësipërme?

67. A janë veçuar dy kandidatët për drejtor që kanë marrë më shumë pikë në intervistën e strukturuar përpara Komisionit, kur ka patur më shumë se dy kandidatë me numër të njëjtë pikësh?

68. A ka mbaruar marrëdhënia e punës për drejtorin e IPAP-së, kur është konstatuar njëri nga rastet e parashikuara në shkronjën “ç” të pikës 5, të nenit 55, të ligjit nr. 69/2012, i ndryshuar? - jep dorëheqjen; - mbush moshën e pensionit; - me vendim të komisionit mjekoligjor provohet paaftësia për kryerjen e detyrave; - merret masa disiplinore e largimit nga puna.

69. A ka përfunduar në çdo rast marrëdhënia e punës, kur është konstatuar se drejtori është regjistruar në Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale ose kur janë dënuar me vendim penal të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, që, për shkak të natyrës së veprës së kryer, diskrediton pozitën dhe figurën e punonjësit arsimor ose dëmton rëndë besimin e publikut në sistemin arsimor, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas parashikimeve të Kodit Penal?

70. A ka filluar titullari i DRAP-së procedurën për shkarkim të drejtorit të IPAP-së, duke respektuar Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurave Administrative, në rastet e parashikuara në pikat “i” të shkronjës “c”, të pikës 5, neni 55: - ka një vendim të formës së prerë ndaj tij nga gjykata kompetente për kryerjen e një vepre penale sipas 60/1 të ligjit 69/2012, i ndryshuar apo të një vepre penale që dënohet me burgim.

71. A ka filluar titullari i DRAP-së procedurën për shkarkim të drejtorit të IPAP-së, duke respektuar Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurave Administrative, në rastet e parashikuara në pikat “ii” të shkronjës “c”, të pikës 5, neni 55: - pas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për inspektimin, sigurimin e cilësisë, vlerësimin, menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollin e institucioneve të arsimit parauniversitar për pajtueshmërinë e veprimtarisë së tyre me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, për parregullsi ose dobësi të theksuara në menaxhimin e IPAP-së

72. A ka filluar titullari i DRAP-së procedurën për shkarkim të drejtorit të IPAP-së, duke respektuar Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurave Administrative, në rastet e parashikuara në pikat “iii” të shkronjës “c”, të pikës 5, neni 55: - ka rast të përsëritur të shkeljeve për të cilat është ende në fuqi masa e vendosur nga Komisioni i Disiplinës “Paralajmërim për largim nga puna”.

73. A ka filluar titullari i DRAP-së procedurën për shkarkim të drejtorit të IPAP-së, duke respektuar Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurave Administrative, në rastet e parashikuara në pikat “iv” të shkronjës “c”, të pikës 5, neni 55: - ka kryer shkelje të procedurave të zhvillimit të provimeve kombëtare të arsimit bazë dhe/ose të Maturës Shtetërore.

74. A ka filluar titullari i DRAP-së procedurën për shkarkim të drejtorit të IPAP-së, duke respektuar Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurave Administrative, në rastet e parashikuara në pikat “v” të shkronjës “c”, të pikës 5, neni 55: - ka organizuar ose ka lejuar gjatë procesit mësimor pjesëmarrjen e mësuesve apo të nxënësve në veprimtari partiake ose ka marrë pjesë në to.

75. A ka filluar titullari i DRAP-së procedurën për shkarkim të drejtorit të IPAP-së, duke respektuar Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurave Administrative, në rastet e parashikuara në pikat “vi” të shkronjës “c”, të pikës 5, neni 55: - konstatohet se pas emërimit, drejtori i IPAP-së bën pjesë në forumet drejtuese të partive politike. Në këtë rast drejtori i institucionit vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar i kërkon zyrtarisht institucionit rajonal përgjegjës për arsimin parauniveristar shkarkimin e drejtorit të IPAP-së nga funksioni që kryen. Ky vendim merret jo më shumë se pesë ditë pas marrjes së kërkesës.

76. A ka filluar titullari i DRAP-së procedurën për shkarkim të drejtorit të IPAP-së, duke respektuar Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurave Administrative, në rastet e parashikuara në pikat “vii” të shkronjës “c”, të pikës 5, neni 55: - IPAP-ja që ai drejton ka dy vlerësime të njëpasnjëshme “Dobët” nga institucioni vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar.

77. A ka filluar titullari i DRAP-së procedurën për shkarkim të drejtorit të IPAP-së, duke respektuar Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurave Administrative, në rastet e parashikuara në pikat “viii” të shkronjës “c”, të pikës 5, neni 55: - kur ka kryer veprimtari në kundërshtim me aktet nënligjore të nxjerra nga ministri përgjegjës për arsimin parauniversitar.

78. A ka marrë drejtori i DRAP-së, pas njoftimit zyrtar të drejtorit të ZVAP-së, për rastet e parashikuara në nënpikat “i” dhe “ii” të shkronjës “b”, të pikës 5, të nenit 55, të ligjit nr. 69/2012, të ndryshuar, nëse kanë filluar hetime paraprake ndaj drejtorit të IPAP-së, vendimin e pezullimit të drejtorit të IPAP-së, deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë ndaj tij nga gjykata kompetente? - “i” gjykata ka vendosur masat e sigurimit personal ndaj tij ose; - “ii” është në proces hetimi për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 60/1 të këtij ligji.

79. A e ka paralajmëruar drejtori i DRAP drejtorin e IPAP-së për shkarkim, kur është provuar se ai nuk ka marrë masë për largim nga puna ndaj mësuesit, kur mësuesi ka kryer shkelje që parashikohen në udhëzimin e ministrit përgjegjës për arsimin që rregullon procedurat e emërimit dhe të largimit nga puna të mësuesit në IPAP?

80. A e ka shkarkuar drejtori i DRAP-së, drejtorin kur e ka përsëritur këtë veprim më shumë se një herë?

81. A i është dhënë e drejta drejtorit të IPAP-së, të dëgjohet nga titullari i institucionit para se të merret vendimi i shkarkimit të tij?

82. A është dokumentuar dhe arkivuar seanca dëgjimore?

83. A është ruajtur në arkivin e institucionit, në përputhje me afatet kohore të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arkivat, vendimi i drejtorit të DRAP për pezullimin dhe/ose shkarkimin e drejtorit të IPAP-së?

84. A ka referuar ZVAP-ja menjëherë vlerësimin në DRAP, në rast se, pas vlerësimit vjetor të performancës, drejtori në detyrë i IPAP-së rezulton me performancë jo të kënaqshme?

85. A i ka dhënë drejtori i ZVAP-së, të drejtën për t’u dëgjuar drejtorit, që rezulton me performancë jo të kënaqshme, brenda pesë ditëve nga njoftimi?

86. A ka vendosur titullari i DRAP uljen në detyrë të drejtorit të IPAP-së dhe kalimin e tij në pozicionin mësues në profilin e tij, brenda të njëjtit institucion arsimor ose në një institucion arsimor, brenda të njëjtit institucion arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 2, të këtij neni?

87. A ka kaluar në pozicionin e punës si mësues në profilin e tij drejtori në detyrë i IPAP-së, në rast se në institucionin që drejton, është ulur numri i nxënësve nën normën që përcaktohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi?

88. A i janë llogaritur mësuesit që përgatit nxënës për fazën e dytë dhe të tretë të olimpiadave, ose për pjesëmarrje në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, dy orë mësimore në javë si orë mbi normë/ngarkesë për periudhën e angazhimit?

89. A nuk është marrë përjashtimisht si kriter i detyrueshëm trajnimi dhe pajisja me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor, për një periudhë dyvjeçare nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 44, datë 15.06.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshimin ën ligjin 69/2012 “Për sistemin arsimor në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”?

90. A është emëruar përkohësisht kandidati fitues nga titullari i DRAP-it për drejtorin për një periudhë njëvjeçare, në rastet kur nuk kanë plotësuar kushtin sipas shkronjës “d”, të nenit 2, kreut I, të këtij udhëzimi?

91. A është rishpallur procedura për përzgjedhjen e drejtorit të IAP-së, sipas kreut I, të këtij Udhëzimi, pas përfundimit të periudhës së mësipërme?

92. A kanë aplikuar drejtorët në detyrë, për vijimin e detyrës, përveç kritereve të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të nenit 2, të kreut I, të këtij udhëzimi, për t’u pranuar për të kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor dhe certifikimin nga shkolla e drejtorëve?

93. A propozon grupi i inspektimit për masë disiplinore ndaj personave përgjegjës në ZVAP për shkeljet e konstatuara?

94. A propozon grupi i inspektimit për masë disiplinore ndaj drejtuesit të DRAP për shkeljet e konstatuara?

95. A jep grupi i inspektimit rekomandimet përkatëse për shkeljet e konstatuara?

0 / 85 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen