Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli11 pyetje

Lista verifikimi (vazhdim) për përdorimin e fondeve publike për transportin

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A janë përballuar nga fondet publike shpenzimet për transportin e punonjësve arsimorë të institucioneve publike të cilët punojnë jashtë qendrave urbane, në largësinë mbi 5 km nga kufiri i njësisë përbërëse administrative të vendbanimit të tyre të përhershëm dhe kthehen brenda ditës?

2. A janë përballuar nga fondet publike shpenzimet për transportin e nxënësve që ndjekin institucionet arsimore publike të arsimit bazë ose kopshtet publike, që udhëtojnë, nga vendbanimi i përhershëm në një vendbanim tjetër, mbi 2 km larg institucioneve arsimore publike më të afërta?

3. A janë përballuar nga fondet publike shpenzimet për transportin e nxënësve që jetojnë në qendra rezidenciale të krijuara me VKM për grupe të nxënësve/fëmijëve/familjeve që vijnë nga shtresa sociale në nevojë dhe që udhëtojnë mbi 2 km larg për të ndjekur mësimin në institucionet arsimore publike bazë më të afërta (shkollat e arsimit bazë ose kopshtet publike)?

4. A janë përballuar nga fondet publike shpenzimet për transportin e nxënësve të arsimit parauniversitar me aftësi të kufizuara që gëzojnë statusin ligjor të invalidit që nuk shikojnë, që nuk dëgjojnë, invalidit paraplegjik dhe invalidit tetraplegjik?

5. A kanë miratuar njësitë arsimore vendore, mbështetur në numrin e mësuesve dhe nxënësve që planifikohen të përfitojnë nga shërbimi i transportit, në bashkëpunim me këshillat e qarqeve e njësitë bazë të qeverisjes vendore, hartën e linjave, sipas largësive të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi?

6. A kanë prokuruar njësitë arsimore vendore, mbështetur në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, fondet publike për shërbimin e transportit të nxënësve dhe punonjësve arsimor, sipas linjave ndërqytetëse të shërbimit të transportit publik, të licencuara në bazë qarku nga njësitë vendore dhe qendrore?

7. A kanë realizuar njësitë arsimore vendore mbulimin e këtij shpenzimi drejtpërdrejt, nëpërmjet llogarive bankare, në bankat e nivelit të dytë ose pranë zyrave të Postës Shqiptare, kur nuk kanë realizuar me sukses procedurat e prokurimit publik të shërbimit të transportit të punonjësve arsimor dhe nxënësve, të parashikuar në pikën 3, të këtij vendimi?

8. A janë përllogaritet masat e shpenzimeve në bazë të numrit të nxënësve dhe mësuesve, numrit të ditëve mësimore, çmimit mesatar të biletës për linjat ndërqytetëse apo rrethqytetase të shërbimit të transportit, të miratuara me vendimin nr. 146 datë 26.02.1998 të Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e tarifave të transportit të udhëtareve”, të ndryshuar, indeksimit të çmimeve të shërbimit të transportit të botuara çdo vit nga ISTAT-i si dhe në bazë të akteve të tjera ligjore?

9. A kanë përfituar shpërblim mujor për largësi më pak se 10 km nga vendbanimi i tyre, punonjësit arsimor që kanë përfituar transport të siguruar nga njësitë vendore arsimore, të parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi?

10. A kanë përfituar shpërblim 1 000 (një mijë) lekë në muaj kur kjo largësi është nga 10 km deri më pak se 20 km nga vendbanimi i tyre, punonjësit arsimor edhe pse kanë përfituar transport të siguruar nga njësitë vendore arsimore, të parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi?

11. A kanë përfituar shpërblim 18 000 (një mijë) lekë në muaj kur kjo largësi është mbi 20 km nga vendbanimi i tyre, punonjësit arsimor edhe pse kanë përfituar transport të siguruar nga njësitë vendore arsimore, të parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi?

0 / 11 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen