Listë vetë-kontrolli20 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Udhëzimin nr.26 datë 02.08.2013 “Përcaktimin e detyrave dhe funksioneve të këshillit të mësuesve” (1)
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 20 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A shqyrton këshilli i mësuesve, zbatimin e akteve të legjislacionit arsimor dhe këshillon përmirësime në drejtimin e institucionit?
2. A analizon këshilli i mësuesve, periodikisht arritjet e nxënësve dhe a këshillon përmirësime në veprimtarinë e institucionit arsimor që çojnë në arritje më të mira të nxënësve?
3. A merr pjesë këshilli i mësuesve, në procedurat e emërimit, dhe largimit të mësuesit, drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit arsimor?
4. A shqyrton këshilli i mësuesve, rregullisht përvojat e suksesshme të mësuesve të institucionit?
5. A shqyrton këshilli i mësuesve, praktikat e suksesshme të kolegëve të institucioneve arsimore vendase dhe sugjeron mënyrat e zbatimit të tyre?
6. A kryejnë grupe mësuesish ose mësues të veçantë të caktuar nga drejtori i institucionit arsimor, ose të propozuar paraprakisht nga mësuesit, studime për praktikat e suksesshme të institucioneve analoge të huaja dhe sugjerojnë mënyrat e zbatimit të tyre?
7. A mblidhet këshilli i mësuesve si rregull, jo më pak se një herë në muaj, në rastet kur e kërkon 1/3 e anëtarëve të stafit apo kur e sheh të arsyeshme drejtori i institucionit arsimor?
8. A ka zhvilluar këshilli i mësuesve mbledhjen e tij të parë, të paktën 10 ditë para fillimit të vitit shkollor?
9. A janë dhënë në mbledhjen e parë të këshillit të mësuesve, mendime për formimin e klasave?
10. A janë dhënë në mbledhjen e parë të këshillit të mësuesve, mendime për orarin mësimor?
11. A janë dhënë në mbledhjen e parë të këshillit të mësuesve, mendime për tematikat e përafërta të mbledhjeve të zakonshme të këshillit?
12. A jepen në mbledhjen e parë të këshillit të mësuesve, mendime për veprimtaritë e zhvillimit të brendshëm profesional?
13. A janë dhënë në mbledhjen e parë të këshillit të mësuesve, mendime për çështje të tjera sipas kërkesës së drejtorit ose me nismën e këshillit?
14. A ka analizuar këshilli i mësuesve në përfundim të vitit mësimor, veprimtarinë vjetore të institucionit?
15. A ka rekomanduar këshilli i mësuesve në përfundim të vitit mësimor, synimin dhe objektivat për vitin e ardhshëm?
16. A ka vendosur drejtori i institucionit arsimor që në mbledhje të caktuara të këshillit të mësuesve të bëjnë pjesë, mësuesit ndihmës dhe instruktorët, si dhe personeli i konviktit dhe personeli ndihmës (nëse ka të tillë)?
17. A i ka bërë drejtori ftesë për pjesëmarrje në mbledhjet e këshillit të mësuesve, përfaqësuesve të njësisë bazë përkatëse të qeverisjes vendore, të njësisë arsimore vendore, punonjësit psiko/social, kryetarit të bordit, kryetarit të këshillit të prindërve, kryetarit të qeverisë së nxënësve, kryetarit të komisionit të etikës dhe sjelljes ose të deleguarve të tyre, personelit mjekësor të shkollës (kur ka të tillë), si dhe përfaqësuesve të tjerë nga komuniteti?
18. A ka caktuar drejtori një mësues si sekretar të këshillit të mësuesve?
19. A mban sekretari i këshillit të mësuesve shënimet e mbledhjeve në protokoll?
20. A i ka vendosur sekretari i këshillit të mësuesve në arkivin e institucionit materialet e paraqitura nga drejtuesit e institucionit dhe mësuesit?
0 / 20 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
