Listë vetë-kontrolli124 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Udhëzimin nr.16 datë 28.07.2021 “Për organizimin dhe funksionimin e sistemit të zhvillimit të vazhdueshëm profesional
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 124 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A e zhvillon agjencia trajnuese, trajnimin e drejtpërdrejtë, kur trajneri zhvillon seanca trajnuese të drejtpërdrejta me pjesëmarrësit në trajnim?
2. A e zhvillon agjencia trajnuese, trajnimin në distancë (online), të kombinuar me seanca të drejtpërdrejta me pjesëmarrësit në trajnim dhe kur agjencia trajnuese e vendos përmbajtjen e programit/modulit në internet?
3. A e zhvillon agjencia trajnuese, trajnimin në distancë (online), kur vendos vetëm përmbajtjen e programit/modulit në internet?
4. A është trajnuar punonjësi arsimor jo më pak se tri ditë në vit ?
5. A janë kryer tri ditët e trajnimit në 18 orë, nga të cilat 9 orë seanca trajnuese të drejtpërdrejta ose në distancë (online) dhe 9 orë punë individuale e të trajnuarit për përgatitjen e detyrave.
6. A përmbajnë tri ditët e trajnimit 18 orë dhe a pasqyrojnë 1 kredit?
7. A nuk është tarifa e kreditit më e lartë se tarifa minimale e një krediti në ciklin e dytë të studimeve në fushën e edukimit, në institucionet publike të arsimit të lartë?
8. A zotëron Agjencia trajnuese dokumentacionin e faturave përkatëse?
9. A kanë identifikuar DRAP/ZVAP-të dhe institucionet arsimore parauniversitare, nevojat për zhvillim personal të punonjësve arsimorë, bazuar në rezultatet e paraqitura në raportin kombëtar të identifikimit të nevojave për trajnim të punonjësve arsimorë?
10. A janë trajnerët profesorë, lektorë, asistent-lektorë të institucioneve të arsimit të lartë, të programeve të studimit në fushën e edukimit, me përvojë jo më pak se 5 vjet në programin/modulin e trajnimit?
11. A janë trajnerët specialistë të arsimit parauniversitar ose punonjës arsimorë, me përvojë jo më pak se 5 vjet në programin/modulin e trajnimit?
12. A janë trajnerët specialistë/punonjës arsimorë të certifikuar brenda ose jashtë vendit, për aspekte mësimore ku përfshihet dhe programi/moduli i trajnimit?
13. A janë trajnerët punonjës të institucioneve shtetërore me përvojë jo më pak se 5 vjet për çështje që lidhen me programin/modulin e trajnimit?
14. A ushtron agjencia trajnuese të njëjtin objekt veprimtarie të pasqyruar në dokumentacionin e dorëzuar në KAPT?
15. A kanë plotësuar vlerësuesit deklaratën e konfliktit të interesit?
16. A është e pajisur agjencia trajnuese me vendimit përkatës për programet/modulet e akredituara.
17. A është Agjencia trajnuese e regjistruar në portalin “trajnime.gov.al”.
18. A ka publikuar agjencia trajnuese në portalin e trajnimeve, jo më pak se 7 ditë para organizimit të trajnimit emrin e agjencisë?
19. A ka publikuar agjencia trajnuese në portalin e trajnimeve, jo më pak se 7 ditë para organizimit të trajnimit të dhënat e kontaktit?
20. A ka publikuar agjencia trajnuese në portalin e trajnimeve, jo më pak se 7 ditë para organizimit të trajnimit mjedisin (mjediset), adresën, platformën (nëse trajnimi është online), ku agjencia ofron trajnimin e programit/modulit, të përshkruara me saktësi?
21. A ka publikuar agjencia trajnuese në portalin e trajnimeve, jo më pak se 7 ditë para organizimit të trajnimit datat kur ofrohet trajnimi?
22. A ka publikuar agjencia trajnuese në portalin e trajnimeve, jo më pak se 7 ditë para organizimit të trajnimit temat dhe rezultatet e pritshme të programit/modulit të trajnimit? dh. numrin e krediteve për çdo modul;
23. A ka publikuar agjencia trajnuese në portalin e trajnimeve, jo më pak se 7 ditë para organizimit të trajnimit numrin e krediteve për çdo modul?
24. A ka publikuar agjencia trajnuese në portalin e trajnimeve, jo më pak se 7 ditë para organizimit të trajnimit listën e trajnerëve që do të zhvillojnë trajnimin?
25. A ka publikuar agjencia trajnuese në portalin e trajnimeve, jo më pak se 7 ditë para organizimit të trajnimit tarifën e trajnimit për çdo modul?
26. A ka hedhur agjencia trajnuese, brenda dhjetë ditëve nga përfundimi i çdo trajnimi, në portalin e trajnimeve vlerësimet e punonjësve arsimorë që kanë fituar certifikatën për çdo modul?
27. A njoftohen DRAP-et/ ZVAP-të dhe institucionet arsimore nëpërmjet portalit për organizimin e trajnimeve?
28. A kanë njoftuar agjencitë trajnuese DRAP-et/ZVAP-të për organizimin e trajnimeve?
29. A ka njoftuar sekretariatin e KAPT-it tri ditë para datës së trajnimit të parashikuar agjencia trajnuese që nuk ka zhvilluar trajnimin në datën, vendin/mjedisin dhe orën e përcaktuar në portal ose i ka ndryshuar ato, për zëvendësimin e datës së trajnimit ose për arsyen e mosrealizimit?
30. A ka marrë agjencia trajnuese miratimin nga KAPT-i për ndryshimet përkatëse?
31. A ka agjencia trajnuese të njëjtët trajnerë më të cilët ka akredituar programin/modulin e trajnimit?
32. A ka përzgjedhur punonjësi arsimor programet/modulet e akredituara të publikuara nga agjencitë trajnuese?
33. A nuk kanë ndikuar te punonjësi arsimor i institucionit, titullari, punonjësit e DRAP-ve/ZVAP-ve dhe drejtori i institucionit arsimor në përzgjedhjen e agjencisë trajnuese?
34. A ka njoftuar agjencia në portal për datën, vendin/mjedisin dhe orën e zhvillimit të seancave të drejtpërdrejta?
35. A janë kryer seancat trajnuese pa cenuar procesin mësimor?
36. A ka zhvilluar agjencia trajnuese trajnime të drejtpërdrejta ose online të punonjësve arsimorë me programet/modulet e akredituara?
37. A i ka zhvilluar agjencia trajnuese seancat e trajnimit me numër pjesëmarrësish jo më të madh se 30?
38. A ka respektuar agjencia trajnuese datat vendet/mjediset dhe oraret e seancave trajnuese?
39. Për të fituar kreditet e një moduli, punonjësi arsimor a i është nënshtruar testimit për atë modul?
40. A ka dërguar punonjësi arsimor në agjencinë trajnuese, portofolin e tij, i cili përmban detyrat që ka kryer gjatë trajnimit?
41. A ka vendosur agjencia trajnuese nëse do t’i nënshtrohet ose jo testimit një i trajnuar, bazuar në përmbajtjen e portofolit të tij;
42. A ka vendosur agjencia trajnuese nëse do t’i nënshtrohet ose jo testimit një i trajnuar, bazuar në ndjekjen e orëve trajnuese (jo më pak se 90% e orëve për një modul)
43. A ka zhvilluar testimin agjencia trajnuese në përfundim të trajnimit ose në një datë të paralajmëruar nga ajo
44. A është zhvilluar testimi me shkrim ose online, në mjedise apo platforma të përcaktuara nga agjencia trajnuese?
45. A ka zhvilluar vlerësime agjencia trajnuese, për raste specifike, me prezantim me të gjithë ose me disa punonjës arsimorë?
46. A ka njoftuar agjencia trajnuese secilin pjesëmarrës për rezultatin në testim
47. A i është dhënë e drejta pjesëmarrësit në testim të ankohet me shkrim ose postë elektronike te drejtuesit i agjencisë trajnuese, brenda 5 ditëve nga njoftimi i rezultateve?
48. A ka marrë përgjigje me shkrim prej tij brenda 10 ditësh nga dorëzimi i ankesës?
49. A ka marrë agjencia trajnuese vendim përfundimtar për rezultatin, pas ankesës?
50. A ruan agjencia trajnuese përgjatë një viti nga data e zhvillimit të provimit, fletët e testeve, si dhe përgjigjet online të pjesëmarrësve?
51. A i ka pajisur me certifikatë, agjencia trajnuese, punonjësit arsimorë që kanë grumbulluar jo më pak se 75% të pikëve?
52. A janë shënuar në certifikatë: - emërtimi i programit/modulit; - numri i vendimit të akreditimit - data e zhvillimit të programit/modulit; - temat kryesore të programit/modulit; - numri i orëve të zhvilluara; - numri përkatës i krediteve; - numrin e regjistrit sipas agjencisë trajnuese
53. A është përgatitur nga agjencia trajnuese, certifikata, është nënshkruar nga drejtuesi i saj dhe a mban vulën e agjencisë trajnuese?
54. A ka njoftuar drejtorin e institucionit arsimor mësuesi i certifikuar për një program/modul trajnimi për temën e programit/modulit?
55. A e ka plotësuar dosjen personale me certifikatën përkatëse?
56. A ka njoftuar titullarin e ZVAP-së përkatëse drejtori i IA-së i certifikuar për një program/modul për temën e programit/modulit?
57. A disponojnë ZVAP-ja dhe drejtoria e institucionit arsimor bazën e të dhënave të drejtuesve dhe të mësuesve të certifikuar që janë nën juridiksionin e tyre
58. A ka dërguar zyrtarisht agjencia trajnuese brenda 20 ditëve nga data e zhvillimit të trajnimit, listën e punonjësve arsimorë të certifikuar?
59. Agjencia trajnuese ka regjistruar në portal, në rubrikën e caktuar, të gjithë mësuesit e certifikuar në trajnim, brenda njëzet ditëve nga data e zhvillimit të trajnimit?
60. A mban në regjistrin e saj agjencia trajnuese, për të gjithë periudhën e akreditimit të programeve/moduleve të trajnimit, listën e të gjithë punonjësve arsimorë të certifikuar?
61. A kanë raportuar DRAP/ZVAP-et pranë sekretariatit të KAPT-it, kur është kërkuar, numrin e punonjësve të certifikuar nga agjencitë trajnuese, sipas programeve/moduleve të akredituara?
62. A ka marr masë administrative, agjencia trajnuese kur ka kryer shkelje të këtij udhëzimi?
63. A ka masë administrative, agjencia trajnuese kur ka paraqitur të dhëna të pasakta në dokumentacionin e aplikimit ose në faqen e saj të internetit?
64. A është paralajmëruar agjencia trajnuese për pezullim të veprimtarisë trajnuese (vetëm një herë gjatë një periudhe katërvjeçare), kur ka patur numër më të lartë punonjësish arsimorë që marrin pjesë në trajnim, sesa parashikohet në këtë udhëzim?
65. A është paralajmëruar agjencia trajnuese për pezullim të veprimtarisë trajnuese (vetëm një herë gjatë një periudhe katërvjeçare), kur nuk ka publikuar në portal numrin e punonjësve arsimorë që kanë fituar certifikatën për çdo modul, si dhe nuk ka hedhur në portal vlerësimin e të trajnuarve brenda afateve të parashikuara në udhëzim?
66. A është paralajmëruar agjencia trajnuese për pezullim të veprimtarisë trajnuese (vetëm një herë gjatë një periudhe katërvjeçare), kur nuk zhvillon trajnimin në datën dhe orën e përcaktuar në portal?
67. A është paralajmëruar agjencia trajnuese për pezullim të veprimtarisë trajnuese (vetëm një herë gjatë një periudhe katërvjeçare), kur nuk ka njoftuar në portal dhe në sekretariatin e KAPT-it për ndryshimet e bëra në kalendarin e trajnimeve?
68. A është paralajmëruar agjencia trajnuese për pezullim të veprimtarisë trajnuese (vetëm një herë gjatë një periudhe katërvjeçare), kur nuk ka respektuar orët e përcaktuara për zhvillimin e modulit, sipas vendimit të akreditimit nga KAPT-i?
69. A është paralajmëruar agjencia trajnuese për pezullim të veprimtarisë trajnuese (vetëm një herë gjatë një periudhe katërvjeçare), kur ka shtuar trajnerë të tjerë, përveç atyre të miratuarve nga KAPT-i?
70. A është paralajmëruar agjencia trajnuese për pezullim të veprimtarisë trajnuese (vetëm një herë gjatë një periudhe katërvjeçare), kur nuk ka plotësuar brenda afateve rubrikat e përcaktuara në portal, sikundër parashikohet në këtë udhëzim?
71. A ka ngritur ZVAP-ja rrjetet profesionale.
72. A bëjnë pjesë në rrjetet profesionale drejtues të shkollave?
73. A bëjnë pjesë në rrjetet profesionale mësues të arsimit fillor?
74. A bëjnë pjesë në rrjetet profesionale mësues të një lënde në një nivel arsimor?
75. A bëjnë pjesë në rrjetet profesionale mësues të së njëjtës fushë të nxëni në një nivel arsimor?
76. A bëjnë pjesë në rrjetet profesionale mësues kujdestarë
77. A bëjnë pjesë në rrjetet profesionale mësues ndihmës?
78. A bëjnë pjesë në rrjetet profesionale mësues të klasave kolektive?
79. A bëjnë pjesë në rrjetet profesionale punonjës të shërbimit psiko social?
80. A kanë formuar gjithashtu, anëtarët e rrjetit profesional, që e kanë pasur të mundur, një rrjet në internet?
81. A kanë shkëmbyer përvoja, kanë parashtruar pyetje dhe kanë marrë përgjigje nga kolegë ndërmjet dy takimeve të rrjetit?
82. A është shtjelluar në çdo takim të rrjetit një temë për praktikën e punës së përditshme?
83. A është planifikuar tema nga drejtuesi i rrjetit në bashkëpunim me anëtarët?
84. A është takuar një rrjet sipas rolit të tij, disa herë në një vit shkollor, por jo më pak se një herë në muaj?
85. A ka përcaktuar ZVAP-ja shpeshtësinë e takimeve të rrjetit, në varësi të tematikave?
86. A janë zhvilluar takimet e një rrjeti në mjediset e një institucioni arsimor ose janë organizuar online nëpërmjet forumeve?
87. A janë zhvilluar takimet e rrjeteve profesionale pa cenuar procesin mësimor?
88. A ka organizuar ZVAP-ja rrjetet profesionale sipas përparësive të saj?
89. A ka monitoruar ZVAP-ja zhvillimin e takimeve të rrjeteve?
90. A ka vlerësuar ZVAP-ja cilësinë e zhvillimit të rrjeteve profesionale?
91. A ka caktuar titullari i ZVAP-së specialistë për të organizuar, për të monitoruar dhe për të vlerësuar rrjetet profesionale.
92. A kanë hartuar specialistët e ZVAP-së raportin e vlerësimit për rrjetin e monitoruar?
93. A i kanë dorëzuar një kopje të vlerësimit drejtuesit të rrjetit dhe përgjegjësit të sektorit të kurrikulës?
94. A kanë organizuar specialistët që mbulojnë veprimtarinë e rrjeteve, një herë në tre muaj, takime me drejtuesit e tyre, për të shkëmbyer mendime për përmirësimin e cilësisë së veprimtarisë së rrjeteve?
95. A ka hartuar çdo specialist, në bashkëpunim me drejtuesin e rrjetit, listën e punonjësve arsimorë për rrjetet që mbulon?
96. A ia ka paraqitur listën e punonjësve arsimorë për rrjetet që mbulon përgjegjësit të kurrikulës në ZVAP?
97. A ka punuar drejtuesi i rrjetit jo më pak se 5 vjet si mësues?
98. A është vlerësuar drejtuesi i rrjetit “Shkëlqyeshëm” ose “Shumë mirë” në modulet e trajnimit, nëse ka marrë pjesë?
99. A është zëvendësuar drejtuesi i rrjetit me kërkesën e anëtarëve të rrjetit ose nga ZVAP, në rast të mosplotësimit në mënyrë cilësore të detyrave të tij, të përcaktuara në këtë udhëzim?
10 0. A e njeh mirë drejtuesi i rrjetit legjislacionin që ka të bëjë drejtpërdrejt me veprimtarinë e rrjeteve profesionale.
10 1. A demonstron drejtuesi i rrjetit ide novatore dhe aftësi krijuese profesionale?
10 2. A demonstron drejtuesi i rrjetit aftësi drejtuese dhe menaxhuese të seancave/takimeve informuese?
10 3. A demonstron drejtuesi i rrjetit aftësi këshilluese apo trajnuese me anëtarët e rrjetit?
10 4. A demonstron drejtuesi i rrjetit:qëndrim etik dhe aftësi komunikuese me kolegët?
10 5. A demonstron drejtuesi i rrjetit korrektesë në kryerjen e detyrave si anëtar i personelit të institucionit arsimor?
10 6. A demonstron drejtuesi i rrjetit gatishmëri për të bashkëpunuar me kolegët?
10 7. A demonstron drejtuesi i rrjetit aftësi profesionale të transmetimit të saktë dhe të qartë të informacionit shkencor dhe didaktik te kolegët?
10 8. A ka hartuar drejtuesi i rrjetit profesional në bashkëpunim me anëtarët e rrjetit planin vjetor të veprimtarive të rrjetit?
10 9. A demonstron drejtuesi i rrjetit profesional përgjegjësi për zhvillimin cilësor të takimeve të rrjetit, nëpërmjet organizimit të përgatitjes paraprake të anëtarëve të rrjetit?
11 0. A ka organizuar dhe ka drejtuar drejtuesi i rrjetit profesional takimet e rrjetit me një tematikë të caktuar?
11 1. A ka realizuar drejtuesi i rrjetit profesional takime të rrjetit dhe a ka përcjellë informacionet që ka marrë nga institucione, si MASR-ja, ASCAP-i, QShA-ja, DPAP-ja etj.
11 2. A ka plotësuar drejtuesi i rrjetit profesional listën e pjesëmarrësve me nënshkrimin e çdo pjesëmarrësi dhe e ka dorëzuar te specialisti përkatës i ZVAP-së?
11 3. A ka përgatitur drejtuesi i rrjetit një raport të shkurtër për çdo takim të rrjetit, si dhe raportin vjetor për veprimtaritë e rrjetit përkatës dhe a e ka dorëzuar te specialisti përkatës i ZVAP-së?
11 4. A ka kryer drejtuesi i rrjetit edhe rolin e trajnerit për tematika të ndryshme në rrjetin që ai drejton?
11 5. A kanë propozuar në takimin e parë të rrjetit, anëtarët e rrjetit, 2 kandidatë për drejtues të rrjetit
11 6. A ka caktuar titullari i ZVAP-së, bazuar në kriteret për drejtues rrjeti, njërin prej tyre drejtues të rrjetit përkatës?
11 7. A drejton dhe organizon drejtuesi i rrjetit veprimtarinë e rrjetit për një periudhë 4-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje?
11 8. Nëse, A është zëvendësuar nga titullari i ZVAP-së me një pjesëmarrës tjetër të rrjetit. nëse drejtuesi i rrjetit ka dhënë dorëheqjen ose nuk ka përmbushur përgjegjësitë e përshkruara në nenin 41 të këtij udhëzimi?
11 9. A ka planifikuar dhe ka organizuar DRAP-i/ZVAP-ja këshillimin e punonjësve arsimorë për çështje të praktikës së përditshme të menaxhimit të institucionit arsimor dhe të mësimdhënies e të nxënies?
12 0. A ka planifikuar dhe ka organizuar DRAP-i/ZVAP-ja këshillimin e punonjësve arsimorë për zbatime të udhëzimeve të reja të MASR-së ose udhëzuesve të ASCAP-it dhe QShA-së?
12 1. A janë realizuar këshillimet sipas një kalendari të vendosur nga titullari i DRAP-it/ZVAP-së, në mjediset e saj ose të një institucioni arsimor, nga specialistë të DRAP-it/ZVAP-së ose nga punonjës arsimorë të përzgjedhur prej tyre?
12 2. A janë realizuar këshillimet nëpërmjet letrave qarkulluese që u janë dërguar institucioneve arsimore, si dhe faqeve zyrtare elektronike të institucioneve të DRAP-ve/ZVAP-ve?
12 3. A ka grumbulluar DRAP-i/ZVAP-ja gjatë vëzhgimeve në institucionet arsimore praktika të suksesshme të institucioneve arsimore dhe të punonjësve të veçantë arsimorë?
12 4. A i ka qarkulluar nëpërmjet letrave dhe a i ka publikuar herë pas here në faqen elektronike?
0 / 124 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
