Listë vetë-kontrolli40 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Udhëzimin e përbashkët nr. 28 datë 16.10.2023 “Për kushtet dhe procedurat për transferimin nga arsimi i përgjithshëm g
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 40 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A kanë të drejtë të transferohen në gjimnaz nxënësit që kanë përfunduar klasën e dhjetë të arsimit të mesëm profesional?
2. A e plotësojnë nxënësit që duan të transferohen, kriterin e moshës, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për sistemin arsimor parauniversitar
3. A është bërë transferimi nga arsimi i mesëm profesional në gjimnaz me miratim të Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare (ZVAP) përkatëse?
4. A kanë filluar procedurat e transferimit pas përfundimit të vitit shkollor?
5. A kanë vijuar procedurat e transferimit deri në fund të muajit korrik?
6. A ka bërë personi që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, aplikimin on-line për transferim, nëpërmjet platformës e-albania, në shërbimin përkatës?
7. A ka ngarkuar personi që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit dokumentin e identifikimit të nxënësit?
8. A ka ngarkuar personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dëftesën e klasës së 10-të të arsimit të mesëm profesional?
9. A ka vlerësuar ZVAP-ja ku është paraqitur aplikimi për transferim, jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune nga përfundimi i afatit për aplikim, dokumentacionin e aplikimit? dhe a ka miratuar ose refuzuar kërkesën për transferim, nëpërmjet platformës e-albania?
10. A e ka miratuar ose refuzuar ZVAP-ja kërkesën për transferim, nëpërmjet platformës e-albania?
11. A ka argumentuar ZVAP-ja shkakun e refuzimit, për rastet kur kërkesa është refuzuar?
12. A ka krahasuar ZVAP-ja ku është paraqitur aplikimi për transferim, jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune nga përfundimi i afatit për aplikim, planin mësimor të klasës së 10-të të arsimit të mesëm profesional që ka përfunduar nxënësi, me planin mësimor të klasës së 10-të të gjimnazit ku nxënësi dëshiron të transferohet?
13. A ka përsëritur nxënësi klasën e 10-të, në rast se nga krahasimi i planeve mësimore, rezulton se në arsimin profesional ka të paktën 6 lëndë/module të pazhvilluara?
14. A ka përsëritur nxënësi klasën e 10-të, në rast se nga krahasimi i planeve mësimore, rezulton se në arsimin profesional ka të paktën 6 lëndë/module të pazhvilluara?
15. A ka njoftuar zyrtarisht ZVAP-ja ku është paraqitur aplikimi për transferim, drejtorinë e institucionit arsimor ku nxënësi do të transferohet për lëndët/modulet e pazhvilluara dhe të zhvilluara pjesërisht, jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune nga përfundimi i afatit për aplikim?
16. A ka caktuar drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar mësuesit e secilës lëndë të pazhvilluar ose të zhvilluar pjesërisht, për t’i dhënë nxënësit orientimet e nevojshme, për t’u përgatitur për kryerjen e provimeve për këto lëndë, menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga ZVAP për transferimin e nxënësit?
17. A janë kryer provimet për lëndët e zhvilluara pjesërisht, vetëm për pjesën e programit mësimor të parealizuar, e cila është përcaktuar nga mësuesi lëndor dhe miratuar nga drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar?
18. A janë kryer këto provime në sesionin e vjeshtës, sipas procedurave të përcaktuara për provimet e këtij sesioni?
19. A ka njohur dhe njehsuar dëftesën e përfundimit të klasës së 10-të, nxënësi shtetas shqiptar apo i huaj, i cili transferon studimet nga arsimi i mesëm profesional i kryer jashtë shtetit në gjimnaz në Republikën e Shqipërisë?
20. A nuk i kanë ripërsëritur lëndët për të cilat janë vlerësuar njëherë?
21. A ka njoftuar zyrtarisht shkolla pritëse, pas përfundimit të procedurave të transferimit, shkollën nga është transferuar nxënësi për regjistrimin e nxënësit?
22. A kanë bërë shënimet përkatëse në amëz të dy shkollat?
23. A është ruajtur dokumentacioni i transferimit në sekretarinë e institucionit arsimor parauniversitar?
24. A është bërë transferimi i nxënësit nga gjimnazi, në arsimin e mesëm profesional brenda 3 mujorit të parë të klasës së 10-të?
25. A është ndjekur ky rregull edhe kur nxënësi ka ndjekur arsimin e përgjithshëm parauniversitar jashtë vendit?
26. A i ka plotësuar nxënësi që kërkon të transferohet, detyrimet e planit mësimor (lëndët dhe modulet profesionale) të drejtimit përkatës të arsimit të mesëm profesional ku kërkon të transferohet?
27. A kanë paraqitur nxënësit të cilët transferojnë studimet nga jashtë shtetit në Republikën e Shqipërisë, për periudhën e 3 mujorit të parë të vitit të parë të arsimit të mesëm të përgjithshëm, programin mësimor të ndjekur në atë shtet, të përkthyer dhe noterizuar me vulë apostile?
28. A kanë plotësuar kriterin e moshës të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për sistemin arsimor parauniversitar?
29. A ka bërë personi që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, aplikimin on-line për transferim, nëpërmjet platformës e-albania dhe a ka ngarkuar dokumentin e identifikimit të nxënësit?
30. A ka ngarkuar personi që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit në platformën e-albania, vërtetimin e ndjekjes së gjimnazit nga data e fillimit të shkollës deri në momentin e aplikimit?
31. A përmban vërtetimi lëndët e zhvilluara, rezultatet për çdo lëndë, frekuentimin, si dhe masat disiplinore, nëse ka?
32. A ka vlerësuar drejtoria e shkollës së arsimit të mesëm profesional, ku nxënësi dëshiron të transferohet, brenda 5 (pesë) ditë pune, nga kryerja e aplikimit, dokumentacionin e aplikimit dhe a ka miratuar ose refuzuar kërkesën për transferim?
33. A ka njoftuar drejtoria e shkollës së arsimit të mesëm profesional, për të dy rastet, miratim apo refuzim, krahas njoftimit nëpërmjet platformës e-albania, edhe zyrtarisht (me shkresë ose e-mail) personin që ushtron përgjegjësitë prindërore?
34. A është dhënë shkaku i refuzimit, për rastet kur kërkesa është refuzuar?
35. A ka njoftuar zyrtarisht drejtoria e shkollës së arsimit të mesëm profesional në rast miratimi, drejtorinë e shkollës nga vjen nxënësi për miratimin e transferimit?
36. A kanë bërë shënimet përkatëse në dokumentacionin shkollor, të dyja shkollat, transferuese dhe pritëse, sipas legjislacionit në fuqi?
37. A ka caktuar drejtoria e shkollës së arsimit të mesëm profesional, mësuesit e lëndëve/moduleve profesionale të pazhvilluara ose të zhvilluara pjesërisht gjatë 3 mujorit të parë, të cilët do të mbështesin nxënësit për plotësimin e boshllëqeve në përgatitjen teorike dhe praktike profesionale?
38. A kanë testuar dhe vlerësuar me notë nxënësit mësuesit, për lëndët\modulet profesionale përkatëse, sipas shkronjës d) të pikës 2, të këtij Udhëzimi, brenda tremujorit të dytë?
39. A kanë dokumentuar mësuesit, në përfundim të vlerësimit, rezultatet e vlerësimit, të cilat pasqyrohen në dokumentacionin shkollor dhe a i kanë dorëzuar në drejtorinë e shkollës?
40. A është ruajtur dokumentacioni i transferimit në sekretarinë e institucionit arsimor?
0 / 40 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
