Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli33 pyetje

Lista verifikimi (fleta 3)

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A kanë afishuar shkollat e arsimit të orientuar (artistike, sportive apo për gjuhë të huaja) (në vijim shkollat) në një vend të dukshëm të shkollës dhe a kanë publikuar në faqen e tyre të internetit, një muaj para datës së regjistrimit kuotat e pranimeve?

2. A kanë afishuar shkollat e arsimit të orientuar (artistike, sportive apo për gjuhë të huaja) (në vijim shkollat) në një vend të dukshëm të shkollës dhe a kanë publikuar në faqen e tyre të internetit, një muaj para datës së regjistrimit afatet e aplikimit?

3. A kanë afishuar shkollat e arsimit të orientuar (artistike, sportive apo për gjuhë të huaja) (në vijim shkollat) në një vend të dukshëm të shkollës dhe a kanë publikuar në faqen e tyre të internetit, një muaj para datës së regjistrimit datat e regjistrimit?

4. A ka publikuar njësia arsimore vendore në faqen e saj zyrtare të internetit dhe në vende të dukshme, të dhënat e parashikuara në pikën 1 të këtij kreu (kuotat e pranimit, afatet e aplikimit, datat e regjistrimit), për ato shkolla që janë në juridiksionin e saj?

5. A ka pranuar shkolla nxënës jo vetëm nga njësia arsimore vendore në juridiksionin e të cilës është shkolla, por edhe nga njësitë e tjera arsimore vendore, që nuk kanë shkolla të profileve të sipërpërmendura?

6. A ka dorëzuar aplikuesi dosjen individuale që përmban kërkesën për regjistrim?

7. A ka dorëzuar aplikuesi dosjen individuale që përmban kopjen e dëftesës së lirimit të nxënësit, e njehsuar me origjinalin?

8. A ka dorëzuar aplikuesi (vetëm për aplikantët në shkollat sportive) dosjen individuale që përmban raportin mjekësor të lëshuar nga qendra shëndetësore ?

9. A janë pranuar me përzgjedhje, nxënësit që aplikojnë në shkollat për gjuhë të huaja?

10. A janë përzgjedhur nxënësit sipas mesatares së notave të provimeve të lirimit, të rrumbullakosur me një shifër pas presjes, në ato raste kur në shkollat për gjuhë të huaja ka pasur kërkesa më të mëdha se numri i nxënësve të planifikuar?

11. A ka shpallur drejtori i shkollës kriter shtesë duke marrë në konsideratë edhe raportin gjinor, për rastin kur një vlerë e mesatares përfshin më shumë nxënës nga sa mund të pranohen?

12. A ka organizuar short drejtori i shkollës në rastin kur një vlerë e mesatares përfshin më shumë nxënës nga sa mund të pranohen?

13. A është përshkruar procedura e shortit në rregulloren e brendshme të shkollës?

14. A janë pranuar me konkurs nxënësit në shkollat artistike?

15. A kanë afishuar në një vend të dukshëm të shkollës dhe kanë publikuar në faqen e tyre të internetit datat e konkursit, kriteret e pranimit dhe dokumentet për konkurrim përcaktuar në pikën 4 të kreut 1, një muaj para fillimit të konkursit.

16. A janë përcaktuar kriteret e pranimeve të reja dhe dokumentacioni për konkurrim nga shkollat përkatëse dhe a janë miratuar nga njësitë arsimore vendore?

17. A janë përcaktuar me short komisionet e konkurrimit para fillimit të konkurrimit dhe a kanë në përbërje nga 3-5 anëtarë nga të cilët 2 janë të stafit të shkollës dhe 1 anëtar të DAZ/ZA, duke marrë në konsideratë numrin e nxënësve?

18. A janë zhvilluar konkurset, sipas datave dhe procedurave të përcaktuara nga shkollat përkatëse, të cilat nuk zgjasin më shumë se 1 javë?

19. A është afishuar në shkollë dhe në faqen e saj të internetit nga komisioni lista e fituesve, jo më vonë se 12 orë pas zhvillimit të konkursit?

20. A është firmosur lista e fituesve nga të gjithë anëtarët e komisionit?

21. A kanë kryer nxënësit regjistrimin sipas datave të përcaktuara në udhëzimin për vitin shkollor dhe jo më vonë se dy javë pas zhvillimit të konkursit?

22. A janë pranuar nxënësit në shkollën koreografike mbi bazën e përzgjedhjes së bërë në klasat parapërgatitore (dy klasa të katërta)?

23. A është bërë përzgjedhja e nxënësve në shkollën koreografike nga komisioni i ngritur për këtë qëllim?

24. A janë përcaktuar kriteret e përzgjedhjes së nxënësve nga shkolla dhe miratuar nga drejtoria arsimore rajonale?

25. A ka hartuar komisioni në përfundim të procesit, procesverbalet të cilët janë të veçantë për secilin specialitet?

26. A është përfshirë lista e kandidatëve të renditur sipas rezultateve, në çdo procesverbal?

27. A janë ruajtur në shkollë procesverbalet e komisioneve dhe çdo material i konkursit për 2 vjet?

28. A është çregjistruar nxënësi fitues në shkollat pa konkurs ose me konkurs që nuk është paraqitur në shkollë për të kryer procedurën e regjistrimit sipas afateve të përcaktuara?

29. A i është dhënë e drejta e pranimit në shkollë nxënësit tjetër sipas radhës në listë, kur një nxënës fitues nuk është regjistruar brenda 15 ditëve nga fillimi i vitit mësimor, pa arsye objektive?

30. A iu është dhënë e drejta nxënësve të cilët nuk rezultojnë fitues, të regjistrohen në shkolla të tjera ku regjistrimi nuk parashikon konkurs apo kritere të tjera të veçanta?

31. A iu është dhënë e drejta e ankimit nxënësve ndaj rezultatit të konkursit, jo me vonë se tre ditë nga shpallja e rezultateve të tij?

32. A është bërë me shkrim ankimi dhe a është dorëzuar në njësinë vendore arsimore?

33. A e kanë shqyrtuar ankimin një përfaqësues i njësisë arsimore dhe komisioni i konkurimit dhe a e kanë njoftuar me shkrim ankimuesin për vendimin?

0 / 33 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen