Listë vetë-kontrolli77 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR VERIFIKIMIN E IAP PUBLIKE PËR PROCEDURAT E NDJEKURA PËR EMËRIMIN ULJEN NË DETYRË PEZULLIMIN DHE SHKARKIMIN E NËNDREJTO
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 77 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A e ka njoftuar drejtori i IPAP-së, zyrtarisht ZVAP-në për vendin e lirë të punës, menjëherë nga krijimi i vendit të lirë për nëndrejtor?
2. A e ka shpallur ZVAP-ja, vendin e lirë të punës për nëndrejtor, menjëherë nga njoftimi i drejtorit të IPAP-së?
3. A është shpallur vendi i lirë për nëndrejtor të IPAP-së, në faqen zyrtare të ZVAP-së, në këndin e njoftimeve të ZVAP-së dhe në këndin e njoftimeve të IPAP-së, për të cilin bëhet shpallja e vendit të lirë për nëndrejtor?
4. A i përmban shpallja e vendit të lirë të punës për nëndrejtor, kushtet që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar për vendin e lirë për drejtor apo nëndrejtor të IPAP-së?
5. A përmban shpallja e vendit të lirë të punës për nëndrejtor, dokumentacionin, mënyrën dhe afatin e dorëzimit të tij?
6. A përmban shpallja e vendit të lirë të punës për nëndrejtor, datën e shpalljes së rezultateve të verifikimit paraprak të dokumentacionit?
7. A përmban shpallja e vendit të lirë të punës për nëndrejtor, afatin e plotësimit të dokumentacionit pas verifikimit paraprak të tij?
8. A përmban shpallja e vendit të lirë të punës për nëndrejtor, fushat e njohurive dhe aftësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista e strukturuar?
9. A përmban shpallja e vendit të lirë të punës për nëndrejtor, datën e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyrën e komunikimit të tyre?
10. A përmban shpallja e vendit të lirë të punës për nëndrejtor të drejtën dhe afatet e ankimit për çdo fazë të konkurrimit?
11. A e zotëron kandidati për nëndrejtor i IPAP-së arsimimin si mësues, sipas përcaktimeve në nenin 57, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar?
12. A e zotëron kandidati për nëndrejtor i IPAP-së, kategorinë “Mësues i kualifikuar”, me vlerësim jo më pak se “Mirë” në kualifikimin e fundit?
13. A nuk ka patur kandidati për nëndrejtor i IPAP-së masë disiplinore në fuqi?
14. A është i certifikuar kandidati për nëndrejtor i IPAP-së, nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor, për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar?
15. A është emëruar kandidati fitues përkohësisht nga titullari i IPAP për një periudhë njëvjeçare, në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk plotësojnë kushtin e pajisjes me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar, por me kushtin që kandidati të jetë pranuar në shkollën e drejtorëve?
16. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin nëndrejtorit në IPAP, jetëshkrimin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi)?
17. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IPAP, kopjen e librezës së punës?
18. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IPAP, kopjen e dokumentit të identitetit (ID)?
19. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IPAP, tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 5, bashkëlidhur këtij udhëzimi)?
20. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IPAP, certifikatën e drejtuesit të IPAP-së?
21. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IPAP, vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2, bashkëlidhur këtij udhëzimi)?
22. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IPAP, vërtetimin nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi?
23. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IPAP, deklaratën për verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve të paraqitura nga kandidati sipas shtojcës 8, të këtij udhëzimi?
24. A e përmban dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IPAP, deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të IPAP-së (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/bashkëshortes), sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 3, bashkëlidhur këtij udhëzimi?
25. A është dorëzuar dokumentacioni i mësipërm nëpërmjet shërbimit postar ose në rrugë elektronike në IPAP për kandidatin për nëndrejtor?
26. A është kryer dorëzimi i dokumentacionit jo më vonë se dhjetë ditë pas shpalljes së njoftimit të vendit të lirë (në faqen elektronike zyrtare të ZVAP-së ) për nëndrejtor të IPAP-së?
27. A është ngritur Komisioni i shqyrtimit dhe i vlerësimit të dokumentacionit të aplikimit të kandidatëve për pozicionin e nëndrejtorit të IPAP-së, në vijim “Komisioni”, nga drejtori i IPAP-së, në përputhje me parashikimet e pikës 2, të nenit 55, të ligjit nr. 69/2012, të ndryshuar?
28. A ka në përbërje Komisioni kryetarin e bordit të IPAP-së?
29. A ka në përbërje Komisioni kryetarin e këshillit të prindërve të IPAP-së?
30. A ka në përbërje Komisioni dy mësues të IPAP-së?
31. A ka në përbërje Komisioni një përfaqësues i ZVAP-së?
32. A e ka drejtuar Komisionin e Vlerësimit njëri prej 2 (dy) mësuesve, me përvojën më të gjatë në atë IPAP?
33. A është caktuar përfaqësuesi i ZVAP-së, nga drejtori i institucionit vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar që ka në juridiksion IPAP-në për të cilën zhvillohet procedura e konkurrimit?
34. A ka zgjedhur Këshilli i mësuesve të IPAP-së si anëtarë të Komisionit, dy mësues, të përzgjedhur me votim të fshehtë, me shumicë të thjeshtë votash?
35. A nuk janë anëtarët e Komisionit në konflikt interesi me aplikantin, në kuptim të legjislacionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit?
36. A kanë plotësuar anëtarët, në mbledhjen e parë të Komisionit, deklaratën e konfliktit të interesit, sipas shtojcës 4, bashkëlidhur këtij udhëzimi?
37. A ka njoftuar drejtori i IPAP-së, zyrtarisht anëtarët e Komisionit për kohën dhe vendin e zhvillimit të mbledhjes së tij?
38. A janë ftuar të marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit pa të drejtë vote edhe përfaqësues të sindikatave të mësuesve, të cilat kanë nënshkruar kontratën kolektive me ministrinë përgjegjëse për arsimin?
39. A është mbledhur Komisioni në mjediset e IPAP-së, jo më vonë se tri ditë pune pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për nëndrejtor të IPAP-së dhe kur kanë qenë të pranishëm shumica e anëtarëve të tij?
40. A ka bërë Komisioni shqyrtimin paraprak të dokumentacionit të paraqitur në dosjen e aplikimit, brenda 2 (dy) ditëve pune nga mbledhja e Komisionit, sipas shtojcave 1 dhe 5, bashkëlidhur këtij udhëzimi?
41. A ka njoftuar Komisioni me shkrim/e-mail aplikantët për mangësitë e konstatuara në dokumentacion?
42. A ka bërë aplikanti plotësimin e dokumentacionit brenda tri ditëve pune nga data e njoftimit?
43. A ka listuar Komisioni pas përfundimit të afatit, sipas shkronjës “b” të kësaj pike, aplikantët të cilët kanë dokumentacionin e plotë dhe të saktë si dhe a ka vlerësuar me pikë aplikantët e pranuar, kandidatë për nëndrejtor të IPAP-së, sipas modelit të përcaktuar në shtojcën 6, bashkëlidhur këtij udhëzimi, brenda dy ditëve pune nga listimi i aplikantëve?
44. A ka realizuar Komisioni intervistën e strukturuar me secilin kandidat për fushat e njohurive dhe aftësitë për drejtimin e institucionit?
45. A e ka vlerësuar çdo anëtar i Komisionit intervistën me pikë nga 1 në 10, brenda një dite pune?
46. A ka hartuar Komisioni tabelat e pikëve dhe a i ka renditur kandidatët sipas shumës së përgjithshme të pikëve, në rendin zbritës?
47. A ka shpallur Komisioni, në këndin e njoftimeve të IPAP-së, brenda tri ditëve pune, pas përfundimit të intervistave, tabelat e pikëve totale të secilit kandidat, sipas shtojcës 7, bashkëlidhur këtij udhëzimi?
48. A iu është dhënë e drejta kandidatëve të paraqesin ankim me shkrim para Komisionit brenda tri ditëve pune nga shpallja e rezultateve të konkurrimit?
49. A ka shqyrtuar Komisioni ankesat brenda një dite pune?
50. A i ka dorëzuar Kryetari i Komisionit drejtorit të IPAP-së, dosjet e aplikimit dhe vlerësimet me pikë për dy kandidatët me më shumë pikë?
51. A janë ruajtur kopjet e këtyre dokumenteve dhe dosjet e aplikantëve të tjerë, në arkivin e institucionit, në përputhje me afatet kohore të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arkivat?
52. A e ka shqyrtuar drejtori i IPAP-së, dokumentacionin e Komisionit dhe a e ka kthyer atë, vetëm nëse ka konstatuar parregullsi të natyrës teknike?
53. A ka intervistuar drejtori i IPAP-së, dy kandidatët, brenda tri ditëve pune pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga Komisioni?
54. A janë dokumentuar intervistat nga sekretari i institucionit ose nga një mësues i ngarkuar nga drejtori i IPAP-së dhe a janë arkivuar në IPAP në përputhje me afatet kohore të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arkivat?
55. A e ka shpallur drejtori i IPAP-së vendimin për kandidatin fitues për pozicionin e nëndrejtorit të IPAP-së, brenda tri ditëve pune nga realizimi i intervistës me kandidatët?
56. A ka paraqitur kandidati jofitues ankesë në ZVAP brenda tri ditëve pune nga shpallja e kandidatit fitues?
57. A e ka shqyrtuar drejtori i ZVAP-së ankesën dhe a e ka dhënë përgjigjen brenda tri ditëve pune, pas përfundimit të afatit për ankim?
58. A e ka bërë drejtori i IPAP-së emërimin e nëndrejtorit të IPAP-së?
59. A i është komunikuar vendimi i emërimit zyrtarisht nëndrejtorit të sapoemëruar?
60. A nuk bën pjesë nëndrejtori i IPAP-së pas emërimit në forumet drejtuese të partive politike?
61. A e ka rishpallur drejtori i IPAP-së, vendin e lirë për nëndrejtor sipas procedurës së mësipërme, në rastet kur nuk janë paraqitur aplikantë për nëndrejtor ose ka vetëm një aplikant?
62. A janë veçuar dy kandidatët për nëndrejtor që kanë marrë më shumë pikë në intervistën e strukturuar përpara Komisionit, kur ka patur më shumë se dy kandidatë me numër të njëjtë pikësh?
63. A ka mbaruar marrëdhënia e punës për nëndrejtorin e IPAP-së, kur është konstatuar njëri nga rastet e parashikuara në shkronjën “ç” të pikës 5 dhe shkronjën “ç” të pikës 6, të nenit 55, të ligjit nr. 69/2012, i ndryshuar?
64. A ka përfunduar në çdo rast marrëdhënia e punës, kur është konstatuar se nëndrejtori është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale ose kur është dënuar me vendim penal të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, që, për shkak të natyrës së veprës së kryer, diskrediton pozitën dhe figurën e punonjësit arsimor ose dëmton rëndë besimin e publikut në sistemin arsimor, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas parashikimeve të Kodit Penal?
65. A ka filluar drejtori i IPAP-së procedurën për shkarkim të nëndrejtorit duke respektuar Kodin e Punës dhe Kodin e Procedurave Administrative, në rastet e parashikuara në nënpikat “i” “ii”, “iii” dhe “v”, të shkronjës “c” të pikës 6, të nenit 55, të ligjit nr. 69/2012, të ndryshuar?
66. A është ndjekur procedura e parashikuar në nënpikën “iv” të shkronjës “c” të pikës 6, të nenit 55, të ligjit nr. 69/2012, të ndryshuar, në rast se është konstatuar që pas emërimit, nëndrejtori i IPAP-së bën pjesë në forumet drejtuese të partive politike?
67. A i është dhënë e drejta nëndrejtorit të IPAP-së, të dëgjohet nga titullari i institucionit para se të merret vendimi i shkarkimit të tij?
68. A është dokumentuar dhe arkivuar seanca dëgjimore?
69. A është ruajtur në arkivin e institucionit, në përputhje me afatet kohore të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arkivat, vendimi i drejtorit të IPAP-së për pezullimin dhe/ose shkarkimin e nëndrejtorit të IPAP-së?
70. A është marrë masa e uljes në detyrë të nëndrejtorit nga titullari i IPAP-së, dhe a e ka referuar menjëherë në institucionin arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, për kalimin e tij në pozicionin mësues në profilin e tij, brenda të njëjtit institucion arsimor ose në institucionin arsimor më të afërt, brenda së njëjtës ZVAP, në rastet kur pas vlerësimit vjetor të performancës së nëndrejtorit në detyrë i IPAP-së, ai ka rezultuar me performancë jo të kënaqshme?
71. A i është dhënë e drejta për t’u dëgjuar, nëndrejtorit në detyrë të IPAP-së, përpara marrjes së masës së uljes në detyrë?
72. A ka kaluar nëndrejtori në pozicionin e punës si mësues, në institucionet arsimore parauniversitare me një nëndrejtor, në qoftë se është ulur numri i nxënësve nën normën e përcaktuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi?
73. A është suprimuar pozicioni i punës për një nëndrejtor dhe a kanë vijuar procedurat e uljes në detyrë për njërin nga nëndrejtorët duke vlerësuar dokumentacionin e tyre sipas përcaktimeve të shtojcës nr. 6, të këtij udhëzimi, në rastet kur në IAP-në publike që ka më shumë se një nëndrejtor, është ulur numri i nxënësve nën parashikimet ligjore në fuqi?
74. A ka kaluar nëndrejtori me më pak pikë në pozicionin e punës si mësues në profilin e tij, brenda të njëjtit institucion arsimor ose në institucionin arsimor më të afërt, brenda së njëjtës ZVAP?
75. A është emëruar përkohësisht kandidati fitues nga titullari i IAP-së për nëndrejtorin për një periudhë njëvjeçare, në rastet kur nuk kanë plotësuar kushtin sipas shkronjës “d”, të nenit 2, kreut I, të këtij udhëzimi?
76. A është rishpallur procedura për përzgjedhjen e nëndrejtorit të IAP-së, sipas kreut I, të këtij Udhëzimi, pas përfundimit të periudhës së mësipërme?
77. A kanë aplikuar nëndrejtorët në detyrë, për vijimin e detyrës, përveç kritereve të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të nenit 2, të kreut I, të këtij udhëzimi, për t’u pranuar për të kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor dhe certifikimin nga shkolla e drejtorëve?
0 / 77 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
