Listë vetë-kontrolli79 pyetje
Tabela 3 - Lista verifikimi e plotë
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 79 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A i është dhënë e drejta nxënësit të përzgjedhë një institucion arsimor publik ose privat?
2. A i është dhënë nxënësit e drejta të ndjekë institucionin arsimor publik që është në zonën e përcaktuar nga njësia bazë përkatëse e vetëqeverisjes vendore?
3. A i siguron institucioni arsimor nxënësit shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë të posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit?
4. A e ka informuar institucioni arsimor nxënësin për të drejtat e detyrimet e tij, rregulloren e institucionit arsimor, për kurrikulën që institucioni i ofron, për format e vlerësimit, për provimet kombëtare?
5. A e ka vënë në dijeni institucioni arsimor nxënësin me shkrim për rezultatet e ndërmjetme dhe përfundimtare të arsimimit të tij?
6. A i ka mundësuar institucioni arsimor nxënësit të shprehë pikëpamjet për çështje të arsimimit të tij, të ankohet për qëndrimet ndaj tij dhe të ketë vëmendjen e punonjësve të institucionit arsimor për këto pikëpamje e ankesa?
7. A i ka mundësuar institucioni arsimor nxënësit të zgjidhet në bordin e shkollës, pas moshës gjashtëmbëdhjetë vjeç?
8. A i ka mundësuar institucioni arsimor nxënësit transferimin nga një shkollë në një shkollë tjetër të të njëjtit nivel arsimor?
9. A i respekton nxënësi të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit, të njohura me ligj?
10. A mëson rregullisht nxënësi?
11. A e vijon rregullisht nxënësi procesin mësimor dhe a merr pjesë në veprimtari të tjera të institucionit?
12. A i respekton nxënësi rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe a kërkon respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë?
13. A e respekton nxënësi rregulloren e institucionit?
14. A ka përfunduar marrëdhënia e punës e punonjësit arsimor, si dhe çdo punonjës tjetër i sistemit arsimor, që punon me fëmijët që nuk është punësuar dhe, kur ka qenë i punësuar, në rast se është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale?
15. A i është përfunduar marrëdhënia e punës punonjësit arsimor, si dhe çdo punonjësi tjetër të sistemit arsimor, që punon me fëmijët, në rast se është dënuar me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që, për shkak të natyrës së veprës së kryer, diskrediton pozitën dhe figurën e punonjësit arsimor ose dëmton rëndë besimin e publikut në sistemin arsimor, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas parashikimeve të Kodit Penal?
16. A përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin, veprat penale në kuptim të shkronjës “b” të këtij neni?
17. A ka informuar institucioni arsimor prindin për kushtet e sigurisë, të shëndetit dhe të mjedisit të institucionit dhe kërkon përmbushjen e tyre, sipas standardeve të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar.
18. A e ka informuar institucioni arsimor prindin për veprimtarinë e fëmijës së tij në institucion dhe i ka kërkuar të japë pëlqim për veprimtaritë plotësuese dhe jashtëshkollore që organizon shkolla?
19. A ka vënë institucioni arsimor në dijeni prindin për drejtimet kryesore të veprimtarisë së institucionit dhe arritjet e institucionit në krahasim me institucione të ngjashme?
20. A kujdeset prindi që fëmija i tij të ndjekë rregullisht institucionin arsimor dhe të mësojë rregullisht?
21. A e njofton prindi institucionin arsimor për ndryshime të shëndetit dhe të sjelljes së fëmijës së tij?
22. A merr pjesë prindi në takimet për çështje që kanë të bëjnë me fëmijën e tij?
23. A kontribuon prindi në mbarëvajtjen e institucionit?
24. A ka mundësuar institucioni arsimor që fëmijët me aftësi të kufizuara të arrijnë zhvillimin e plotë të potencialit intelektual e fizik dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre, për t’i përgatitur për gjithëpërfshirje në shoqëri dhe në tregun e punës?
25. A ka qenë përgjithësisht e përkohshme përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet e arsimit të specializuar për ta?
26. A ka qenë parësore përfshirja dhe integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të arsimit bazë?
27. A u është garantuar nxënësve me aftësi të kufizuara në dëgjim, shikim dhe komunikim e drejta e edukimit në gjuhën e shenjave, e drejta e përdorimit të shkrimit Brail, si dhe e mjeteve didaktike në formë elektronike të specializuara, në funksion të edukimit të tyre?
28. A u është siguruar nxënësve me aftësi të kufizuara arsimimi në shkollat e arsimit të mesëm të lartë, sipas kritereve të miratuara nga ministri i arsimit dhe ministri i shëndetësisë?
29. A qëndron nxënësi me aftësi të kufizuara në shkolla të specializuara deri në moshën 19 vjeç?
30. A ka krijuar njësia arsimore vendore një komision, të përbërë nga mjekë, psikologë, mësues dhe specialistë për fëmijët me aftësi të kufizuara, i cili, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prindit ose të drejtorit të institucionit arsimor, ka dhënë rekomandimet përkatëse për ndjekjen nga fëmija të një institucioni arsimor të zakonshëm apo të specializuar?
31. A e kanë marrë vendimin prindërit nëse fëmija i tyre me aftësi të kufizuara do të ndjekë një institucion të specializuar ose të zakonshëm të arsimit bazë?
32. A kanë mundur prindërit të largojnë në çdo kohë nga shkolla fëmijën, kur kanë gjykuar se ai nuk përfiton nga mësimet ose ka mundësi të tjera më të mira.
33. A u ka siguruar njësia arsimore vendore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të përbashkët të ministrit të arsimit dhe të ministrit të shëndetësisë, arsimim në shtëpi nxënësve që nuk kanë mundur të ndjekin një shkollë të zakonshme ose të specializuar të arsimit bazë?
34. A mbështet qendra burimore arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke përmirësuar në vijimësi rezultatet e të nxënit dhe i përgatisë ata për gjithëpërfshirjen dhe aftësimin për jetën, duke zhvilluar aftësitë e duhura në të gjitha fushat e përditshmërisë së tyre, sipas legjislacionit në fuqi për aksesueshmërinë dhe mosdiskriminimin?
35. A janë hapur qendrat burimore si institucione arsimore parauniversitare, me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin dhe ofrojnë arsim special dhe shërbime për fëmijë me aftësi të kufizuara, sipas legjislacionit në fuqi për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara?
36. A kanë qendrat burimore punonjës të specializuar në aftësinë e kufizuar, si mësues të arsimit special, mjekë, punonjës të shërbimit psikosocial, terapistë, që ofrojnë shërbime mbështetëse dhe rehabilituese të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara edhe në shkollat e zakonshme?
37. A kanë siguruar qendrat burimore mbështetje për gjithëpërfshirjen në kuadër të burimeve që kanë në dispozicion, në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore parauniversitare, që arsimojnë nxënësit me aftësi të kufizuara?
38. A janë përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave kriteret dhe procedurat për hapjen, mbylljen; riorganizimin e institucioneve të arsimit si dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të qendrave burimore?
39. A mësojnë nxënësit me aftësi të kufizuara sipas planit mësimor e programeve lëndore të zakonshme, të përshtatura për ta, ose sipas planit mësimor e programeve lëndore të specializuara për ta?
40. A është hartuar programi i personalizuar për nxënësin me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore të zakonshme, nga një komision, në përbërje të të cilit janë mësues të fushave të ndryshme të të nxënit të institucionit e psikologë?
41. A është bërë hartimi i këtij programi në bashkëpunim me prindërit e nxënësit?
42. A është vendosur ndryshimi i programit të personalizuar brenda një institucioni arsimor nga komisioni brenda institucionit, në bashkëpunim me prindërit e fëmijës?
43. A u është siguruar nxënësve me aftësi të kufizuara mësues ndihmës dhe shërbim rehabilitues, sipas kritereve të përcaktuara me udhëzim të ministrit?
44. A janë certifikuar punonjësit arsimorë të institucioneve, që kanë nxënës me aftësi të kufizuara, në programe trajnimi për trajtimin e nxënësve me aftësi të kufizuara?
45. A u ka siguruar njësia përkatëse bazë e qeverisjes vendore, nxënësve me aftësi të kufizuara mjediset e përshtatshme të mësimdhënies e të të nxënit, sipas standardeve të përcaktuara nga ministria?
46. A është bërë në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, mbrojtja dhe përpunimi i të dhënave personale të nxënësve dhe punonjësve në sistemin arsimor?
47. A i kanë dhënë nxënësit të dhënat personale, sipas pikës 1, të këtij neni?
48. A i ka njoftuar institucioni arsimor paraprakisht personat për këtë detyrim ligjor?
49. A i ka mbledhur e përpunuar institucioni arsimor të dhënat personale të personave, të përcaktuar me udhëzim të ministrit, dhe a i ka vendosur ato në dokumentet zyrtare, si dhe në dosjen vetjake të personit?
50. A është dhënë pëlqimi për t’i përdorur të dhënat personale nga vetë personi, kur ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç? Përndryshe a është dhënë pëlqimi për t’i përdorur të dhënat personale nga prindërit e nxënësit?
51. A është paraqitur pëlqimi me shkrim?
52. A i është dhënë e drejta personit të njihet me të dhënat e tij personale, që disponon institucioni arsimor përkatës?
53. A kanë vënë punonjësit e institucionit arsimor në dispozicion të të tjerëve, jashtë institucionit, të dhëna personale të një personi, duke treguar identitetin e tij, me përjashtim të rasteve kur personi ka paraqitur kërkesën ose ka dhënë pëlqimin?
54. A u ka dërguar drejtuesi i institucionit arsimor zyrtarisht institucioneve, që përcaktohen me udhëzim të ministrit, të dhëna personale pa identifikuar personat?
55. A e zbulojnë identitetin e personit rezultatet e nxënësve në provimet kombëtare dhe të dhënat e tyre për hyrjen në institucionet e shkollave të larta, si dhe rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit?
56. A ka dhënë punonjësi i institucionit arsimor të dhëna për arritjet mësimore dhe sjelljen e një nxënësi të institucionit arsimor në mënyrë publike ose t’ia ketë dhënë ato një personi të veçantë?
57. A u janë vënë në dispozicion të dhënat personale të një grupi personash institucioneve të tjera për studime, vetëm pas miratimit me shkrim të drejtorit të institucionit arsimor, pa zbuluar identitetin e tyre?
58. A janë vlerësuar si rast i neglizhencës prindërore dhe a janë trajtuar në përputhje me ligjin nr.10 347, datë 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës mos regjistrimi dhe mungesat e paarsyeshme të fëmijës në mësim për më shumë se 25 për qind të orëve mësimore gjatë një viti shkollor?
59. A përbën kundërvajtje administrative hapja dhe ushtrimi i veprimtarisë së institucionit arsimor privat pa licensën përkatëse, sipas këtij ligji?
60. A dënohet kundërvajtësi me dënim administrativ kryesor gjobë, në vlerën nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë, dhe me dënim administrativ plotësues “ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë”?
61. A merret nga institucionit përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në vend me konstatimin e shkeljes nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor sipas legjislacionit për inspektimin, vendimi për dënimin e kundërvajtësit, sipas pikës 1 të këtij neni?
62. A përbën kundërvajtje administrative, që konstatohet dhe dënohet nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar me këto dënime administrative kryesore:paralajmërim; Shkelja e kërkesave ligjore për veprimtarinë e institucioneve arsimore private?
63. A konsiderohet kundërvajtje administrative, shkelja e kërkesave ligjore për veprimtarinë e institucioneve arsimore private që konstatohet dhe dënohet nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar me këto dënime administrative kryesore: gjobë në vlerën nga 10 000 deri në 100 000 lekë?
64. A vendos inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar që dënimi administrativ kryesor, sipas pikës 1 të këtij neni, të shoqërohet me urdhërimin e subjektit të inspektimit për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe eliminuar pasojat e tyre, duke përcaktuar edhe një afat të arsyeshëm për këtë qëllim?
65. A propozon institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin shërbimit arsimor, nëse është parë e nevojshme, dënimin administrativ plotësues të pezullimit apo heqjes së licensës për ushtrimin e veprimtarisë, në rast të konstatimit të shkeljeve të rënda, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licensimit për institucionin arsimor privat, nëse inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar ka marrë vendimin për dënimin e kundërvajtësit, me dënimin kryesor të parashikuar nga shkronja “b” e pikës 1 të këtij neni?
66. A është ndjekur procedura nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor, sipas pikave 1, 2 dhe 3 të këtij neni, sipas legjislacionit për inspektimin?
67. A e ka fituar licensën për vitin pasardhës shkollor institucioni arsimor privat, licensa e të cilit është pezulluar, pasi ka plotësuar kushtet e licensimit?
68. A i ka vendosur nxënësit në institucione të tjera arsimore, publike ose private institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, përkatës, në rast të pezullimit dhe/ose heqjes së një license
69. A janë përballuar nga garancia bankare e institucionit arsimor privat të mbyllur shpenzimet për përfundimin e atij viti shkollor, për të gjithë nxënësit e regjistruar në atë shkollë private?
70. A janë kryer modalitetet e transferimit të nxënësve bazuar në udhëzimin e ministrit?
71. A është konsideruar kundërvajtje administrative nga drejtori i institucionit arsimor publik shkelja e kërkesave ligjore për veprimtarinë e institucioneve arsimore publike, që konstatohet dhe dënohet nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor, sipas legjislacionit për inspektimin me dënimin administrative kryesor “paralajmërim”?
72. A është konsideruar kundërvajtje administrative nga drejtori i institucionit arsimor publik shkelja e kërkesave ligjore për veprimtarinë e institucioneve arsimore publike, që është konstatuar dhe dënuar nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor, sipas legjislacionit për inspektimin me dënimin administrativ kryesor “gjobë, në vlerën e gjysmës së pagës mujore”?
73. A është zbatuar pika 2 e nenit 70 edhe në këtë rast?
74. Përveç zbatimit të dënimit administrativ, sipas pikës 1 të këtij neni, a ka informuar institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar për shkeljet e konstatuara edhe institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, përkatës?
75. A e kanë përshtatur institucionet arsimore private dhe institucionet arsimore private plotësuese, të licensuara përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për lejet, licensat dhe autorizimet në Republikën e Shqipërisë”, dhe ato të licensuara me ligjin e sipërpërmendur, dokumentacionin e organizimit dhe të funksionimit institucional, si dhe atë mësimor, në përputhje me këtë ligj, brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji?
76. A e ka formimin përkatës universitar, a ka ruajtur vendet e punës dhe a u është nënshtruar trajnimeve për përditësimin e dijeve që lidhen me profesionin, personeli mësimdhënës, që është i punësuar me kontratë të përhershme?
77. A vlen ky përcaktim edhe për mësuesit që kanë përfunduar arsimin e lartë pedagogjik 3-vjeçar, përpara hyrjes në fuqi të sistemit të Bolonjës?
78. A ka ruajtur vendet e punës dhe u është nënshtruar trajnimeve për përditësimin e dijeve që lidhen me profesionin personeli mësimdhënës, që është i punësuar me kontratë të përhershme dhe që ka mbaruar një shkollë të mesme pedagogjike ose shkollë tjetër të profilizuar për mësuesi, siç janë shkollat e mesme të muzikës, artistike, të gjuhëve të huaja dhe fizkulturës, dhe që ka fituar tri shkallët e kualifikimit?
79. A i është njohur personelit mësimdhënës, që ka përfunduar studimet universitare në ish-institutet e larta pedagogjike, diploma e përfituar si arsim i lartë, tetë semestra, për efekt page.
0 / 79 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
