Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli59 pyetje

DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Udhëzimin nr.12 datë 27.04.2015 “Për mbledhjen përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të punonjësve arsimorë

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A ka respektuar institucioni arsimor, gjatë përpunimit të të dhënave personale, parimin e përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale dhe a ka respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private të subjekteve?

2. A disponon institucioni arsimor të dhënat personale të punonjësve arsimorë, të tilla si: - emri, atësia, mbiemri; - numri ID; - gjinia; - datëlindja; - gjendja civile; - lloji i diplomës (diplomave) të studimeve universitare; - viti i diplomimit; - emërtimi i shkollës së lartë ku është diplomuar; - institucionet arsimore ku ka punuar që në fillim dhe deri në vitin mësimor dhe datat e fillimit të punës në to; - vendndodhja e këtyre institucioneve; - lënda/lëndët që ka dhënë deri në vitin arsimor aktual; - ngarkesa javore në vitin mësimor aktual; - kategoria aktuale e kualifikimit; - certifikata të trajnimeve; - numri total i krediteve; - pjesëmarrja në organizmat e institucionit arsimor; - justifikimi me shkrim i mungesave; - vlerësimi me shkrim nga drejtori i shkollës; - çmimet në konkurse; - shpërblimet për merita profesionale; - masat disiplinore në fuqi; të dhëna personale të pranuara...

3. A disponon institucioni arsimor të dhënat personale të nxënësit, të tilla si: - të dhënat e paraqitura në pikat 2, 4 dhe 5 të kreut III, të këtij udhëzimi; - lloji i kopshtit (me drekë, pa drekë); - kartela e vaksinimeve; - numri ID; - forma e arsimimit dhe lloji i shkollës/ dega e saj; - lëndët me zgjedhje; - të dhëna të tjera të nxënësit në regjistrat dhe dëftesat e diplomat e tij; - certifikata; - fitues në konkurse e olimpiada; - justifikime të mungesave; - masat disiplinore në fuqi; - të dhëna personale të pranuara prej tij/saj nëpërmjet deklaratës së pëlqimit? Të dhënat e prindërve ose kujdestarëve ligjorë, si: - niveli arsimor; - gjendja civile; - punësimi; - a janë gjallë; - a janë emigrantë etj?

4. A përmbajnë të dhënat kontaktuese të prindërve/ kujdestarëve ligjorë? - emër; - mbiemër; - bashkia; - shkolla; - numri i telefonit; - adresa e-mail?

5. A ka përfshirë institucioni arsimor, ndër të dhënat personale të subjekteve, të dhëna për ta dhe prindërit/fëmijët e tyre: - origjinën racore; - origjinën etnike; - mendimet politike; - anëtarësimin në sindikata; - besimin fetar; - bindjet filozofike; - dënimin penal; - të dhënat për shëndetin dhe jetën seksuale? Përjashtuar rastet e kësaj pike (c), institucioni arsimor a ka përpunuar të dhënat sensitive të nxënësve, vetëm nëse subjekti ka dhënë pëlqimin, që mund të revokohet në çdo rast dhe e bën të paligjshëm përpunimin e mëtejshëm të të dhënave, si dhe në të gjitha rastet e parashikuara në nenin 7, pika 2, e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar?

6. A ka siguruar drejtori i institucionit arsimor kushtet teknike dhe organizative për mbledhjen, përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të subjekteve të institucionit përkatës, si dhe a ka plotësuar dhe përditësuar dosjet personale?

7. A është njohur drejtori i institucionit arsimor dhe a ka njohur kontrolluesit dhe përpunuesin me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet e tij nënligjore?

8. A ka informuar drejtori i institucionit arsimor punonjësit arsimorë, nxënësit e moshës mbi 18 vjeç, si dhe prindërit/kujdestarët ligjorë për arsyen e mbledhjes së të dhënave personale të subjekteve, përdorimin dhe mbrojtjen e tyre?

9. A janë njohur punonjësi arsimor, prindërit e nxënësit dhe nxënësi i moshës mbi 18 vjeç, pas kërkesës së tyre me shkrim, drejtuar drejtorit të institucionit, me të dhënat personale dhe dosjen personale të subjektit përkatës, në prani të kontrolluesit ose përpunuesit?

10. A kanë dhënë punonjësi arsimor, prindi i nxënësit dhe nxënësi mbi moshën 18 vjeç, pëlqimin për mbledhjen e një të dhëne të veçantë personale?

11. A është deklaruar pëlqimi me shkrim dhe a është bërë sipas modelit të shtojcave 2/1 dhe 2/2, bashkëlidhur këtij udhëzimi?

12. A ka mundësuar institucioni arsimor në çdo kohë tërheqjen e deklaratës së pëlqimit? '

13. A ka dhënë pëlqim me shkrim, prindi i nxënësit ose nxënësi mbi moshën 18 vjeç, për afishimin e fotos së nxënësit/të tij në mjedisin e institucionit arsimor dhe publikimin e fotografisë ose videos në internet, pasi është njohur paraprakisht me pasojat e këtij publikimi?

14. Kur një e dhënë personale ka pasur ndonjë gabim, a është korrigjuar nga kontrolluesi /përpunuesi vetëm në prani të drejtorit të institucionit arsimor, si dhe a është nënshkruar nga drejtori dhe kontrolluesi /përpunuesi krahas vendit të korrigjuar, duke shënuar edhe datën e korrigjimit?

15. A e ka kontrolluar drejtori i institucionit arsimor plotësinë dhe saktësinë e dosjeve personale, të paktën një herë në fund të vitit shkollor, si dhe a ka paraqitur konstatimet e tij me një shkresë, me nënshkrimin e tij dhe datën e kontrollit? A është kontrolluar plotësia dhe saktësia e dosjes personale të drejtorit të institucionit arsimor një herë në vit nga përpunuesi i tij?

16. A janë ruajtur dosjet personale në dosje ose skeda elektronike?

17. A janë ruajtur dosjet personale përgjithmonë në një mjedis të institucionit arsimor, në kushte sigurie, të mbrojtura nga dëmtimi?

18. A janë fshirë të dhënat e tjera personale të nxënësit, që nuk i përkasin dosjes personale, në kohën e përcaktuar sipas akteve nënligjore në fuqi, të miratuara nga ministri i ministrisë përgjegjëse për arsimin?

19. A ka ndaluar institucioni arsimor hyrjen e personave të paautorizuar me shkrim nga drejtuesi i institucionit arsimor, në mjedisin e punës së kontrolluesit/përpunuesit të të dhënave personale dhe në mjedisin ku ruhen dosjet personale të subjekteve?

20. A ka njoftuar kontrolluesi/ përpunuesi i të dhënave personale drejtorin e institucionit, në rastin e humbjes/zhdukjes së dokumentit me të dhënat personale, si dhe a ka marrë masa për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka humbur apo është zhdukur dokumenti, si dhe për të eliminuar pasojat e dëmshme?

21. A i ka mbrojtur kontrolluesi /përpunuesi i skedave elektronike, ato me fjalëkalime të forta, që njihen vetëm prej tij dhe që i ka ndryshuar çdo 3 ose 6 muaj?

22. A i ka ruajtur kontrolluesi/ përpunuesi në kushte sigurie, të mbrojtura nga dëmtimi, kopje të file-ve të dosjeve të subjekteve ose të pjesëve të tyre që janë paraqitur në formë elektronike?

23. A ka bërë një specialist i IT (i shkollës ose i njësisë arsimore vendore) rregullimet e kompjuterit që mban dosjet personale të subjekteve ose një pjesë të tyre pas kërkesës me shkrim të drejtorit të institucionit?

24. A kanë ruajtur drejtori i institucionit arsimor, kontrolluesit e përpunuesit dhe personat e autorizuar për të dhënat personale, fshehtësinë e të dhënave personale?

25. A ruan kontrolluesi/përpunuesi fshehtësinë edhe pasi nuk ushtron më funksionin e tij?

26. A kanë nënshkruar deklaratën e fshehtësisë (konfidencialitetit), sipas modelit të shtojcës 3, bashkëlidhur këtij udhëzimi të gjithë personat që kanë të bëjnë me dosjet personale?

27. A u ka vënë drejtori i institucionit arsimor në dispozicion të tjerëve, jashtë institucionit, të dhënat personale të një subjekti të institucionit, me përjashtim të rasteve kur subjekti i të dhënave, prindi/kujdestari i ligjshëm, ka paraqitur kërkesën ose ka dhënë pëlqimin?

28. A u ka dhënë institucioni arsimor të dhëna personale të një subjekti personave të panjohur ose personave, identiteti i të cilëve nuk mund të identifikohet?

29. A u ka dhënë institucioni arsimor të dhëna personale të një subjekti nëpërmjet telefonit?

30. A i janë dhënë prindit që nuk është kujdestar ligjor të dhënat për nxënësin ose prindin e tij që është kujdestar ligjor?

31. Kur kujdestaria ligjore është e përbashkët, a janë njohur të dy kujdestarët ligjorë me të dhënat personale dhe dosjen personale të fëmijës (nxënësit) dhe me të dhënat e veta që mbahen nga institucioni arsimor, por nuk janë njohur me të dhënat e kujdestarit tjetër ligjor?

32. Kur të dhënat e një subjekti janë përdorur për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale, a kanë verifikuar drejtori i institucionit arsimor dhe kontrolluesi/ përpunuesi autorizimin e personit që ka kërkuar njohjen me dosjen personale të një subjekti, a e kanë arkivuar autorizimin dhe a e kanë lejuar njohjen me dosjen në fjalë, kur kanë konfirmuar rregullsinë e autorizimit? A është realizuar procedura kur është kërkuar dosja personale e drejtuesit të institucionit, nga përpunuesi përkatës?

33. A ka ruajtur psikologu/punonjësi social privatësinë e informacionit që ka siguruar gjatë punës në institucionet arsimore

34. A është bërë realizimi i testeve psikologjike dhe çdo komunikim tjetër i psikologut/punonjësit social drejtpërdrejt vetëm me nxënësin, me miratimin me shkrim të prindërve, me përjashtim të rastit kur komunikimi ka qenë pjesë e një hetimi për një abuzim dhe është kërkuar nga autoriteti përkatës?

35. A ruhet në dosje të posaçme. informacioni për nxënësit dhe familjet e tyre, i marrë për shkak të detyrës nga psikologu/punonjësi social? A është siguruar dosja nga përdorimi i saj prej personave të paautorizuar?

36. A u ka dërguar drejtori i institucionit arsimor, zyrtarisht njësive arsimore vendore përkatëse, ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe çdo institucioni qeveritar që përcaktohet me urdhër të ministrit të ministrisë përgjegjëse për arsimin, të dhëna të caktuara personale të subjekteve, pa i identifikuar këta?

37. A u janë vënë të dhënat personale të një subjekti të institucionit arsimor, në dispozicion organizatave të caktuara jofitimprurëse, vetëm pas miratimit me shkrim të drejtorit të institucionit arsimor dhe pa zbuluar identitetin e subjekteve?

38. A u është dhënë e drejta punonjësit arsimor, prindit të nxënësit dhe nxënësit mbi moshën 18 vjeç, të ankohen me shkrim dhe të kërkojnë takim me kontrolluesin ose përpunuesin përkatës për kushtet e sigurisë, të fshehtësisë, për plotësinë dhe saktësinë e të dhënave personale dhe të dosjes së subjektit dhe kanë marrë përgjigje me shkrim brenda 30 ditëve pune?

39. Punonjësi arsimor, prindi i nxënësit dhe nxënësi mbi moshën 18 vjeç, nëse nuk kanë qenë të kënaqur nga përgjigja e kërkesës së tyre, e përshkruar në pikën 17/a, a u është dhënë e drejta të ankohen me shkrim dhe të kërkojnë takim me drejtorin e institucionit, duke i paraqitur ankesën dhe përgjigjen me shkrim dhe kanë marrë përgjigje me shkrim brenda 10 ditëve pune?

40. A ka dorëzuar drejtori i institucionit arsimor që është mbyllur të gjitha dosjet personale në Arkivin e Shtetit ose Arkivin Rajonal me procesverbal?

41. A i ka dorëzuar drejtori i institucionit arsimor, që është bashkuar me një institucion tjetër, drejtorit të institucionit arsimor të bashkuar dosjet personale të subjekteve, që shkojnë tek institucioni arsimor i bashkuar me procesverbal?

42. Kur një subjekt i një institucioni arsimor është transferuar në një institucion tjetër arsimor, a i ka dorëzuar drejtori i institucionit, drejtorit të institucionit arsimor pritës dosjen personale përkatëse me procesverbal?

43. A është lejuar që transferimi i dosjes personale të bëhet nga personi të cilit i përket dosja?

44. A kanë hartuar grupi i punës, i kryesuar nga drejtori i institucionit arsimor dhe i përbërë nga anëtarët e drejtorisë së institucionit arsimor, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i këshillit të prindërve të institucionit dhe dy mësues, të zgjedhur nga këshilli i mësuesve, rregulloren e brendshme për sigurinë dhe fshehtësinë (konfidencialitetin) e të dhënave personale dhe dosjeve personale të subjekteve?

45. A ka marrë drejtori i institucionit masa administrative dhe disiplinore, sipas akteve normative të miratuara nga ministri përgjegjës për arsimin, kur kontrolluesi/përpunuesi ka kryer shkelje në procedurat e përpunimit, mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave personale dhe kur veprimet e tij nuk përbënin vepër penale?

46. A bashkëpunon institucioni arsimor me komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me ushtrimin e të drejtave dhe të detyrave që i janë ngarkuar atij me ligj?

47. A përmban dosja personale e punonjësit arsimor të dhënat sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi?

48. A është hartuar nga punonjësi arsimor dhe a është dorëzuar me shkrim, dosja personale e punonjësit arsimor në fund të vitit mësimor, te kontrolluesi/ përpunuesi i dosjes personale, me nënshkrimet dhe datën e dorëzimit të punonjësit arsimor dhe kontrolluesit/përpunuesit?

49. A ndodhet dosja personale e nxënësit në amzën e shkollës dhe indeksin alfabetik të amzës?

50. A ndodhet dosja personale e nxënësit në treguesit antropometrikë dhe të cilësive fizike të nxënësve?

51. A ndodhet dosja personale e nxënësit në shtesat e dosjes personale?

52. A përmban amza këto të dhëna personale për nxënësin: a) emri mbiemri i nxënësit; b) numri ID; c) gjinia e nxënësit, d) datëlindja e nxënësit; e) vendlindja e nxënësit; f) emri i babait (kujdestarit ligjor); g) emri i nënës (kujdestarit ligjor); h) vendbanimi i nxënësit; i) data e regjistrimit në klasën e parë; j) vlerësimet vjetore sipas planit mësimor përkatës, bazuar në dëftesat/diplomën për çdo klasë të njëpasnjëshme që ka ndjekur; k) raste të veçanta: kalimi në vjeshtë, mbetja në klasë; l) shënimet për karakteristikat e nxënësit dhe vlerësimet për sjelljen, bazuar në dëftesat/diplomën për çdo klasë të njëpasnjëshme që ka ndjekur; m) vlerësimi në provimet e përfundimit të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë; të dhënat për transferimin e nxënësit (kur nxënësi largohet nga kjo shkollë ose vjen nga një shkollë tjetër) (data e transferimit, emri i shkollës ku transferohet dhe ve...

53. A përmban indeksi alfabetik i amzës emrin e mbiemrin e nxënësit dhe numrin e tij të amzës?

54. A përmbajnë treguesit antropometrikë dhe të cilësive fizike të nxënësit këto të dhëna për nxënësin: a) pesha trupore në kg; b) lartësia trupore në cm; c) treguesit e masës trupore BMI; d) perimetrin e gjoksit në qetësi në cm; e) perimetrin e gjoksit në frymëmarrje në cm; f) perimetri i belit në nivelin e kërthizës në cm (PK); g) perimetri në nivelin e vitheve, muskujve gluteo në cm (PG); h) vlera e raportit PK/PG; i) tregues të tjerë?

55. A janë matur treguesit antropometrikë dhe cilësitë fizike të nxënësit nga mësuesi i edukimit fizik dhe a i janë dorëzuar me shkrim në fund të vitit mësimor, kontrolluesit të dosjes personale të nxënësve, me nënshkrimet dhe datën e dorëzimit të mësuesit dhe kontrolluesit?

56. A përmban shtesa e dosjes personale të nxënësit këto të dhëna: a) certifikata për rezultate më të larta vjetore në klasë, në shkollë, si dhe për kontribute në mbarëvajtjen e institucionit arsimor; b) fitues në konkurse, gara në nivel njësie arsimore vendore, kombëtar ose ndërkombëtar; c) pjesëmarrja në qeverinë e nxënësve; pjesëmarrja në komisionin e etikës dhe sjelljes dhe/ose në komisionin e shëndetit, sigurisë, mirëmbajtjes dhe mjedisit?

57. A është plotësuar shtesa e dosjes personale të nxënësit nga mësuesi i tij kujdestar dhe a i është dorëzuar në fund të vitit mësimor kontrolluesit të dosjes personale, me nënshkrimet dhe datën e dorëzimit të mësuesit dhe kontrolluesit?

58. A përmbajnë të dhënat kontaktuese të prindit/kujdestarit përmbajnë informata sipas shtojcës 4, bashkëlidhur udhëzimit 28 (për disa shtesa dhe ndryshime në këtë udhëzim) dhe a janë plotësuar sipas udhëzimit “Për plotësimin e të dhënave kontaktuese të prindit/kujdestarit ligjor”, shtojca 5, bashkëlidhur udhëzimit 28?

59. A përmbajnë të dhënat kontaktuese të prindit/kujdestarit, informata sipas shtojcës 4, bashkëlidhur udhëzimit 28 (për disa shtesa dhe ndryshime në këtë udhëzim) dhe a janë plotësuar sipas udhëzimit “Për plotësimin e të dhënave kontaktuese të prindit/kujdestarit ligjor”, shtojca 5, bashkëlidhur udhëzimit 28?

0 / 59 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen