Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli15 pyetje

DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Vendim nr. 600 datë 9.10.2018 “Për miratimin e shërbimit të sigurisë publike në 150 institucione të arsimit parauniver

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A përmirëson oficeri i sigurisë sigurinë faktike dhe të perceptuar në ambientet e shkollës dhe ambientet përreth?

2. A garanton oficeri i sigurisë një mjedis të sigurt për nxënësit brenda në shkollë si dhe në territorin përreth saj?

3. A i parandalon oficeri i sigurisë dukuritë negative që në gjenezë, duke evidentuar dhe ndërmarrë hapa korrektues, në bashkëpunim me personelin mësimor, psikologun/en e shkollës dhe prindërit?

4. A bashkëpunon oficeri i sigurisë me oficerët e policimit në komunitet?

5. A përmirëson oficeri i sigurisë perceptimin e figurës së tij te nxënësit dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre e policisë?

6. A është kandidati për oficer sigurie shtetas shqiptar?

7. A ka kandidati për oficer sigurie zotësi të plotë për të vepruar?

8. A është kandidati për oficer sigurie në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse?

9. A është kandidati për oficer sigurie i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale?

10. A ka marrë kandidati për oficer sigurie masë disiplinore të largimit nga detyra në institucionet ku ka qenë i punësuar më parë?

11. A ka kandidati për oficer sigurie diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë?

12. A është kandidati për oficer sigurie jo më shumë se 40 vjeç?

13. A ka kandidati për oficer sigurie njohuri të mira kompjuterike?

14. A janë bërë dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit për oficerin e sigurisë, sipas procedurave të përcaktuara me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin?

15. A kanë filluar marrëdhëniet e punës të oficerit të sigurisë pas përfundimit me sukses të trajnimit pranë Akademisë së Sigurisë dhe a janë rregulluar në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës?

0 / 15 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen