Listë vetë-kontrolli51 pyetje
Lista verifikimi KES
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 51 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A ka ngritur shkolla në çdo fillim viti shkollor, komisionin e etikës dhe sjelljes (KES)?
2. A e ka organizuar drejtori i institucionit procesin për krijimin e komisionit të ri për çdo vit shkollor?
3. A funksionon KES-i mbi bazën e rregullores që e ka hartuar ai vetë, të cilën ia ka paraqitur për miratim drejtorit të IA-së?
4. A janë përfshirë në rregulloren e KES-it rregullat e sjelljes etike, rregullat e veshjes dhe të paraqitjes së punonjësve arsimorë?
5. A përbëhet KES-i me të paktën 5 anëtarë, nga mësues, nxënës dhe persona që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore?
6. A ka ngritur shkolla KES-in me 5 anëtarë, kur ka më pak se 24 klasa dhe me 7 anëtarë, kur ka të paktën 24 klasa?
7. A ka përcaktuar shkolla në rregulloren e brendshme numrin e mësuesve, të personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore dhe nxënësve në përbërje të KES-it?
8. A janë zgjedhur mësuesit anëtarë të KES-it me shumicë të thjeshtë votash nga këshilli i mësuesve?
9. A janë zgjedhur prindërit anëtarë të KES-it, me shumicë të thjeshtë të votave?
10. A janë zgjedhur nxënësit nga qeveria e nxënësve, anëtarë të KES-it me shumicë të thjeshtë votash?
11. A janë nxënësit anëtarë të KES-it, mbi moshën 14 vjeç?
12. A është siguruar mospërfshirja e drejtorit të shkollës në KES?
13. A kanë caktuar anëtarët e KES-it, në mbledhjen e parë, një kryetar dhe një sekretar?
14. A ka organizuar kryetari i KES-it veprimtarinë e komisionit?
15. A ka ndihmuar sekretari i KES-it në dokumentimin e veprimtarisë së komisionit, përmes mbajtjes dhe zbardhjes së procesverbaleve të mbledhjeve?
16. A është bërë e mundur që në Rregulloren e KES-it, të jenë përfshirë edhe detyra të tjera specifike për kryetarin, sekretarin dhe anëtarët?
17. A ka patur raste të largimit të anëtarit të KES-it nga komisioni, kur ka dhënë dorëheqjen?
18. A ka patur raste të largimit të anëtarit të KES-it nga komisioni, kur shumica e anëtarëve ka vendosur përjashtimin e tij për shkelje të normave të etikës dhe sjelljes që bien në kundërshtim me veprimtarinë e komisionit?
19. A ka patur raste të largimit të anëtarit të KES-it nga komisioni, kur shumica e anëtarëve ka vendosur përjashtimin e tij pasi është vënë në dyshim integriteti i tij, për shkak të procedimeve administrative civile, penale që vijojnë ndaj tij?
20. A ka patur raste të largimit të anëtarit të KES-it nga komisioni, kur shumica e anëtarëve ka vendosur përjashtimin e tij nëse ka munguar në tri mbledhje radhazi në mënyrë të pajustifikuar?
21. A ka patur raste që është zgjedhur anëtari i ri kur pozicioni i anëtarit ka mbetur i lirë, me të njëjtën procedurë siç ishte zgjedhur anëtari i larguar?
22. A ka zbatuar KES-i, në veprimtarisë e tij kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe është udhëhequr nga parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit?
23. A ka zbatuar KES-i, në veprimtarisë e tij kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe është udhëhequr nga parimi i paanësisë në vendimmarrje?
24. A ka zbatuar KES-i, në veprimtarisë e tij kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe është udhëhequr nga parimi i transparencës?
25. A ka zbatuar KES-i, në veprimtarisë e tij kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe është udhëhequr nga parimi i shqyrtimit brenda një afati kohor të arsyeshëm?
26. A ka zbatuar KES-i, në veprimtarisë e tij kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe është udhëhequr nga parimi i mbrojtjes së të dhënave personale?
27. A nuk kanë marrë pjesë anëtarët e KES-it në shqyrtimin dhe vendimmarrjen, në rastet kur janë ndodhur në kushtet e konfliktit të interesit?
28. A ka trajtuar KES-i të gjitha ankesat që i janë paraqitur me shkrim brenda objektit të veprimtarisë së tij?
29. A janë paraqitur ankesat në KES, sipas shtojcës nr. 6, të kësaj Rregulloreje?
30. A ka trajtuar KES-i, me nismën e tij, raste të shkeljeve të etikës, të kryera nga punonjësi arsimor, të cilat vijnë në kundërshtim me rregullat e parashikuara në Kodin e Etikës dhe në aktet e tjera në fuqi?
31. A e ka përcjellë KES-i, propozimin e tij për masë disiplinore te drejtori i IA-së, për t’u trajtuar në komisionin e disiplinës?
32. A i ka thirrur KES-i palët për t’i ballafaquar (kur e ka parë të nevojshme)?
33. A ka shqyrtuar dhe ka gjykuar KES-i në bazë të fakteve e provave të administruara në seancën dëgjimore për palën, ndaj të cilës është propozuar masa disiplinore?
34. A ka propozuar KES-i masa, sipas përcaktimeve në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në rastet kur është vërtetuar se pala ka shkelje të etikës dhe të rregullores së brendshme të IA-së, përveç rasteve kur ato përbëjnë vepër penale?
35. A kanë qenë të pranishëm në procedurën e ballafaqimit të organizuar nga KES-i, psikologu apo punonjësi social, në rastet kur ankues ka qenë nxënësi?
36. A i ka propozuar KES-i në përfundim të shqyrtimit të ankesës, drejtorit të shkollës masën disiplinore për çështjet e ngritura në ankesë, në përputhje me parashikimet e rregullores?
37. A është bërë vendimmarrja nga komisioni i disiplinës?
38. A i ka njoftuar KES-i palët për përfundimin e shqyrtimit të ankesës, sipas të dhënave të përcaktuara në shtojcën nr. 7, të kësaj Rregulloreje?
39. A ka dhënë KES-i rekomandime për t’u zbatuar nga punonjësit arsimorë në funksion të standardeve të Kodit të Etikës?
40. A ka siguruar KES-i një sistem të vazhdueshëm informimi për rëndësinë e integritetit të punonjësit arsimor?
41. A ka ndjekur KES-i nivelin drejtues dhe administrues të IA-së dhe është siguruar që ai është sipas standardeve të Kodit të Etikës?
42. A është mbledhur KES-i sa herë që është paraqitur një ankesë dhe/ose me nismën e tij në lidhje me çështje që përfshihen në objektin e veprimtarisë së tij, por jo më pak se 4 herë gjatë një viti mësimor?
43. A është zhvilluar mbledhja e KES-it kur kanë marrë pjesë shumica e thjeshtë e anëtarëve të tij dhe në rast të kundërt mbledhja është shtyrë?
44. A i ka marrë KES-i vendimet me shumicë të thjeshtë votash dhe a janë nënshkruar vendimet nga të gjithë anëtarët e pranishëm?
45. A e ka miratuar drejtori i IA-së rregulloren e KES-it?
46. A i ka kërkuar drejtori i IA-së, KES-it këshilla për aspekte të përmirësimit të etikës dhe sjelljes në institucion dhe a ka marrë përgjigje me shkrim?
47. A është bërë vetëm me shkrim komunikimi mes drejtorit të IA-së dhe KES-it?
48. A ka siguruar drejtori i IA-së një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e takimeve dhe ruajtjen e dokumentacionit të komisionit?
49. A i ka paraqitur me shkrim KES-i, bazuar në ankesat që i janë paraqitur dhe/ose rastet që ka iniciuar ai, drejtorit të IA-së përgjithësime të shkeljeve të normave të etikës dhe të sjelljes në institucion dhe a ka propozuar masa që drejtori mund të ndërmarrë për t’i parandaluar ose pakësuar ato?
50. A i ka dërguar kryetari i KES-it, propozimet për masat edhe te kryetari i bordit dhe kryetari i këshillit të prindërve?
51. A ka hartuar KES-i raportin vjetor të veprimtarisë së tij, në përfundim të vitit shkollor dhe a ia ka paraqitur drejtorit të IA-së, i cili ia dërgon zyrtarisht ZVA-së?
0 / 51 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
