Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli39 pyetje

Tabela 3

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A është organizuar gjimnazi me kohë të pjesshme (GJKP), në çdo njësi arsimore vendore, e cila, me vendim të posaçëm, cakton 1 (një) institucion arsimor që ofron gjimnazin me kohë të pjesshme?

2. A zgjat gjimnazi me kohë të pjesshme 4 (katër) vite shkollimi dhe funksionon me tri ditë në javë?

3. A funksionon gjimnazi me kohë të pjesshme në qytetin qendër të njësisë arsimore vendore?

4. A funksionon gjimnazi me kohë të pjesshme si institucion arsimor i veçantë, kur numri i nxënësve të regjistruar është mbi 300?

5. A ka krijuar drejtoria e shkollës dokumentacion shkollor të veçantë (amzë, indeks amze dhe regjistër klase) për dokumentimin e realizimit të procesit mësimor, kur GJKP-ja funksionon në një gjimnaz me kohë të plotë?

6. A është hartuar nga IZHA-ja dhe miratuar nga ministri i Arsimit dhe Sportit plani mësimor dhe udhëzimi për zbatimin e programeve lëndore të GJKP-së?

7. A është përcaktuar ngarkesa mësimore e mësuesve dhe numri i nxënësve për klasë, sipas akteve nënligjore në fuqi?

8. A i është dhënë e drejta nxënësit që ka mbushur moshën njëzet e një vjeç dhe nuk e ka përfunduar gjimnazin, për të vijuar gjimnazin me kohë të pjesshme?

9. A i është dhënë e drejta nxënësit që ka dëftesën e lirimit, të fituar brenda vendit ose një dëftesë të njëvlershme me të, të fituar jashtë vendit, dhe është mbi 18 vjeç, ditën e fillimit të vitit shkollor, për tu regjistruar në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme?

10. A i është dhënë e drejta nxënësit që ka fituar dëftesën e klasës së dhjetë të gjimnazit me kohë të plotë brenda vendit, për t’u regjistruar në klasën e njëmbëdhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme?

11. A i është dhënë e drejta nxënësit që ka përfunduar klasën e njëmbëdhjetë të gjimnazit me kohë të plotë brenda vendit, për t’u regjistruar në klasën e trembëdhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme, nëse rezulton kalues në provimet që duhet të japë për klasën e 12-të?

12. Për lëndët mësimore të klasës së 12-të a i janë bartur rezultatet e klasës së 11-të gjimnazit me kohë të plotë?

13. A i ka dhënë provim lëndët e tjera të planit mësimor të klasës së 12-të me kohë të pjesshme?

14. A është regjistruar në klasën e 11-të,dhe/ose të 12-të të gjimnazit me kohë të pjesshme nxënësi që ka fituar dëftesën e klasës së 10-të dhe/ose të 11-të të gjimnazit me kohë të plotë,(sistemi 4-vjeçar), nëse rezulton kalues në provimet e lëndëve të munguara nga plani mësimor i GJKP-së?

15. A është regjistruar në klasën e 11-të të GJKP-së nxënësi që ka fituar dëftesën e klasës së 10-të të arsimit të mesëm profesional, dhe rezulton kalues në provimet e lëndëve të munguara të planit mësimor të klasës së 10-të të GJKP-së?

16. A është marrë vendimi për numrin e lëndëve të munguara, për të cilat duhet të merret në provim nxënësi, nga drejtoria e shkollës?

17. A janë zhvilluar provimet që organizon gjimnazi me kohë të pjesshme për regjistrimin/et në klasat e ndërmjetme, brenda muajit shtator?

18. A ka paraqitur nxënësi në institucionin shkollor (GJKP) kopjen e dokumentit të identifikimit, për t’u regjistruar në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme?

19. A ka paraqitur nxënësi në institucionin shkollor (GJKP) dëftesën e lirimit ose, në mungesë të saj, vërtetimin origjinal me nota dhe me fotografi, lëshuar nga drejtori i shkollës dhe konfirmuar nga DAR/ZA-ja, ose kopjen e faqes së plotë të amzës, lëshuar nga zyra e Arkivit të Shtetit, për t’u regjistruar në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme?

20. A ka paraqitur nxënësi në institucionin shkollor (GJKP) kopjen e dokumentit të identifikimit për t’u regjistruar në klasën e ndërmjetme të gjimnazit me kohë të pjesshme?

21. A ka paraqitur nxënësi në institucionin shkollor (GJKP) për t’u regjistruar në klasën e ndërmjetme, dëftesën/at e përfundimit të klasës/ave paraardhëse ose, në mungesë, vërtetimin origjinal me nota dhe me fotografi, lëshuar nga drejtori i shkollës dhe konfirmuar nga DAR/ZA-ja përkatëse?

22. A është realizuar regjistrimi i nxënësve në të gjitha klasat e gjimnazit me kohë të pjesshme, deri 1 (një) ditë para fillimit të vitit shkollor?

23. A janë kryer rastet e veçanta të regjistrimit në të gjitha klasat e gjimnazit me kohë të pjesshme, me vendim të arsyetuar të njësisë arsimore vendore?

24. A është realizuar vlerësimi i arritjeve të nxënësve në gjimnazin me kohë pjesshme sipas formave dhe metodologjive që zbatohen për vlerësimin e arritjeve të nxënësve në gjimnazin me kohë të plotë?

25. A janë vlerësuar nxënësit e klasës së 10-të, të vitit shkollor 2016–2017, sipas metodologjisë së vlerësimit të përcaktuar në udhëzimin e MAS-it nr. 14, datë 28.7.2016, “Për vlerësimin e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë”?

26. A janë zhvilluar provimet për efekt të njëvlershmërisë vetëm me shkrim?

27. A janë hartuar dhe vlerësuar provimet e njëvlershmërisë nga komisionet lëndore, të miratuara me vendim të drejtorisë së shkollës?

28. A janë monitoruar nga njësia arsimore vendore çdo fazë e provimeve me shkrim, që zhvillohen në gjimnazin me kohë të pjesshme?

29. A janë ruajtur provimet e nxënësve sipas akteve nënligjore në fuqi për të qenë objekt i inspektimit?

30. A është klasifikuar pakalues në një lëndë, nxënësi që ka munguar më shumë se 50% të orëve mësimore vjetore të kësaj lënde?

31. A është klasifikuar mbetës në klasë, nxënësi që mungon më shumë se 30% të orëve vjetore të planit mësimor?

32. A është marrë në provim me shkrim nga mësuesi i lëndës për temat e programit mësimor që ka munguar, nxënësi që ka munguar deri në 50% të orëve mësimore vjetore të një lënde?

33. A janë vendosur notat e çdo provimi për nxënësin që ka munguar deri në 50% të orëve mësimore vjetore të një lënde, në shtylla të veçanta të regjistrit që u përkasin notave për kapitull/kapituj?

34. A janë caktuar nga mësuesi i lëndës dhe miratuar nga drejtori i shkollës datat e provimeve, për detyrimin sipas pikës 3 të këtij neni?

35. A ka filluar zbatimi i planit mësimor i GJKP-së nr. 7380 prot., datë 20.7.2016, i miratuar nga MAS-i, në klasën e 10-të të vitit shkollor 2016–2017?

36. A ka përcaktuar njësia arsimore vendore gjimnazin me kohë të pjesshme?

37. A ka miratuar njësia arsimore vendore, ditët e javës për zhvillimin e mësimit sipas propozimit të drejtorit të gjimnazit me kohë të pjesshme?

38. A ka kryer njësia arsimore vendore procedurën e njëvlershmërisë së dokumentacionit të nxënësve që vijnë nga jashtë vendit?

39. A e ka monitoruar njësia arsimore vendore gjimnazin me kohë të pjesshme, për procedurat e regjistrimit, të frekuentimit dhe procesin mësimor në tërësi?

0 / 39 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen