Listë vetë-kontrolli56 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Kreun VVIII të Ligjit Nr.692012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” (1)
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 56 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A ka përfituar institucioni arsimor publik, në pajtueshmëri me politikat e tij, fonde financiare ose mbështetje materiale nga dhurues ose sponsorizues, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara nga ministri për arsimin, në bashkëpunim me ministrin e financave?
2. A janë vënë dhurimet dhe sponsorizimet në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit arsimor?
3. A ka siguruar institucioni arsimor publik të ardhura dhe shërbime për të tretët, në përputhje me fushën e veprimtarisë së tij dhe a i përdor ato sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi?
4. A është krijuar dhe a funksionon institucioni arsimor privat sipas këtij ligji, përveç rasteve kur ligji ka formulim të veçantë për institucionet arsimore publike, si edhe akteve nënligjore të nxjerra në mënyrë specifike për to?
5. A është bërë licensimi i institucionit privat nëpërmjet institucionit përkatës të licensimit, sipas vendimit të ministrit?
6. A e ka filluar institucioni arsimor privat veprimtarinë e tij vetëm pas marrjes së licensës?
7. A është bërë licensimi i institucionit privat sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”?
8. A është kryer me vendim të ministrit nga institucioni përgjegjës për licensimin, pezullimi dhe revokimi i licensave të institucioneve arsimore private, që përmendën në pikën 2 të këtij neni?
9. A ka paraqitur kërkesë në rast se institucioni arsimor privat e ka ndërprerë veprimtarinë me iniciativën e vet, atëherë në institucionin përgjegjës për licensimin për revokim vullnetar të licensës?
10. A është hapur dhe mbyllur me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozimin e ministrit institucioni arsimor privat, që zhvillon edhe lëndë fetare, ose është themeluar apo administruar nga bashkësia fetare, mbështetur në kërkesën e përfaqësuesve të bashkësive fetare?
11. A është hapur/mbyllur me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit shkolla private, në të cilën mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, ose që lëshon diplomë të huaj apo të ngjashme me të?
12. A i zhvillon shkolla private, e cila zhvillohen lëndë fetare, ose arsimim në gjuhë të huaj, detyrimisht në gjuhën shqipe lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi, histori e kombit shqiptar dhe gjeografi e Shqipërisë?
13. A e ka ndërprerë institucioni arsimor privat dhe institucioni arsimor plotësues privat veprimtarinë me iniciativën e vet vetëm në fund të vitit shkollor?
14. A i është revokuar licensa dhe është publikuar vendimi për revokimin e licencës në Regjistrin Kombëtar të Licensave, Autorizimeve dhe Lejeve institucionit arsimor privat dhe institucioni arsimor plotësues privat me shkelje të kritereve të licensimit?
15. A e përdor institucioni arsimor privat licensën vetëm për subjektin përgjegjës dhe vetëm për atë nivel arsimor, vendndodhje dhe mjedise, për të cilat i është dhënë fillimisht?
16. A është miratuar nga ministri dhe institucioni përgjegjës për licensimin çdo ndryshim i bërë nga ana e subjektit të licensuar?
17. A është revokuar licensa dhe a është bërë aplikim i ri në rast se ndryshimet e bëra kanë të bëjnë me kriteret e licensimit?
18. A zhvillohet kurrikula si një e tërë për të gjitha nivelet arsimore, për sa i përket formimit të vlerave, aftësive e koncepteve kryesore, si dhe parimeve të mësimdhënies, të të nxënit dhe të vlerësimit të nxënësve?
19. A është kurrikula në përputhje me ecurinë e zhvillimit fizik, mendor, shoqëror, etik të nxënësve dhe veçoritë e tyre individuale të të nxënit?
20. A hartohet dhe zbatohet kurrikula në bazë të kompetencave themelore të nxënësve?
21. A hartohet dhe zhvillohet kurrikula, sipas niveleve arsimore dhe klasave, në bazë të kornizës kurrikulare të arsimit parauniversitar?
22. A mishëron kurrikula parimin e integrimit nëpërmjet fushave të të nxënit dhe lëndore?
23. A u mundëson kurrikula nxënësve zgjedhje individuale, sipas nevojave dhe interesave të tyre?
24. A e strukturon institucioni arsimor kurrikulën në: kurrikul bërthamë, kurrikul me zgjedhje, si dhe kurrikul për veprimtaritë plotësuese?
25. A e ka miratuar drejtori i institucionit arsimor kurrikulën e hartuar në nivel institucioni, pas marrjes së pëlqimit nga njësia arsimore vendore?
26. A e zbaton institucioni arsimor privat planin dhe programin mësimor të miratuar në momentin e licensimit?
27. A ka marrë institucioni arsimor privat për çdo ndryshim të planit dhe programit mësimor miratimin e ministrit?
28. A janë përzgjedhur tekstet shkollore në bazë shkolle, pas certifikimit nga ministria, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit, me përjashtim të rasteve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave?
29. A janë tekstet për nxënësit alternative?
30. A është i kufizuar numri i alternativave të teksteve shkollore dhe a kufizohet në jo më shumë se tri alternativa për çdo lëndë ose fushë të të nxëni?
31. A janë siguruar tekstet shkollore nga botues vendas ose të huaj, mbi bazën e standardeve të teksteve, nëpërmjet një konkurrimi të hapur, të barabartë dhe transparent, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit?
32. A është bërë shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave, ose në pika të tjera shitjeje pranë shkollave nga subjekte të licencuara, me çmime të vendosura nga botuesit e të vlerësuara nga ministria në procesin e certifikimit të tekstit?
33. A e kryen institucioni arsimor vlerësimin e nxënësve me qëllim evidentimin e arritjeve të të nxënit?
34. A i ka vlerësuar institucioni arsimor nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të tretë me fjalë dhe shprehje?
35. A janë vlerësuar nxënësit e klasave të tjera me nota, numra të plotë nga katër deri në dhjetë, ku nota më e ulët kaluese është nota pesë, dhe vlerësimi përfundimtar është shoqëruar me përshkrim?
36. A ka përsëritur klasën nxënësi i klasave të para, të dyta dhe të treta, në rastet kur është kërkuar nga prindi?
37. A janë kryer llojet e vlerësimit, rregullat e kalimit ose përsëritja e klasës, njehsimi i notës vjetore lëndore dhe notës mesatare të nxënësit për një vit shkollor sipas udhëzimit të ministrit?
38. A realizohet vlerësimi i jashtëm i arritjeve të nxënësve nëpërmjet vlerësimit të arritjeve në arsimin fillor, provimeve kombëtare të arsimit bazë si dhe provimeve të maturës shtetërore?
39. A është kryer formë tjetër vlerësimi i jashtëm, me një numër të caktuar nxënësish?
40. A u është dhënë mundësia nxënësve me aftësi të kufizuara të zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre?
41. A është kryer hartimi i testeve, administrimi dhe vlerësimi në provimet kombëtare nga mësues të certifikuar?
42. A është bërë pagesa e tyre sipas akteve nënligjore në fuqi?
43. A janë vlerësuar nxënësit në provimet kombëtare të arsimit bazë në lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë e huaj?
44. A janë vlerësuar nxënësit e pakicave kombëtare në lëndët gjuhë amtare, gjuhë shqipe, matematikë dhe, sipas dëshirës, edhe në një gjuhë të huaj?
45. A e ka organizuar dhe zhvilluar institucioni arsimor vlerësimin e arritjeve të nxënësve në arsimin fillor dhe në provimet kombëtare të arsimit bazë në përputhje me udhëzimin e ministrit?
46. A kanë dhënë nxënësit në provimet e maturës shtetërore një numër lëndësh të përbashkëta dhe një numër lëndësh me zgjedhje?
47. A kanë dhënë të gjithë nxënësit këto tri lëndë të përbashkëta: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe një gjuhë e huaj?
48. A janë dhënë lëndët me zgjedhje sipas udhëzimit të ministrit?
49. A është kryer organizimi dhe zhvillimi i provimeve kombëtare të maturës shtetërore në përputhje me udhëzimin e ministrit?
50. A e ka pajisur institucioni arsimor nxënësin me dëftesën e arsimit bazë, e cila është lëshuar nga drejtori i shkollës, pasi nxënësi ka qenë kalues në provimet kombëtare të arsimit bazë?
51. A e ka pajisur Institucioni arsimor nxënësin me dokumentin e përfundimit të arsimit të mesëm të lartë (diplomë e maturës shtetërore), e cila është lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, pasi nxënësi ka qenë kalues në provimet kombëtare, të detyruara dhe me zgjedhje të maturës shtetërore?
52. Në përfundim të çdo klase, a e ka pajisur institucioni arsimor nxënësin me dëftesë, e cila është lëshuar sipas kritereve të përcaktuara me udhëzim të ministrit?
53. A ka lëshuar shkolla private e arsimit të mesëm të lartë e licencuar, diplomë të një institucioni arsimor të huaj ose të ngjashëm me të, sipas procedurave për njësimin e këtyre diplomave të përcaktuara nga ministri?
54. A janë kryer procedurat e njëvlershmërisë së dëftesave dhe diplomave të nxënësve të ardhur nga jashtë vendit, në përputhje me udhëzimin e ministrit?
55. A u është dhënë nxënësve të shkëlqyer në vite, pas përfundimit të arsimit të mesëm të lartë, “Medalje e artë” nga Kryeministri, me propozimin e ministrit?
56. A është dhënë “Medalja e artë” sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit?
0 / 56 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
