Listë vetë-kontrolli33 pyetje
Lista Verifikimi - pjesa kryesore
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 33 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A është realizuar nga shtëpitë botuese dhe/ose distributorët e autorizuar procesi i shtypjes, botimit, shpërndarjes dhe shitjes së teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar?
2. A janë të certifikuara, tekstet shkollore, përpara se të botohen dhe të shpërndahen për shitje, me certifikatën e lejes për të hyrë në tregun e shitjes, si dhe a e kanë të vendosur në kopertinë pullën me hologramë, e cila furnizohet nga MASR-ja?
3. A i kanë paraqitur shtëpitë botuese/distributorët, tekstet shkollore të shpallura fituese dhe të përfshira në katalogun zyrtar të teksteve shkollore, për përzgjedhje në bazë shkolle, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin përkatës të MASR-së?
4. A i është njoftuar lista e teksteve shkollore të përzgjedhura mbi bazë shkolle, çdo botuesi/distributori, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin përkatës të MASR-së?
5. A e ka bërë porosinë zyrtarisht drejtori i shkollës, me anë të një kërkese, dhe përmes postës elektronike te botuesi/ distributori për tekstet e nxënësve të shkollës së tij, që përfitojnë tekstet shkollore në përdorim falas dhe sasinë e teksteve që nuk përfitohen falas nga nxënësit, pas rakordimit të listës së teksteve shkollore me zyrën përkatëse vendore të arsimit parauniversitar?
6. A është parashikuar në kërkesë, sasia e teksteve për çdo titull, nga titujt e përzgjedhur pjesë e katalogut zyrtar të teksteve shkollore të publikuar nga MASR-ja?
7. A ka të përfshirë/parashikuar porosia për tekste shkollore të gjithë nxënësit e arsimit bazë dhe nxënësit e shkollave të arsimit të mesëm të lartë?
8. A i është dërgua një kopje e kësaj kërkese zyrës vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP)?
9. A ka paraqitur drejtori i secilës shkollë pranë ZVAP-së, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve që përfitojnë tekste shkollore në përdorim falas dhe dokumentacionin provues për secilën kategori?
10. A e ka bërë drejtori i shkollës, ku mësojnë nxënës të pakicave kombëtare, me anë të një kërkese, porosinë për tekste shkollore për këtë kategori nxënësish në ZVAP-në përkatëse?
11. A e ka paraqitur ZVAP-ja përkatëse, brenda muajit janar të çdo viti, kërkesën në MASR për vitin e ardhshëm shkollor për të gjitha tekstet shkollore për pakicat kombëtare për shkollat në varësinë e saj?
12. A është parashikuar në kërkesë, sasia e teksteve për çdo titull, nga titujt e përzgjedhur pjesë e katalogut zyrtar të teksteve shkollore të publikuar nga MASR-ja?
13. A janë pajisur nxënësit që gëzojnë statusin e “të verbrit”, të cilët mësojnë në klasat I deri IX, me tekste shkollore specifike për këtë kategori të transkriptuara në shkrimin braill, të regjistruara në audio ose shkrim të zmadhuar?
14. A janë këto tekste shkollore pronë e shkollës dhe a është afati i përdorimit të tyre tre vjet ose më shumë, në varësi nga konsumi i tyre?
15. A është realizuar nga Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, në Tiranë, administrimi i kërkesave për prodhimin/shumëfishimin e këtyre teksteve, si dhe pajisja me libra e nxënësve të verbër?
16. A kanë dorëzuar drejtoritë përkatëse të shkollave ku mësojnë nxënës të verbër, në ZVAP-të përkatëse, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve të kësaj kategorie, për çdo klasë të vitit pasardhës shkollor?
17. A kanë tregtuar shtëpitë botuese/distributorët tekstet shkollore në libraritë, si dhe mjediset e shkollave?
18. A u kanë ofruar drejtorët e shkollave një ose dy mjedise shtëpive botuese/distributorëve për shitjen e teksteve?
19. A është realizuar shitja nga vetë shtëpitë botuese ose nënkontraktorët e tyre.
20. A është çmimi i shitjes së tekstit më i lartë se çmimi zyrtar i miratuar për secilin tekst shkollor dhe i publikuar në katalogun e MASR-së, si dhe a përfshin edhe TVSH-në në rast se është e aplikueshme, sipas legjislacionit tatimor në fuqi?
21. A kanë lëshuar shtëpitë botuese/ distributorët për çdo blerës, faturën tatimore të shitjes?
22. A ka regjistruar botuesi/distributori, në fund të çdo dite, në pajisje fiskale të gjitha transaksionet e evidentuara në bazë të faturave tatimore të shitjes?
23. A janë këto transaksione pjesë e raportit tatimor ditor të pajisjes fiskale që shërben për të kryer mbylljen ditore të aktivitetit të botuesit?
24. A kanë lëshuar shtëpitë botuese/ distributorët për zyrën vendore të arsimit parauniversitar përkatëse, faturën tatimore të shitjes, sipas legjislacionit në fuqi, për sasinë e teksteve shkollore të shitura pjesë e katalogut, sipas porosisë së kryer nga çdo institucion arsimor i sistemit parauniversitar, pasi kanë rakorduar me këto të fundit për të gjitha kategoritë që përfitojnë tekste shkollore falas?
25. A kanë lëshuar shtëpitë botuese/ distributorët për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, faturën tatimore të shitjes, për sasinë e teksteve shkollore të botuara/shtypura për pakicat kombëtare, sipas përcaktimeve të vendimit nr. 227, datë 17.4.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përgatitjen, shtypjen, botimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore të arsimit bazë për nxënësit e institucioneve arsimore publike parauniversitare, ku mësojnë nxënës të pakicave kombëtare”?
26. A janë përdoruar fondet e buxhetit të shtetit të miratuara për çdo vit për MASR-në, nga institucioni arsimor/ZVAP, për të përballuar vlerën e blerjes së teksteve shkollore?
27. A kanë dorëzuar prindërit apo përfaqësuesit ligjorë të nxënësve të klasave të arsimit të mesëm të lartë, në drejtorinë e institucionit arsimor përkatës dokumentacionin, që vërteton statusin në zbatim të pikës 6, të vendimit nr. 486, datë 17.6.2020, të Këshillit të Ministrave,“Për shtypjen, botimin, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore, të sistemit të arsimit parauniversitar”, për t’u konsideruar përfitues të teksteve shkollore falas?
28. A ka hartuar drejtoria e institucionit arsimor përkatës listat për çdo klasë dhe për të gjithë shkollën dhe brenda datës 30 shtator, a i ka dërguar ato në ZVAP-të përkatëse, në formë zyrtare dhe elektronike (sipas formularit nr. 1 dhe formularit nr. 1.1, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi)?
29. A ka dërguar ZVAP-ja, brenda datës 10 tetor, në MASR kërkesën për fonde buxhetore të detajuar sipas niveleve arsimore/buxhetore, për arsimin bazë për arsimin e mesëm të përgjithshëm?
30. A ka çelur MASR-ja fondet e miratuara, për vitin përkatës buxhetor dhe a i ka kaluar ato në llogari të DRAP/ZVAP-ve pranë degëve të thesarit në rrethe?
31. A ka paraqitur institucioni përgjegjës, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga MASR-ja për çeljen e fondeve në programin dhe artikullin përkatës buxhetor, pranë degëve të thesarit dokumentacion justifikues mbi bazën e të cilit është bërë kalimi/xhirimi i fondeve, për llogari të shtëpive botuese/distributorëve në bankat e nivelit të dytë?
32. Tekstet shkollore që janë blerë në tregun e lirë, pa faturë tatimore në asnjë rast dhe për asnjë arsye prindi apo nxënësi, drejtoria e shkollës, nuk janë mbështetur me fonde nga buxheti i shtetit?
33. A i janë nënshtruar procesit të konfiskimit në përputhje me ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, tekstet shkollore që janë tregtuar pa pullën me hologramë?
0 / 33 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
