Listë vetë-kontrolli47 pyetje
Lista verifikimi per zbatimin e ligjshmerise ne procedurat e ndjekura nga ZVAP per organizimin e praktikes profesionale
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 47 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A janë bërë aplikimet për zhvillimin e praktikës profesionale për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesisë nëpërmjet platformës së aplikimit online?
2. A ka përzgjedhur kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale IAPP-në nga lista e publikuar në faqen e AKAP?
3. A ka ngarkuar kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale në platformën online shtojcën nr.5, “formulari i aplikimit”?
4. A ka ngarkuar kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale në platformën online jetëshkrimi i praktikantit?
5. A ka ngarkuar kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale në platformën online dokumentin e identitetit?
6. A ka ngarkuar kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale në platformën online diplomat në fushën e mësuesisë ose diploma të njëvlershme me to, sipas përcaktimeve në ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH” dhe listën e notave për secilën diplomë?
7. A ka ngarkuar kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale në platformën online raportin mjeko-ligjor?
8. A ka ngarkuar kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale në platformën online vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore?
9. A ka ngarkuar kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale në platformën online vërtetim nga prokuroria dhe gjykata se nuk është në procedim penal?
10. A janë dokumentet e ngarkuara në platformën online të kandidatit të interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale të skanuara nga origjinali?
11. A është përjashtuar kandidati nga pjesëmarrja për zhvillimin e praktikës profesionale nëse nuk ka ngarkuar dokumentet e detyrueshme sipas pikës 3, të nenit 14 në platformën e aplikimit online?
12. A është përjashtuar nga pjesëmarrja për zhvillimin e praktikës profesionale kandidati i interesuar për të zhvilluar praktikën profesionale i cili ka ngarkuar në platformën e aplikimit online dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara? A është referuar rasti në organet kompetente?
13. A i është dhënë e drejta kandidatit të zhvillojë praktikën profesionale kur ka fituar diplomë të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë ose diplomë të njëvlershme me to, sipas përcaktimeve në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në R. Sh.”, dhe në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në R. Sh.”, të ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar?
14. A i është dhënë e drejta kandidatit të zhvillojë praktikën profesionale kur ka fituar diplomë të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë ose diplomë të njëvlershme me to, sipas përcaktimeve në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në R. Sh.”, dhe në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në R.Sh.”, të ndryshuar, para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nuk ka ushtruar profesionin e mësuesit, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor të kohës ?
15. A i është dhënë e drejta kandidatit të zhvillojë praktikën profesionale kur profili ku kandidati është regjistruar për të zhvilluar praktikën profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit, lidhet me programin e studimit të ciklit të parë dhe/ose ciklit të dytë që ka përfunduar kandidati?
16. A është përjashtuar personi nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale nëse ka fituar diplomën e IAL-së në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të, si dhe e ka ushtruar profesionin e mësuesit, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor të kohës, para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar?
17. A është përjashtuar personi nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale nëse e ka kryer praktikën profesionale dhe ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të rregulluar të mësuesit jashtë Republikës së Shqipërisë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi?
18. A është përjashtuar personi nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale nëse ka kryer të paktën një vit mësimor punë si mësues në një institucion arsimor dhe ka fituar diplomën, sipas pikës 1 të këtij neni?
19. A e ka hartuar ZVAP listën e IAPP-ve, publike dhe/ose private, në juridiksion, në të cilat do të zhvillohet praktika profesionale dhe a e ka dërguar në DRAP, sipas modelit të shtojcës 1, “Lista e IAPP”?
20. A ka patur përparësi për t’u zgjedhur aplikuesi, për të cilin në vitin paraardhës shkollor nuk ka qenë i disponueshëm ndonjë institucion arsimor parauniversitar publik ose privat?
21. A ka patur përparësi për t’u zgjedhur aplikuesi që banon në qytetin/fshatin ku gjendet IAPP-ja, për të cilin ai ka aplikuar?
22. A i ka njoftuar ZVAP aplikuesit që do të zhvillojnë praktikën profesionale për IAPP-në përkatëse?
23. A e ka hartuar ZVAP listën e praktikantëve, sipas profileve përkatëse, për çdo IAPP dhe a e ka dërguar në DRAP?
24. A ka dërguar drejtori i IAPP në ZVAP përkatëse listën e kandidatëve për mentorë, të shoqëruar me jetëshkrimin dhe portofolet e tyre?
25. A ka përzgjedhur ZVAP mësuesit të cilët do të kryejnë detyrën e mentorit?
26. A e ka miratuar ZVAP listën e mentorëve, mbas vlerësimit të jetëshkrimit dhe të portofoleve të tyre?
27. A e ka organizuar ZVAP rrjetin profesional të mentorëve për të shkëmbyer përvoja mes tyre?
28. A e ka ndërprerë ZVAP punën e një mentori, kur ai nuk e ka kryer detyrën e tij sipas kësaj Rregulloreje, dhe a e ka zëvendësuar me një mentor tjetër si dhe ka njoftuar DRAP-in përkatës?
29. A e ka ndërprerë ZVAP praktikën e një praktikanti, në raste të shkeljeve, në bazë të legjislacionit në fuqi, dhe a e ka njoftuar DRAP-in përkatës?
30. A e ka monitoruar ZVAP organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale në IAPP?
31. A i ka pajisur ZVAP praktikantët me certifikatën përkatëse për kryerjen me sukses të praktikës profesionale?
32. A i ka përgatitur ZVAP listën e praktikantëve që kanë fituar certifikatën, sipas IAPP-ve, dhe e dërgon në DRAP?
33. A është ngritur komisioni i vlerësimit të praktikantëve me vendim të drejtuesit të ZVAP dhe a kryesohet nga përgjegjësi i sektorit të monitorimit të kurrikulës dhe zhvillimit profesional?
34. A ka në përbërje komisioni i vlerësimit të praktikantëve: një specialist të sektorit të kurrikulës, një specialist jurist, një drejtor IAPP-je dhe një kryetar ekipi lëndor përkatës?
35. A ka organizuar, realizuar dhe përfunduar procedurat për vlerësimin e praktikantëve, drejtoria e institucionit arsimor dhe ZVAP brenda një afati 30-ditor nga data e përfundimit të praktikës profesionale nga praktikantët?
36. A ka shqyrtuar komisioni dosjen e praktikantit që përmban dokumentin “Vlerësimi i praktikantit” nga mentori dhe portofolin e praktikantit?
37. A e ka intervistuar komisioni praktikantin?
38. A e ka vlerësuar komisioni “Dobët” praktikantin, kur në të paktën një kompetencë ka vlerësimin “Dobët”? A e ka shtyrë komisioni në këtë rast afatin e zhvillimit të praktikës profesionale në një muaj? A i është dhënë mundësia praktikantit të shtyjë afatin deri në tri herë? A i është dhënë mundësia praktikantit ta zhvillojë praktikën profesionale në të njëjtin institucion arsimor?
39. A e ka vlerësuar komisioni “Dobët” praktikantin, kur në vlerësimin tërësor ka vlerësimin “Dobët”. Në këtë rast, komisioni a e ka shtyrë afatin e zhvillimit të praktikës profesionale në një periudhë mësimore?
40. A ka vendosur komisioni për certifikimin e praktikantit në bazë të shqyrtimit të dosjes dhe intervistës së tij? A i ka marrë Komisioni vendimet me shumicën e votave?
41. A është përgatitur certifikata e praktikës profesionale nga ZVAP, nënshkruar dhe vulosur nga drejtuesi i ZVAP përkatëse dhe a i është dorëzuar praktikantit?
42. A është ruajtur një fotokopje e certifikatës në arkivin e ZVAP?
43. A i është dhëna e drejta praktikantit të ankohet te drejtori i ZVAP-së përkatëse për vlerësimin përfundimtar të bërë nga IAPP-ja?
44. A është paraqitur ankimi me shkrim i praktikantit për vlerësimin e mentorit, brenda tri ditëve pune nga marrja e vlerësimit?
45. A i është nisur përgjigjja me shkrim praktikantit brenda 10 ditëve pune nga data e marrjes së ankimit?
46. A ka dhënë komisioni i vlerësimit të praktikantëve në ZVAP përgjigjen përfundimtare për praktikantin?
47. A jep grupi i inspektimit rekomandimet përkatëse për shkeljet e konstatuara?
0 / 47 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
