Listë vetë-kontrolli37 pyetje
LISTË VERIFIKIMI-PËR VERIFIKIMIN E ZBATIMIT TË KRITEREVE LIGJORE MBI HARTIMIN E RREGULLORES SË BRENDSHME NË IAP
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 37 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A funksionon institucioni arsimor parauniversitar sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullores së tij të brendshme?
2. A është rregullorja e brendshme e institucionit arsimor në përputhje me ligjin nr. 69, datë 21.06.2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë" dhe me aktet nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij?
3. A është rregullorja e brendshme e institucionit arsimor në përputhje me Rregulloren e IAP-ve miratuar me Urdhërin 31, datë 28.01.2020?
4. A është hartuar rregullorja e brendshme e institucionit arsimor nën drejtimin e drejtorit të institucionit arsimor?
5. A është hartuar rregullorja e brendshme e institucionit arsimor nga grupe të gjera pune që përbëhen nga mësues, nxënës, prindër dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti ?
6. A është paraqitur për shqyrtim rregullorja e brendshme e institucionit arsimor nga drejtori i institucionit arsimor tek bordi i institucionit?
7. A është paraqitur rregullorja e brendshme e institucionit arsimor për miratim nga drejtori i institucionit arsimor tek titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse?
8. A i ka informuar drejtori i institucionit nxënësit dhe mësuesit për rregulloren e brendshme të institucionit?
9. A janë nisur procedurat për ndryshimin e neneve ose përfshirjen e neneve të reja (nëse është parë e arsyeshme) në Rregulloren e Brendshme të IA, me propozim të drejtorit të institucionit arsimor, të kryetarit të bordit të institucionit arsimor, të këshillit të prindërve, të qeverisë së nxënësve ose të paktën të 1/3-ës së mësuesve me kohë të plotë?
10. A i përmban rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor kriteret e pranimit për regjistrim në klasën e parë ose të dhjetë të nxënësve të zonave të tjera?
11. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor procedurën e shortit për pranimet në gjimnazet gjuhësore dhe seksionet dygjuhëshe kur vlera e mesatares së notave të provimeve të lirimit përfshin më shumë nxënës nga sa mund të pranohen?
12. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor përcaktimin e numrit të anëtarëve të drejtorisë së institucionit arsimor?
13. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor përcaktimin e minutave të pushimit ndërmjet orëve mësimore, 5 ose 10, dhe të pushimit të madh, pas orës së dytë apo të tretë?
14. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor, funksionimin e mësuesve ditor?
15. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor përcaktimin e numrit të mësuesve, prindërve dhe nxënësve në komisionin e Etikës dhe Sjelljes?
16. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor përcaktimin e lexuesve të tjerë të bibliotekës së institucionit, përveç mësuesve dhe nxënësve?
17. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor veprimet konkrete që kryhen në raste emergjence?
18. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor procedurat e pranimit të njerëzve të panjohur në mjediset e institucionit?
19. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor, procedurat e mirëmbajtjes rutinë ditore dhe javore të institucionit arsimor?
20. A e përcakton Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor uniformën e punonjësit të institucionit arsimor (drejtuesit, mësuesit)?
21. Gërma b, Pika 4, kreu II, udhëzimi nr. 30, datë 02.08.2013.
22. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor, ndalime për punonjësin e institucionit arsimor përveç atyre që përshkruhen Rregulloren e IAP-ve miratuar me Urdhrin 31/2020?
23. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor procedurat e shortit për vlerësimin vjetor të nxënësve në disa klasa, për disa lëndë?
24. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor detajimin e pikës 2c të nenit 60, të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012, i ndryshuar?
25. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor veshjen e nxënësit në mjediset e shkollës dhe uniformën e tij?
26. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor nderime të tjera dhe shpërblime për nxënësit, përveç atyre që përshkruhen Rregulloren e IAP-ve miratuar me Urdhërin 31/2020?
27. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor kriteret e shpalljes së pesë nxënësve me rezultate më të larta gjatë vitit mësimor në shkollat e orientuara?
28. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor rastet e ndalimit të përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të ndërlidhura me to nga mësuesit dhe nxënësit?
29. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të nga nxënësit gjatë procesit mësimor dhe gjatë qëndrimit në mjediset e institucionit arsimor parauniversitar?
30. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të, gjatë orëve të mësimit edhe për mësuesit, përveç rasteve emergjente, të përcaktuara në rregulloren e shkollës apo kur përdorimi lidhet drejtpërdrejtë me nevoja të provuara pedagogjike ose organizative të procesit mësimor të lejuara nga drejtoria e shkollës?
31. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor procedurat e dorëzimit në drejtorinë e shkollës për rastet kur konstatohet përdorimi në mënyrë të palejuar të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të?
32. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor rastet kur nxënësit mund të komunikojnë me prindin apo personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore?
33. A përmban Rregullorja e Brendshme detyrat dhe përgjegjësitë e drejtuesve të shkollës, mësuesve, oficerëve të sigurisë dhe shërbimit psiko-social, nxënësve, prindërve, të cilat lidhen me procedurat e ndalimit të përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të ndërlidhura me to?
34. A i ka informuar drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar nxënësit dhe prindërit/ personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore në fillim të vitit shkollor me rregullat të cilat lidhen me procedurat e ndalimit të përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të ndërlidhura me to?
35. A ka organizuar drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar takime me prindërit, për t’i informuar mbi rregullat dhe rëndësinë e zbatimit të tyre?
36. A ka konfirmuar prindi / personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore që janë njohur dhe e pranojnë rregullat mbi zbatimin e këtij udhëzimi?
37. A përmban Rregullorja e Brendshme Tip e institucionit arsimor procedurat në rast shkelje të këtij udhëzimi?
0 / 37 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
