Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli13 pyetje

Lista verifikimi për subjekt/institucion arsimor privat pa licencë

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A është krijuar dhe a funksionon institucioni arsimor privat sipas këtij ligji, përveç rasteve kur ligji ka formulim të veçantë për institucionet arsimore publike, si edhe akteve nënligjore të nxjerra në mënyrë specifike për to?

2. A është bërë licencimi i institucionit privat nëpërmjet institucionit përkatës të licencimit, sipas vendimit të ministrit?

3. A e ka filluar institucioni arsimor privat veprimtarinë e tij vetëm pas marrjes së licencës?

4. A është bërë licencimi i institucionit privat sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”?

5. A është kryer me vendim të ministrit nga institucioni përgjegjës për licencimin, pezullimi dhe revokimi i licencave të institucioneve arsimore private, që përmendën në pikën 2 të këtij neni?

6. A ka paraqitur kërkesë në rast se institucioni arsimor privat e ka ndërprerë veprimtarinë me iniciativën e vet, atëherë në institucionin përgjegjës për licencimin për revokim vullnetar të licencës?

7. A është hapur dhe mbyllur me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozimin e ministrit institucioni arsimor privat, që zhvillon edhe lëndë fetare, ose është themeluar apo administruar nga bashkësia fetare, mbështetur në kërkesën e përfaqësuesve të bashkësive fetare?

8. A është hapur/mbyllur me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit shkolla private, në të cilën mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, ose që lëshon diplomë të huaj apo të ngjashme me të?

9. A e ka ndërprerë institucioni arsimor privat dhe institucioni arsimor plotësues privat veprimtarinë me iniciativën e vet vetëm në fund të vitit shkollor?

10. A e përdor institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) licencën vetëm për subjektin përgjegjës për të cilin i është dhënë fillimisht licenca?

11. A zhvillon institucioni arsimor parauniversitar privat (edhe me VKM) veprimtarinë e tij vetëm për atë nivel arsimor, vendndodhje dhe mjedise, për të cilat është dhënë fillimisht licenca?

12. A është miratuar nga ministri dhe institucioni përgjegjës për licencimin çdo ndryshim i bërë nga ana e subjektit të licencuar?

13. A zotëron institucioni arsimor parauniversitar privat certifikatën e regjistrimit në organin tatimor, si: - Statut Nr. - Nipt Nr. - Ekstrakt Nr. - V. Gjykate Nr.

0 / 13 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen