Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli84 pyetje

Lista e pyetjeve për inspektim - ZVAP

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A ka hartuar ZVAP databazën me kandidatët e kategorisë së III ( Mësues i kualifikuar) dhe të kategorisë së II ( Mësues specialist), të cilët vlerësohen nëpërmjet portofolit të zhvillimit profesional të mësuesve dhe provimeve me test sipas lëndëve/profileve dhe cikleve përkatës?

2. A ka hartuar ZVAP databazën me kandidatët e kategorisë së I (Mësues Mjeshtër) kualifikimi i të cilëve kryhet nëpërmjet portofolit të zhvillimit profesional të mësuesve dhe provimit të realizuar me orë mësimore të hapur në lëndën/profilin dhe ciklin përkatës?

3. A ka hartuar dhe miratuar ZVAP-ja në bashkëpunim me drejtuesit e rrjeteve profesionale kalendarin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura për të gjithë kandidatët e kategorisë së I ( Mësues Mjeshtër) sipas periudhës së caktuar nga MAS?

4. A janë kandidatët për kualifikim (kandidatët), punonjësit e institucioneve arsimore publike dhe private, të cilët kanë diplomë në fushën e mësuesisë?

5. A janë kandidatët për kualifikim (kandidatët), punonjësit e institucioneve arsimore publike dhe private, të cilët kanë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të parë dhe të dytë ose të barasvlershme me to, të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësimdhënies në arsimin parauniversitar?

6. A janë kandidatët për kualifikim (kandidatët), punonjësit e institucioneve arsimore publike dhe private, të cilët japin lëndët e muzikës, të arteve pamore, kërcimit dhe edukimit fizik?

7. A u janë nënshtruar procedurave të kualifikimit, detyrimisht të gjithë mësuesit që deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës, kanë pasur të paktën 5 vjet punë, për kategorinë e kualifikimit “Mësues i kualifikuar”?

8. A u janë nënshtruar procedurave të kualifikimit, detyrimisht të gjithë mësuesit që deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës, kanë pasur të paktën 10 vjet punë, për kategorinë e kualifikimit “Mësues specialist”, dhe të paktën 5 vjet punë pas marrjes së kategorisë “Mësues i kualifikuar”?

9. A u janë nënshtruar procedurave të kualifikimit, detyrimisht të gjithë mësuesit, që deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës, kanë pasur të paktën 20 vjet punë, për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, dhe të paktën 10 vjet punë pas marrjes së kategorisë “Mësues specialist”?

10. A janë kualifikuar për kategorinë më të ulët që nuk e kanë fituar ende, punonjësit arsimorë të përmendur në pikën 2 të këtij neni, që kanë pasur mospërputhje midis vjetërsisë së punës në arsim dhe kategorisë së kualifikimit?

11. A kanë aplikuar duke filluar nga viti shkollor 2014-2015, mësuesit që plotësojnë kriteret e pikës 2 të këtij neni, për të fituar kategorinë e kualifikimit, nëse kanë kryer të paktën 3 ditë trajnimi në vit kalendarik, të barasvlershme me 18 orë trajnimi, të pasqyruara me 1 (një) kredit?

12. A ka hartuar Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP) listën e emrave të kandidatëve që do të marrin pjesë në kualifikimin e mësuesve?

13. A ka dërguar Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP), listën e emrave të kandidatëve për kualifikim në ASCAP, sipas databazës së përcaktuar?

14. A ka verifikuar dhe ka monitoruar DRAP-i plotësinë dhe saktësinë e aplikimeve të paraqitura nga kandidatët për procesin e kualifikimit?

15. A ka verifikuar dhe ka monitoruar DRAP-i procesin e vlerësimit të kritereve të kandidatëve, për të hyrë në procesin e kualifikimit, të kryer nga ZVAP-ja përkatëse?

16. A ka monitoruar DRAP-i vlerësimin e portofolit të mësuesit të kryer nga ZVAP-ja përkatëse?

17. A ka monitoruar DRAP-i procesin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura në bashkëpunim me ASCAP –in?

18. A ka monitoruar DRAP-i procesin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura në bashkëpunim me DPAP-në?

19. A ka monitoruar DRAP-i procesin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura në bashkëpunim me ZVAP-të?

20. A ka dërguar DRAP-i në DPAP, listën me emrat e përgjegjësve të administrimit, administratorëve dhe sekretuesve?

21. A ka dërguar Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP), në formë elektronike dhe me shkresë zyrtare bazën e të dhënave të plota sipas formatit të ASCAP-it?

22. A ka organizuar DRAP-i seminare rreth rezultateve të provimeve të kualifikimit në DRAP?

23. A ka përmirësuar DRAP-i planin e zhvillimit profesional të punonjësve arsimorë, mbështetur në rezultatet e provimeve?

24. A ka informuar Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP), kandidatët për procedurat dhe rregullat e procesit të kualifikimit?

25. A ka njoftuar ZVAP-ja, kandidatët që të paraqesin kërkesën për kualifikim dhe portofolin profesional?

26. A ka shqyrtuar dhe ka monitoruar ZVAP-ja, kërkesat e paraqitura?

27. A ka vlerësuar me pikë ZVAP-ja, portofolat e kandidatëve nga komisione të ngritura në ZVAP?

28. A ka njoftuar ZVAP-ja secilin kandidat për vlerësimin me pikë të portofolit?

29. A ka njoftuar ZVAP-ja për vlerësimin me pikë të portofolit drejtorinë përkatëse të institucionit arsimor?

30. A ka dërguar ZVAP-ja në DRAP, listën emërore të të gjithë kandidatëve me pikët e portofolit, sipas databazës së përcaktuar nga ASCAP-i?

31. A ka njoftuar ZVAP-ja secilin kandidat, për datën, mjedisin dhe orën e zhvillimit të provimit për kandidatët e kategorisë së III ( Mësues i kualifikuar) dhe të kategorisë së II ( Mësues specialistë)?

32. A ka njoftuar ZVAP-ja për rezultatet në provim, secilin kandidat?

33. A ka njoftuar ZVAP-ja për rezultatet në provim, drejtorinë e shkollës përkatëse?

34. A ka njoftuar ZVAP-ja në bashkëpunim me drejtuesin e rrjetit profesional secilin kandidat për datën e zhvillimit të orës mësimore të hapur për kandidatët e kategorisë së I ( Mësues Mjeshtër)?

35. A ka siguruar ZVAP-ja pjesëmarrjen në orën mësimore të hapur të drejtuesit të rrjetit profesional?

36. A ka siguruar ZVAP-ja pjesëmarrjen në orën mësimore të hapur të dy anëtarëve të rrjetit profesional?

37. A ka siguruar ZVAP-ja pjesëmarrjen në orën mësimore të hapur të një përfaqësuesi të saj?

38. A ka përgatitur ZVAP-ja instrumentin përkatës për vlerësimin e orës mësimore të hapur?

39. A është plotësuar dhe nënshkruar instrumenti përkatës për vlerësimin e orës mësimore të hapur, nga drejtuesi i rrjetit profesional?

40. A është plotësuar dhe nënshkruar instrumenti përkatës për vlerësimin e orës mësimore të hapur, nga drejtuesi i institucionit arsimor përkatës?

41. A është nënshkruar instrumenti përkatës për vlerësimin e orës mësimore të hapur, nga mësuesi kandidat?

42. A ka mbledhur ZVAP-ja të gjitha vlerësimet për orët mësimore të hapura të zhvilluara nga kandidatët e kategorisë së I ( Mësues Mjeshtër) ?

43. A ka ruajtur ZVAP-ja sipas legjislacionit në fuqi të gjitha vlerësimet për orët mësimore të hapura të zhvilluara nga kandidatët e kategorisë së I ( Mësues Mjeshtër) ?

44. A ka monitoruar ZVAP-ja procesin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura në bashkëpunim me ASCAP-in?

45. A ka monitoruar ZVAP-ja procesin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura në bashkëpunim me DPAP-në?

46. A ka monitoruar ZVAP-ja procesin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura në bashkëpunim me DRAP-in?

47. A ka plotësuar ZVAP-ja bazën e të dhënave me pikët e vlerësimit për kandidatët për kategorinë I ( Mësues Mjeshtër) ?

48. A ka hedhur ZVAP-ja në databazën e personelit mësimor, të dhënat e reja të kualifikimit të mësuesve?

49. A përmban portofoli personal i kandidatit, jetëshkrimin (me fotografi)?

50. A përmban portofoli personal i kandidatit, fotokopje të noterizuara të certifikatave me kreditet përkatëse?

51. A përmban portofoli personal i kandidatit, fotokopje të noterizuara të dëshmive të titujve/gradave shkencore (nëse ka)?

52. A përmban portofoli personal i kandidatit, fotokopje të noterizuara të dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja (nëse ka)?

53. A përmban portofoli personal i kandidatit, vlerësimin e fundit të drejtorit të institucionit arsimor?

54. A përmban portofoli personal i kandidatit, planin e një aktiviteti të një klase të caktuar ose grup klasash, organizuar nga kandidati përkatës, të realizuar gjatë vitit të kualifikimit, të shoqëruar me realizimin e aktivitetit me foto etj?

55. A përmban portofoli personal i kandidatit një planifikim të një mësimi model (ditar), duke u bazuar në mësimdhënien me në qendër nxënësin, sipas kurrikulës me kompetenca?

56. A përmban portofoli personal i kandidatit një test/detyrë përmbledhëse për një periudhë të caktuar, sipas profilit përkatës, të realizuar gjatë vitit të kualifikimit, të shoqëruar me një analizë të thjeshtë të rezultateve të arritura në një klasë të caktuar?

57. A përmban portofoli personal i kandidatit një plan të një projekti kurrikular, të zhvilluar nga nxënësit e një klase të caktuar, të shoqëruar me realizimin e tij me foto?

58. A përmban portofoli personal i kandidatit, gjuhën e huaj të mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës ose në provime ndërkombëtare, të njohura sipas akteve ligjore në fuqi?

59. A përmban portofoli personal i kandidatit, diplomë e ciklit të dytë master me 60-120 kredite ECTS?

60. A përmban portofoli personal i kandidatit, diplomë e ciklit të tretë “Master ekzekutiv” ose e barasvlershme me to, me 60-120 kredite ECTS?

61. A përmban portofoli personal i kandidatit doktoratë të fituar në fushën e edukimit, e drejtimit të arsimit dhe/ose që lidhet me profilin përkatës?

62. A nuk ka përfituar kandidati pikë në portofolin profesional, nëse diploma e ciklit të dytë vlen si kriter shkollimi për profesionin e mësuesit?

63. A ka ngritur titullari i ZVAP-së, Komisionin e Vlerësimit të Portofolit (KVP)?

64. A ka vlerësuar KVP-ja me pikë, secilin dokument të portofolit profesional, sipas kritereve të përcaktuara në shtojcën 2 dhe 3?

65. A nuk ka marrë pjesë kandidati në provimin e kualifikimit ose në orën mësimore të hapur për kategorinë e parë , kur nuk ka fituar të paktën 1 pikë për çdo dokument të pikave a, b, c, ç të pikës 2, të këtij neni ose nuk i ka dorëzuar këto dokumenta.

66. A ka vënë ZVAP-ja në dispozicion të kandidatëve, programet e kualifikimit, të hartuara nga ASCAP-i?

67. A i janë nënshtruar procesit të kualifikimit, mësuesit e arsimit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë që japin më shumë se një lëndë, për lëndën që zhvillojnë më shumë orë vjetore gjatë vitit të kualifikimit?

68. A ka vendosur ZVAP-ja, për raste të veçanta, se cilën lëndë do të kualifikohet mësuesi?

69. A ka njoftuar DRAP-i/ZVAP-ja, pas njoftimit të marrë nga ASCAP-i, drejtorin e institucionit arsimor përkatës për hartuesin e testeve që nuk ka ruajtur fshehtësinë e testit?

70. A ka njoftuar DRAP-i/ZVAP-ja, pas njoftimit të marrë nga ASCAP-i, drejtorin e institucionit arsimor përkatës për vlerësuesin e testit që nuk është treguar korrekt gjatë vlerësimit të testeve?

71. A ka njoftuar DRAP-i/ZVAP-ja, pas njoftimit të marrë nga ASCAP-i, drejtorin e institucionit arsimor përkatës për administratorin që nuk ka zbatuar udhëzimin?

72. A ka dërguar ZVAP-ja instrumentin e vlerësimit të orës mësimore të hapur në drejtorinë e institucionit arsimor?

73. A ka plotësuar ZVAP-ja vlerësimin e orës mësimore të hapur për kandidatët e kategorisë së parë në databazën e të dhënave që dërgohen në ASCAP?

74. A i është dhënë kandidatit që nuk e kalon me sukses provimin, mundësia të hyjë në provim në sesionin pasardhës?

75. A i është dhënë mundësia kandidatit, i cili ka fituar kategorinë dhe ka dëshirë të përmirësojë rezultatin, të futet në provim në sesionin pasardhës?

76. A u ka dorëzuar ZVAP-ja, certifikatat mësuesve përkatës?

77. A i është dhënë e drejta kandidatit, të ankohet me shkrim për vlerësimin e portofolit te titullari i ZVAP-së, brenda tri ditëve nga vlerësimi i portofolit?

78. A i ka dërguar titullari i ZVAP-së, ankuesit përgjigjen me shkrim, brenda pesë ditëve nga data e dorëzimit të ankesës

79. A ka mbledhur ZVAP-ja, brenda tri ditëve nga data e njoftimit të rezultateve të provimeve, të gjitha ankimet me shkrim të kandidatëve për vlerësimin e provimit dhe a i ka dërguar në formë elektronike dhe me postë në DRAP?

80. A ka mbledhur DRAP-i, brenda tri ditëve nga marrja e ankimeve nga ZVAP-të, të gjitha ankimet nga ZVAP-të përkatëse dhe i ka dërguar në ASCAP, në formë elektronike dhe me postë, sipas formatit të përcaktuar nga ASCAP-i?

81. A ruhet dokumentacioni i krijuar gjatë zbatimit të procedurave të përcaktuara në këtë udhëzim, në institucionet përkatëse në përputhje me ligjin për arkivat në Republikën e Shqipërisë?

82. A kanë përfshirë DRAP-et në platformat e inspektimit, procedurat e vlerësimit të portofolave nga ZVAP-të?

83. A propozon grupi i inspektimit për masë disiplinore ndaj personave përgjegjës në ZVAP për shkeljet e konstatuara?

84. A jep grupi i inspektimit rekomandimet përkatëse për shkeljet e konstatuara?

0 / 84 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen