Listë vetë-kontrolli10 pyetje
LISTË VERIFIKIMI PËR Udhëzimin Nr. 42, datë 15.10.2014
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 10 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A realizon institucioni arsimor, arsimimin e individëve të moshës shkollore me kohë të plotë/ pjesshme në institucionet e paraburgimit/ vuajtjes së dënimit?
2. A zhvillohet procesi mësimor për arsimin bazë në institucionet e paraburgimit/të vuajtjes së dënimit duke grupuar nxënësit në klasa të bashkuara, sipas grupmoshave përkatësisht në grupin e klasave I-III, IV-VI dhe VII-IX?
3. A zhvillohet arsimimi në institucionet e paraburgimit/të vuajtjes së dënimit në përputhje me kurrikulën e arsimit publik?
4. A është e njëjtë struktura mësimore e vitit shkollor në institucionet e paraburgimit/vuajtjes së dënimit me atë të shkollave publike?
5. A varen klasat në institucionet e paraburgimit/të vuajtjes së dënimit nga një shkollë pranë njësisë administrative të institucionit?
6. A përfshin drejtoria e shkollës, që ka në varësi klasat në institucionet e paraburgimit/të vuajtjes së dënimit, të gjithë nxënësit e këtyre klasave në dokumentacionin bazë të shkollës?
7. A mban çdo mësues i këtyre klasave dokumentacionin përkatës dhe a janë hedhur të dhënat përfundimtare në amzën e shkollës?
8. A janë siguruar mësuesit që do të realizojnë procesin mësimor në institucionet e paraburgimit/të vuajtjes së dënimit, brenda numrit të mësuesve në organikën e shkollave publike që kanë në varësi klasat në institucionet e paraburgimit/të vuajtjes së dënimit?
9. A ka përgatitur Instituti i Zhvillimit të Arsimit planet mësimore dhe programet lëndore për klasat, në institucionet e paraburgimit/të vuajtjes së dënimit?
10. A kanë zbatuar Njësitë arsimore vendore, të cilat kanë nën juridiksionin e tyre shkolla që trajtojnë arsimimin e individëve të moshës shkollore në institucionet e paraburgimit/të vuajtjes së dënimit, aktet ligjore dhe nënligjore për arsimimin e tyre, si dhe marrëveshjen e bashkëpunimit lidhur më 24.06.2014, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Drejtësisë “Për arsimimin e individëve në institucionet e paraburgimit/të vuajtjes së dënimit në Republikën e Shqipërisë”?
0 / 10 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
