Listë vetë-kontrolli18 pyetje
LISTË VERIFIKIMI "PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" NENI 42, 43, 69, 70
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 18 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. Institucioni arsimor privat është krijuar dhe funksionon sipas këtij ligji, përveç rasteve kur ligji ka formulim të veçantë për institucionet arsimore publike, si edhe akteve nënligjore të nxjerra në mënyrë specifike për to.
2. Institucionet arsimore private dhe institucionet plotësuese private, janë krijuar dhe funksionojnë sipas këtij ligji, përveç rasteve kur ligji ka formulim të veçantë për institucionet arsimore publike si edhe akteve nënligjore të nxjerra në mënyrë specifike për to.
3. Licencimi i institucionit privat është bërë nëpërmjet institucionit përkatës të licencimit, sipas vendimit të ministrit. Licencimi i institucionit privat është bërë sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Institucioni arsimor privat e ka filluar veprimtarinë e tij vetëm pas marrjes së licencës.
4. Pezullimi dhe revokimi i licencave të institucioneve arsimore private, që përmendën në pikën 2 të këtij neni, janë kryer nga institucioni përgjegjës për licencimin, me vendim të ministrit. Në rast se institucioni arsimor privat ka ndërprerë veprimtarinë me iniciativën e vet, atëherë ai ka paraqitur kërkesë në institucionin përgjegjës për licencimin për revokim vullnetar të licencës.
5. Institucioni arsimor privat, që zhvillon edhe lëndë fetare, ose është themeluar apo administruar nga bashkësia fetare, është hapur dhe mbyllur me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit, mbështetur në kërkesën e përfaqësuesve të bashkësive fetare.
6. Shkolla private, në të cilën mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, ose që lëshon diplomë të huaj apo të ngjashme me të, është hapur/ mbyllur me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit.
7. Shkolla private, e cila zhvillohen lëndë fetare, ose arsimim në gjuhë të huaj, zhvillon detyrimisht në gjuhën shqipe lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi, histori e kombit shqiptar dhe gjeografi e Shqipërisë.
8. Institucioni arsimor privat dhe institucioni arsimor plotësues privat e ka ndërprerë veprimtarinë me iniciativën e vet vetëm në fund të vitit shkollor. Institucionit arsimor privat dhe institucioni arsimor plotësues privat me shkelje të kritereve të licencimit i është revokuar licenca dhe është publikuar vendimi për revokimin e licencës në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve.
9. Institucioni arsimor privat e përdor licencën vetëm për subjektin përgjegjës dhe vetëm për atë nivel arsimor, vendndodhje dhe mjedise, për të cilat i është dhënë fillimisht.
10. Çdo ndryshim i bërë nga ana e subjektit të licencuar është miratuar nga ministri dhe institucioni përgjegjës për licencimin. Në rast se ndryshimet e bëra kanë të bëjnë me kriteret e licencimit, licenca është revokuar dhe është bërë aplikim i ri.
11. Hapja dhe ushtrimi i veprimtarisë së institucioneve arsimore private pa licencën përkatëse, sipas këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative. Kundërvajtësi dënohet me dënim administrativ kryesor gjobë, në vlerën nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë, dhe me dënim administrativ plotësues “ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë”.
12. Vendimi për dënimin e kundërvajtësit, sipas pikës 1 të këtij neni, është në kompetencën e institucionit përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor dhe është marrë në vend me konstatimin e shkeljes nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor sipas legjislacionit për inspektimin.
13. Shkelja e kërkesave ligjore për veprimtarinë e institucioneve arsimore private përbën kundërvajtje administrative, që konstatohet dhe dënohet nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar me këto dënime administrative kryesore:gjobë në vlerën nga 10 000 deri në 100 000 lekë.
14. Kur është e nevojshme, inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar ka vendosur që dënimi administrativ kryesor, sipas pikës 1 të këtij neni, të shoqërohet me urdhërimin e subjektit të inspektimit për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe eliminuar pasojat e tyre, duke përcaktuar edhe një afat të arsyeshëm për këtë qëllim.
15. Në rast të konstatimit të shkeljeve të rënda, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit për institucionin arsimor privat, nëse inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar ka marrë vendimin për dënimin e kundërvajtësit, me dënimin kryesor të parashikuar nga shkronja “b” e pikës 1 të këtij neni dhe, nëse është parë e nevojshme, institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor ka propozuar dënimin administrativ plotësues të pezullimit apo heqjes së licencës për ushtrimin e veprimtarisë. Vendimi përfundimtar për pezullimin apo heqjen e licencës është në kompetencën e ministrit.
16. Procedura që ndiqet nga inspektori i autorizuar nga institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor, sipas pikave 1, 2 dhe 3 të këtij neni, rregullohet nga legjislacioni për inspektimin.
17. Institucioni arsimor privat, licenca e të cilit është pezulluar, e ka fituar atë për vitin pasardhës shkollor, pasi ka plotësuar kushtet e licencimit.
18. Në rast të pezullimit dhe/ose heqjes së një licence, institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, përkatëse i ka vendosur nxënësit në institucione të tjera arsimore, publike ose private. Shpenzimet për përfundimin e atij viti shkollor, për të gjithë nxënësit e regjistruar në atë shkollë private, janë përballuar nga garancia bankare e institucionit arsimor privat të mbyllur. Modalitetet e transferimit të nxënësve përcaktohen me udhëzim të ministrit.
0 / 18 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
