Listë vetë-kontrolli44 pyetje
Lista e pyetjeve për përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore
Checklist për zbatimin e udhëzimit nr.7 dhe urdhrit nr.140 lidhur me përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore për vitin 2026-2027
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 44 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A disponon shkolla katalogon e teksteve shkollore të shpallur nga MA për vitin shkollor 2026-2027?
2. A janë grupuar mësuesit e shkollës në bazë të ekipeve lëndore për realizimin e procesit të përzgjedhjes së tekstit shkollor?
3. A ka ngritur IAP Komisionin e Administrimit (KA) të përzgjedhjes së tekstit shkollor?
4. A është i përbërë KA sipas përcaktimeve të gërma b, pika 2, Urdhëzimi nr.7, datë 07.04.2022 (kryetari, sekretari dhe një anëtar)?
5. A ka njohur KA të gjithë mësuesit e shkollës me udhëzimin nr. 7, datë 07.04.2022 si dhe katalogun e miratuar nga MA për përzgjedhjen e tekstit shkollor për vitin mësimor 2026-2027?
6. A ka shpallur KA datën, vendin dhe rendin e ditës të mbledhjes për përzgjedhjen e teksteve shkollore?
7. A ka udhëzuar KA mësuesit për procedurat që do të ndiqen për përzgjedhjen e teksteve shkollore për vitin mësimor 2026-2027?
8. A ka administruar KA procesverbalet e mësuesve të ekipeve lëndore për përzgjedhjen e teksteve shkollore?
9. A ka hartuar KA, mbi bazën e procesverbaleve të titujve të përzgjedhur nga mësuesit, tabelën përmbledhëse të teksteve shkollore për çdo botues/distributor ?
10. A është hartuar nga KA, tabela përmbledhëse në tre kopje origjinale të nënshkrurar nga të gjithë anëtarët e KA?
11. A janë njohur mësuesit e klasave dhe të ekipeve lendore me të gjitha alternativat e teksteve shkollore të përfshira në katalog para përzgjedhjes për secilën klasë/lëndë?
12. A ka raste të përzgjedhjes së tekstit/teskteve me shumicë votash, kur ka munguar konsensusi i ekipit lëndor?
13. A kanë qenë të pranishëm prindër, të cilët vëzhgojnë procesin e përzgjedhjes së teksteve shkollore?
14. A janë pasqyruar në procesverbalet e përzgjedhjes së teksteve titulli/titujt e përzgjedhur, distributori përkatës dhe sasia e teksteve të porositur ?
15. A janë nënshkruar procesverbalet e përzgjedhjes së teksteve nga mësuesit e klasave dhe ekipeve lëndore si dhe formularët e porosisë së teksteve shkollore?
16. A e ka realizuar IAP procesin e përzgjedhjes së teksteve shkollore për vitin 2026-2027, në datat 12.05.2026 – 18.05.2026?
17. A ka njohur drejtori i shkollës këshillin e mësuesve me udhëzimin përkatës dhe katalogun e miratuar nga MA për përzgjedhjen e teksteve shkollore për vitin mësimor 2026-2027?
18. A ka administruar drejtori i shkollës kopjet e teksteve shkollore të dërguara/dorëzuara nga botuesit/distributorët?
19. A ka mirëadministruar drejtori i shkollës gjithë dokumentacionin që rrjedh nga zbatimi i këtij udhëzimi?
20. A ka inventarizuar drejtori në bibliotekën e shkollës kopjet e teksteve shkollore të dërguara/dorëzuara nga botuesi/distributorët?
21. A i ka përcjellë zyrtarisht drejtori i shkollës çdo botuesi/distributori një kopje origjinale të tabelës përmbledhëse të porosisë së teksteve shkollore të hartuar dhe nënshkruar nga KA brenda datës 19.05.2026?
22. A ka dërguar zyrtarisht drejtori i shkollës tabelën përmbledhëse me titujt dhe sasinë e teksteve shkollore të porositura nga shkolla në ZVAP brenda datës 19.05.2026?
23. A zbaton ZVAP që ka në varësi shkolla me nxënës të pakicave kombëtare për tekstet në gjuhën amtare të pakicave VKM-në me Nr.227, datë 17.4.2019, “Për përgatitjen, shtypjen, botimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore të arsimit bazë për nxënësit e institucioneve arsimore publike parauniversitare, ku mësojnë nxënës të pakicave kombëtare”.
24. A janë ruajtur në arkivin e shkollës për dy vjet dokumentacioni që rrjedh nga zbatimi i këtij urdhri?
25. A ka njohur ZVAP me këtë udhëzim të gjitha drejtoritë e shkollave në varësi?
26. A ka siguruar ZVAP për të gjitha drejtoritë e shkollave të varësisë katalogun e teksteve shkollore, në formë elektronike dhe të shtypur?
27. A ka hartuar ZVAP tabelën përmbledhëse të teksteve shkollore të përzgjedhura dhe a e ka dërguar në DRAP brenda datës 25 maj 2026?
28. A ka monitoruar ZVAP mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes dhe porosisë së teksteve shkollore, në përputhje me këtë udhëzim ?
29. A nuk janë përzgjedhur nga shkolla tekstet shkollore që kanë autorë, redaktorë, korrektorë, ilustrues etj., të cilët janë mësues ose drejtues të shkollës?
30. A kanë ndikuar/rekomanduar te mësuesit, për të përzgjedhur tekstet shkollore titullari dhe punonjësit e ZVAP si dhe drejtuesi i shkollës?
31. A kanë favorizuar botues/distributorë/autorë të veçantë titullari dhe punonjësit e ZVAP si dhe drejtuesi i shkollës?
32. A ka lejuar shkolla veprimtari të botuesve/distributorëve për publicitetin e teksteve të tyre, gjatë procesit të përzgjedhjes së teksteve?
33. A kanë përfunduar botuesit/distributorët shpërndarjen dhe shitjen e teksteve, një javë para fillimit të vitit shkollor?
34. A janë skualifikuar botuesit/distributorët që kanë shitur tekste shkollore pa pullën me hologramë apo me çmime të ndryshme nga ato të katalogut?
35. A bëhet shitja e teksteve nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose pikave të shitjes pranë shkollave, nga subjekte të licencuara?
36. A ka vënë drejtoria e shkollës në dispozicion falas një ose dy mjedise për shitjen e teksteve shkollore me kërkesën e botuesve/distributorëve?
37. A kanë tekstet që shiten/shitur pullën me hologramën e MAS?
38. A kanë shpërndarë apo shitur tekste shkollore, punonjësit arsimorë me përjashtim të teksteve për nxënësit e pakicave kombëtare?
39. A ka caktuar ZVAP një person përgjegjës (pikë kontakti), në nivel përgjegjësi sektori, për të mbajtur lidhje të vazhdueshme me DRAP dhe AKAP për të informuar në vazhdimësi për mbarëvajtjen e procesit?
40. A ka publikuar drejtoria e shkollës, në javën e fundit të vitit shkollor, në vend të dukshëm për prindërit dhe nxënësit, listën e teksteve të përzgjedhura, emrin e botuesit/distributorit dhe çmimin e shitjes me pakicë ?
41. Subjektet e licencuara për shitjen e teksteve shkollore, a ju shesin nxënësve tekste që nuk i përkasin katalogut?
42. A kanë raportuar elektronikisht, çdo ditë, në AKAP, për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore ZVAP gjatë dy javëve para fillimit të vitit shkollor dhe një javë pas tij?
43. A kanë monitoruar dhe raportuar ZVAP në DRAP, për shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore, në periudhën qershor-shtator?
44. A ka monitoruar dhe raportuar drejtoria e shkollës në ZVAP, për shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore, në periudhën qershor-shtator?
0 / 44 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
