Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli17 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR Urdhrin nr. 36. datë, 13.08.2013

Në zbatim të Urdhrit nr. 36. datë, 13.08.2013 “Për procedurat për arsimimin e fëmijëve të ngujuar”.

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A arsimohen fëmijët e moshës së detyrimit shkollor, që janë të ngujuar, në kushtet e tyre të veçanta?

2. A kanë bashkëpunuar DAR/ZA-të me organet e qeverisjes vendore për të evidentuar fëmijët e ngujuar?

3. A kanë bashkëpunuar drejtoritë e shkollave me organet e qeverisjes vendore për të evidentuar fëmijët e ngujuar?

4. A zhvillohet mësimi me fëmijët e ngujuar tri herë në javë, me 10 orë në javë?

5. A është hartuar plani mësimor nga IZHA, sipas kurrikulës së arsimit bazë publik dhe a është miratuar nga MAS-i?

6. A janë hartuar programet lëndore nga IZHA, sipas kurrikulës së arsimit bazë publik dhe a janë miratuar nga MAS-i.

7. A janë grumbulluar nxënësit, kur ka qenë e mundur, në një nga mjediset familjare mësimore më të afërta dhe të mundshme ku ka fëmijë të ngujuar?

8. A jep mësim një mësues i lëndëve shoqërore dhe një mësues i lëndëve natyrore, në dy mjedise mësimore të arsimit të mesëm të ulët, që janë afër njëra-tjetrës, duke u këmbyer për të mbuluar mësimdhënien në dy fusha të nxëni?

9. A ju përkasin nxënësit e ngujuar klasave të caktuara të shkollave publike të arsimit bazë?

10. A janë përcaktuar shkollat për nxënësit e ngujuar nga DAR/ZA-të përkatëse?

11. A janë mësuesit që japin mësim në këto mjedise mësimore, në organikën e këtyre shkollave?

12. A bazohet procesi mësimor kryesisht tek programet individuale, të cilat hartohen nga mësuesit përkatës, me porosi të drejtorit të shkollës?

13. A mban çdo mësues një fletore-regjistër?

14. A i ka hedhur të dhënat e fletore-regjistrit mësuesi, një herë në dy javë, në regjistrin e klasës përkatëse të shkollës?

15. A janë pajisur nxënësit me dëftesën e klasës përkatëse, pas përfundimit të vitit shkollor?

16. A kanë siguruar DAR/ZA-të shërbim psiko-social për nxënësit e ngujuar?

17. A janë bërë pagesat e orëve mësimore për mësuesit, në përputhje me udhëzimet në fuqi?

0 / 17 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen