Listë vetë-kontrolli63 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Udhëzimin nr.25 datë 02.08.2013 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisë së nxënësve (1)
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 63 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A ka organizuar qeveria e nxënësve veprimtari, nëpërmjet të cilave u është dhënë mundësia nxënësve të dëgjohen nga drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, për idetë në të mirë të tyre dhe të shkollës?
2. A ka organizuar qeveria e nxënësve veprimtari të nxënësve në dobi të shkollës?
3. A ka organizuar qeveria e nxënësve veprimtari që ndikojnë në rritjen e pjesëmarrjes së nxënësve në proceset vendimmarrëse?
4. A ka organizuar qeveria e nxënësve veprimtari që edukojnë vlera dhe qëndrime demokratike?
5. A ka kontribuar qeveria e nxënësve në krijimin e një klime pozitive në shkollë, veçanërisht në zgjidhjen e konflikteve nxënës-nxënës, nxënës-mësues?
6. A ka kontribuar qeveria e nxënësve në parandalimin dhe pakësimin e abuzimit të nxënësve me duhanin, alkoolin, drogat, bullizmin, si dhe të braktisjes së shkollës?
7. A ka kontribuar qeveria e nxënësve në ndërgjegjësimin e nxënësve për problemet sociale brenda dhe jashtë shkollës?
8. A ka aftësuar qeveria e nxënësve nxënësit në zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen grupmoshat e tyre?
9. A ka zgjedhur qeveria e nxënësve një herë në dy vjet, nxënësit e shkollës që do të kandidojnë për Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë, nga kuotat e përcaktuara për kategoritë e veçanta të nxënësve?
10. A ka ngritur shkolla qeverinë e nxënësve në bazë shkolle?
11. A ka organizuar shkolla zgjedhjet për qeverinë e nxënësve në fillim të çdo viti mësimor?
12. A përfaqësohen klasat 6 – 9, në qeverinë e nxënësve, në shkollën e arsimit bazë?
13. A përfaqësohen klasat 4 - 6 në qeverinë e nxënësve, në shkollat vetëm fillore?
14. A kanë zgjedhur nxënësit, nën kujdesin e mësuesve kujdestarë përkatës, për çdo klasë paralele, nga një anëtar të qeverisë së nxënësve, kur një klasë ka një deri në katër paralele?
15. Kur një klasë ka më shumë se katër paralele, a ka zgjedhur çdo klasë paralele, nën kujdesin e mësuesit kujdestar përkatës, me shumicë votash tre nxënës, të cilët formojnë së bashku përfaqësuesit e paraleleve të një klase?
16. A kanë zgjedhur përfaqësuesit e paraleleve të një klase, nën kujdesin e një mësuesi të caktuar, me shumicë të thjeshtë votash të fshehta, katër anëtarë të qeverisë së nxënësve?
17. A është zgjedhur kryetari i qeverisë së nxënësve, një anëtar i qeverisë, me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të saj, me konkurrimin e më shumë se një kandidati për rolin e kryetarit?
18. A është zgjedhur kryetari i qeverisë së nxënësve, në arsimin e mesëm të lartë, një nga anëtarët e qeverisë, me votë të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë të nxënësve të shkollës, me konkurrimin e më shumë se një kandidati për rolin e kryetarit?
19. A ka lidhje familjare me drejtorin e shkollës, kryetari i qeverisë së nxënësve?
20. A është përzgjedhur kryetari i qeverisë së nxënësve, nga klasat 4-8 për arsimin bazë dhe klasat 10-11 për arsimin e mesëm të lartë, për të fituar të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë?
21. A ka qeveria e nxënësve kryetarin dhe sekretarin e saj?
22. A është e përbërë qeveria e nxënësve nga anëtarët e zgjedhur nga nxënësit në bazë klase apo klasash paralele, sipas procedurave të parashikuara në nënkreun I, të kreut 2, të udhëzimit 22?
23. A ka drejtuar kryetari i qeverisë së nxënësve veprimtarinë e qeverisë së nxënësve?
24. A ka drejtuar kryetari i qeverisë së nxënësve ndarjen e detyrave midis anëtarëve?
25. A ka drejtuar kryetari i qeverisë së nxënësve hartimin dhe zbatimin e planit vjetor të qeverisë së nxënësve?
26. A ka përfaqësuar kryetari i qeverisë së nxënësve, nxënësit në bordin e shkollës?
27. A ka përfaqësuar kryetari i qeverisë së nxënësve, nxënësit e shkollës në veprimtari të ndryshme brenda e jashtë saj?
28. A është shkarkuar nga detyra, kryetari i qeverisë së nxënësve prej drejtorit të shkollës, për thyerje të rregullores së brendshme të shkollës dhe legjislacionit në fuqi?
29. A është zgjedhur me shumicë votash, sekretari i qeverisë së nxënësve në mbledhjen e parë të qeverisë së nxënësve?
30. A ka përgatitur sekretari i qeverisë së nxënësve materialet që do të shpërndahen në mbledhjet e qeverisë së nxënësve?
31. A ka mbajtur sekretari i qeverisë së nxënësve shënime në mbledhjet e qeverisë së nxënësve?
32. A ka lajmëruar sekretari i qeverisë së nxënësve anëtarët dhe të ftuarit për mbledhjen e qeverisë së nxënësve?
33. A ka mbajtur sekretari i qeverisë së nxënësve arkivin e qeverisë së nxënësve në një mjedis të institucionit?
34. A ka komunikuar anëtari i qeverisë së nxënësve mendimet e nxënësve që përfaqëson në qeverinë e nxënësve?
35. A ka përcjellë anëtari i qeverisë së nxënësve vendimet e qeverisë së nxënësve te klasa që përfaqëson?
36. A ka propozuar anëtari i qeverisë së nxënësve masa ose veprimtari që mund të organizohen në nivel shkolle?
37. A ka marrë pjesë dhe a ka qenë aktiv anëtari i qeverisë së nxënësve në mbledhjet e qeverisë së nxënësve?
38. A ka raportuar anëtari i qeverisë së nxënësve në çdo mbledhje te kryetari i qeverisë së nxënësve?
39. A funksionon qeveria e nxënësve në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregulloren e brendshme të shkollës dhe rregulloren e saj?
40. A është hartuar rregullorja e qeverisë së nxënësve nga grupe pune me nxënës dhe a është miratuar nga qeveria e saj, pasi është marrë pëlqimi nga bordi dhe drejtori i shkollës?
41. A ka zgjedhur qeveria e nxënësve në mbledhjen e saj të parë nënkryetarin dhe sekretarin?
42. A kanë kryer anëtarët e qeverisë së nxënësve, detyra që mbulojnë aspekte të veçanta të veprimtarisë së shkollës, si dhe klasa të caktuara, veçanërisht të fillores për qeverinë e nxënësve të arsimit bazë?
43. A ka informuar qeveria e nxënësve rregullisht nxënësit për veprimtarinë e saj?
44. A ka hartuar qeveria e nxënësve dhe a ka zbatuar planin e saj vjetor në bashkëpunim me nxënës të shkollës?
45. A ka përgatitur qeveria e nxënësve raportin vjetor të veprimtarisë së saj, të cilin ia ka dërguar drejtorisë, kryetarit të bordit dhe kryetarit të këshillit të prindërve, si dhe a ka mundësuar leximin e këtij raporti nga nxënësit e shkollës?
46. A ka ftuar qeveria e nxënësve në mbledhjet e saj, përfaqësues të klasave të fillores për qeverinë e nxënësve të arsimit bazë, nga bordi i shkollës, drejtoria, këshilli i prindërve të shkollës, mësues, përfaqësues të OJF-ve?
47. A ka marrë qeveria e nxënësve nisma për veprimtari jashtëkurrikulare, jopolitike, në bashkëpunim me drejtorin e shkollës?
48. A ka përgatitur dhe a ka realizuar qeveria e nxënësve projekte, në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, për plotësimin dhe zhvillimin e interesave të nxënësve?
49. A ka përgatitur dhe a ka realizuar qeveria e nxënësve projekte, pas miratimit nga drejtori i shkollës, me organizata jofitimprurëse, të cilat kanë në fokusin e tyre të drejtat fëmijëve, pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në vendimmarrje dhe arsim?
50. A ka zhvilluar qeveria e nxënësve pyetësorë mbi kënaqësitë e nxënësve për shërbimin që shkolla siguron ose për aspekte të veçanta të jetës shkollore të nxënësve?
51. A ka bashkëpunuar qeveria e nxënësve me strukturat homologe të shkollave të tjera, brenda e jashtë vendit, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta?
52. A ka komunikuar qeveria e nxënësve vazhdimisht për veprimtarinë e saj me këshillin e prindërve?
53. A ka hartuar qeveria e nxënësve planin vjetor, mbi bazën e përparësive të identifikuara nga të gjitha klasat e shkollës, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre?
54. A ka përzgjedhur qeveria e nxënësve mësuesin ndihmës, i cili e ndihmon në hartimin dhe zbatimin e veprimtarive të qeverisë së nxënësve dhe, në veçanti, në hartimin e rregullores së qeverisë së nxënësve?
55. A ka kërkuar qeveria e nxënësve zëvendësimin e mësuesit ndihmës të saj, kur ai nuk ka kryer detyrat e tij?
56. A ka emëruar drejtori i shkollës mësuesin ndihmës?
57. A i është dhënë mësuesit ndihmës klasë në kujdestari, me përjashtim të rasteve kur në shkollë ekzistojnë klasa pa mësues kujdestarë?
58. A ka vënë drejtori i shkollës në dispozicion të qeverisë së nxënësve dokumentet zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e saj dhe të shkollës, si ligji për sistemin arsimor parauniversitar dhe akte të tjera nënligjore?
59. A ka takuar drejtori i shkollës një herë në dy muaj qeverinë e nxënësve për të dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e saj?
60. A i ka siguruar drejtori i shkollës qeverisë së nxënësve një mjedis ku të zhvillojë veprimtaritë e saj, të ruajë arkivin e saj, si dhe një vend ku të afishojë lajmërimet?
61. A ka përfshirë drejtori i shkollës përfaqësues të qeverisë së nxënësve në grupet e punës që hartojnë rregulloren e shkollës, planin afatmesëm dhe planin e saj vjetor?
62. A ka ftuar drejtori i shkollës kryetarin e qeverisë së nxënësve në mbledhje të këshillit të mësuesve, kur shqyrtohen çështje që kanë të bëjnë me kontributin e qeverisë së nxënësve?
63. A i ka kërkuar kryetari i qeverisë së nxënësve leje me shkrim drejtorit të shkollës për veprimtari jashtëkurrikulare të qeverisë së nxënësve, të cilat i organizon në mjediset e shkollës ose jashtë saj?
0 / 63 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
