Listë vetë-kontrolli48 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR INSPEKTIMIN E ZVAP PËR MASAT E MARRA MBI ORGANIZIMIN E PROVIMEVE KOMBËTARE TË MATURËS SHTETËRORE DHE TË ARSIMIT BAZË C
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 48 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A përbëhet KMSH-ja nga 3–5 anëtarë dhe a drejtohet nga drejtori i ZVAP?
2. A ka organizuar KMSH-ja ngritjen e KSHMSH-së brenda muajit nëntor?
3. A ka siguruar KMSH-ja zbatimin e akteve nënligjore të adresuara për provimet e Maturës Shtetërore?
4. A ka koordinuar KMSH-ja veprimtaritë ndërmjet MA-së, QSHA-së dhe KSHMSH-së?
5. A ka dërguar zyrtarisht KMSH-ja në QSHA, në DRAP dhe në institucionet e arsimit profesional, si dhe hedh në sistemin e-Matura, dy ditë pas përfundimit të shkollës, listën e maturantëve që nuk mund të japin provimet e maturës, si rezultat i mospërfundimit me sukses të vitit të fundit të shkollës së mesme?
6. A ka lëshuar KMSH-ja vërtetimin me notat e maturës për çdo kandidat që do të regjistrohet me A1Z në Maturë dhe dërgon në QSHA, në DRAP dhe në institucionet e arsimit profesional listën e kandidatëve të regjistruar me A1Z, ku janë të pasqyruara të gjitha të dhënat mbi të cilat janë të printuara vërtetimet e lëshuara për çdo rast?
7. A ka trajnuar KMSH-ja anëtarët e KSHMSH-së?
8. A ka kontrolluar dhe vlerësuar KMSH-ja gjendjen teknike të infrastrukturës elektronike në dispozicion të procesit?
9. A ka organizuar dhe monitoruar KMSH-ja plotësimin e bazës së të dhënave në sistemet informatike online për të gjitha shkollat e ZVAP-it?
10. A ka ngritur KMSH-ja komisionin shkollor në shkollën e autorizuar nga ZVAP, për hedhjen e notave për të gjitha vitet e arsimit të mesëm të kryer jashtë shtetit nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, sipas dokumentacionit të përgatitur nga Komisioni i Posaçëm?
11. A ka bërë KMSH-ja ndryshimet në sistem, duke evidentuar maturantët mbetës dhe ia dërgon të printuara, si dhe në formë elektronike QSHA-së, bazuar në informacionin e përcjellë nga KSHMSH?
12. A ka verifikuar dhe siguruar KMSH-ja përputhshmërinë e kushteve të mjediseve ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore me ato të përcaktuara në këtë rregullore?
13. A ka hartuar KMSH-ja listën e përgjegjësve të administrimit të provimit, përgjegjësve të katit, administratorëve të provimit dhe administratorëve të sekretimit të testeve të Maturës?
14. A ka trajnuar KMSH-ja përgjegjësit e administrimit të provimit, përgjegjësit e katit, administratorët e provimit dhe administratorët e sekretimit të testeve të Maturës?
15. A ka hedhur KMSH-ja shortin dy orë para zhvillimit të çdo provimi, në prani të përfaqësuesit të MA-së, për caktimin e përfaqësuesve të KMSH-së, PAP-it, PK-së, AS-së dhe AP-së për çdo mjedis provimi të Maturës?
16. A ka mbështetur përfaqësuesi i KMSH në një qendër provimi PAP-in për organizimin e provimit deri para hapjes së kutisë?
17. A ka dorëzuar KMSH-ja në QSHA, në formë shkresore dhe elektronike, brenda pesë ditëve pas çdo provimi, listën e plotë të emrave të PAP-it dhe AP-së, PK-së dhe AS-së për çdo mjedis?
18. A ka dërguar KMSH-ja në QSHA, brenda datës së përcaktuar nga QSHA-ja, listën e qendrave për provimet e Maturës?
19. A ka njoftuar KMSH-ja, KSHMSH-të përkatëse për mjediset e përcaktuara për zhvillimin e provimeve?
20. A ka përcjellë KMSH-ja kërkesat e paraqitura nga KSHMSH-të me e-mail dhe zyrtarisht në QSHA?
21. A ka përcjellë KSHMSH-ja zyrtarisht ZVAP-it listën e maturantëve që kanë plotësuar formularët A1/A1Z (në dy kopje)?
22. A ka dërguar KMSH-ja zyrtarisht KSHMSH dokumentet e dorëzuara nga kandidati (në rastet kur shkolla e mesme është e mbyllur), si dhe vërtetimin e notave të provimeve të Maturës?
23. A ka përcaktuar KMSH-ja në bashkëpunim me KSHMSH numrin e nevojshëm të AP-ve, PAP-ve, PK-ve dhe AS-ve për mjediset e çdo provimi?
24. A ka hartuar KMSH-ja një muaj përpara provimit të parë të MSH, listën emërore të PAP-ve, AP-ve, AS-ve dhe PK-ve për çdo provim dhe a përmban kjo listë dyfishin e personave?
25. A ka pajisur KMSH-ja, PAP, AP, AS, PK me manualin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre në proces si dhe a kanë nënshkruar deklaratat e përgjegjshmërisë?
26. A ka përcjelllë KSHMSH zyrtarisht ZVAP-it së bashku me listën e maturantëve/kandidatëve të shkollës, edhe listën e maturantëve/kandidatëve me AK që do zhvillojnë testin e veçantë, bazuar në plotësimin e formularit A1/ A1Z dhe në deklaratën me shkrim nga personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore?
27. A ka dërguar ZVAP-i zyrtarisht në QSHA dhe në DRAP, së bashku me listën e plotë të maturantëve/kandidatëve, edhe listën e maturantëve/kandidatëve me AK që do të zhvillojnë testin e veçantë?
28. A ka vëzhguar ZVAP, IA-në në organizimin dhe zhvillimin e konsultimeve të MSH?
29. A ka miratuar ZVAP kalendarin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve për çdo IAP?
30. A ka ngritur ZVAP, komisionin e PKAB dhe a përbëhet nga 3-5 anëtarë?
31. A kryesohet Komisioni nga titullari i ZVAP?
32. A ka siguruar Komisioni zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi të adresuara për PKAB?
33. A ka koordinuar Komisioni veprimet me MA, QSHA, ASCAP, AKAP, DRAP dhe Komisionin shkollor?
34. A ka miratuar Komisioni përbërjen e komisionit shkollor brenda dy javëve të para të muajit Mars?
35. A ka hartuar Komisioni listën e nxënësve që do të marrin pjesë në PKAB dhe a e ka dërguar atë në QSHA?
36. A është pajisur komisioni shkollor nga Komisioni me dokumentacionin për procesin e PKAB?
37. A ka trajnuar Komisioni anëtarët e komisionit shkollor sipas detyrave të përcaktuara në këtë rregullore?
38. A ka plotësuar Komisioni bazën e të dhënave në sistemin informatik për të gjitha IAP e ZVAP?
39. A ka verifikuar dhe siguruar Komisioni përputhshmërinë e kushteve të mjediseve ku do të zhvillohen PKAB?
40. A ka përcaktuar mjediset ku do të zhvillohen PKAB-të dhe a e ka dërguar listën e tyre në MA, QSHA, AKAP, DRAP dhe në Komisionin shkollor brenda javës së parë të muajit prill?
41. A ka hartuar listën e PAP, AP, AS, vlerësuesve të testeve dhe kryetarit të vlerësimit për secilën lëndë?
42. A ka dërguar dhe ka marrë nga Komisioni shkollor çdo material të PAP, AP, AS, që dërgon/kërkon QSHA?
43. A ka hartuar Komisioni listën e regjistrimit të të gjithë nxënësve që do t’i nënshtrohen PKAB?
44. A ka organizuar Komisioni vlerësimin e testeve sipas formatit të ardhur nga QSHA dhe a ka dërguar zyrtarisht në formë elektronike në QSHA jo më vonë se 30 ditë nga data e zhvillimit të testit?
45. A ka dërguar komisioni shkollor në komisionin e ZVAP, listën përfundimtare të nxënësve kalues, të cilët do t’i nënshtrohen provimeve dhe a ka informuar për numrin e personave që nevojiten për administrim dhe sekretim?
46. A ka bërë Komisioni hartën e shpërndarjes së AP, AS në qendrat e provimit dhe a ka hartuar listën emërore sipas rendit alfabetik, të personave që do të jenë PAP, AP, AS, të cilët nuk duhet të jenë mësues të IA ku janë caktuar të kryejnë këtë detyrë?
47. A ka përcjellë zyrtarisht komisioni shkollor në ZVAP së bashku me listën e plotë të nxënësve edhe listën e nxënësve me AK, që do të zhvillojnë testin e veçantë, bazuar në deklaratën me shkrim nga personat që ushtrojnë përgjegjësitë prindërore?
48. A ka dërguar ZVAP zyrtarisht në QSHA dhe në DRAP së bashku me listën të nxënësve edhe listën e nxënësve me AK, që do të zhvillojnë testin e veçantë?
0 / 48 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
