Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli13 pyetje

DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Udhëzimi nr. 34 datë 16.11.2018 “Për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare” (1)

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A disponojnë mësuesit dhe nxënësit telefon celular në mjediset e institucionit arsimor?

2. A e ka sekuestruar drejtoria e institucionit arsimor, kur është konstatuar disponimi i telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucionit, telefonin celular dhe a ka zbatuar masën disiplinore, sipas kuadrit në fuqi?

3. A janë depozituar telefonat e sekuestruar pranë ZVAP-it?

4. A e ka njoftuar drejtoria e institucionit arsimor me shkrim prindin ose kujdestarin ligjor të nxënësit, për masën e marrë ndaj nxënësit?

5. A e ka rishikuar drejtoria e institucionit arsimor rregulloren e brendshme të shkollës, si dhe a ka përcaktuar masat për ndalimin e telefonit celular nga nxënësit dhe mësuesit në mjediset e institucionit arsimor?

6. A ka organizuar drejtoria e institucionit arsimor takime me prindërit, për t’i njohur me rregulloren e re?

7. A ka vendosur drejtoria e institucionit arsimor në çdo klasë poster për ndalimin e telefonit celular?

8. A e ka siguruar drejtoria e institucionit arsimor nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të mësuesit të klasës me prindin ose kujdestarin ligjor, për ndalimin e telefonit celular në mjediset e shkollës nga nxënësit?

9. A ka vënë drejtoria e institucionit arsimor në dispozicion numër telefoni të veçantë për komunikimin me prindërit e nxënësve dhe a ua ka bërë me dije prindërve në deklaratën e përbashkët?

10. A ka raportuar me shkrim drejtoria e institucionit arsimor pranë ZVAP-it për masat e marra ndaj mësuesit, në rast të përdorimit të telefonit celular gjatë procesit mësimor?

11. A ka monitoruar ZVAP-i masat e marra nga institucionet arsimore, për ndalimin e telefonit celular nga nxënësit dhe mësuesit, në mjediset shkollore?

12. A ka depozituar ZVAP-i pranë Policisë së Shtetit, telefonat celularë të sekuestruar nga shkollat?

13. ZVAP-i ka raportuar çdo muaj me shkrim në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për zbatimin e këtij udhëzimi.

0 / 13 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen