Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli49 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR VERIFIKIMIN E ZBATIMIT TË KRITEREVE LIGJORE MBI NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E ORGANEVE KOLEGJIALE NË SHKOLLË (KOMISININ E DISIPLINËS)

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A janë hartuar nga komisioni i disiplinës së shkollës, rregullat e disiplinës shkollore, a janë diskutuar me grupet e interesit, a janë miratuar nga ZVA-ja dhe a janë bërë të njohura në çdo fillim viti shkollor?

2. A janë parashikuar në rregulloren e brendshme të IA-së rregullat e disiplinës dhe masat, referuar rregullores tip, të miratuar nga ministri?

3. A kanë rol dhe dimension edukativ, masat disiplinore të parashikuara në rregulloren e IA-së?

4. A ka trajtuar komisioni i disiplinës sjelljet që vijnë në shkelje të rregullave të disiplinës shkollore?

5. A janë marrë masa disiplinore ndaj nxënës/ve që manifestojnë sjellje të papranueshme e të qortueshme, që nuk përputhen me rregullat e disiplinës shkollore, që cënojnë procesin mësimor, misionet pedagogjike, edukative e arsimore dhe që cënojnë klimën miqësore në klasë/shkollë?

6. A ka evidentuar, personeli mësimdhënës i IA-së, gjatë veprimtarisë së tij, raste të shkeljeve të rregullave të disiplinës nga nxënësi?

7. A ka qortuar, personeli mësimdhënës i IA-së, gjatë veprimtarisë së tij, raste të shkeljeve të rregullave të disiplinës nga nxënësi?

8. A ka parandaluar, personeli mësimdhënës i IA-së, gjatë veprimtarisë së tij, raste të shkeljeve të rregullave të disiplinës nga nxënësi?

9. A ka informuar personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore për rastet e shkeljeve të rregullave të disiplinës nga nxënësi?

10. A ka ngritur institucion i arsimor në fillim të çdo viti shkollor, komisionin e disiplinës, të përbërë nga 5-7 persona?

11. A është i përbërë komisioni i disiplinës nga: drejtori i IA-së nëndrejtorët (nëse shkolla ka) dhe mësues të zgjedhur nga këshilli i mësuesve, me shumicë të thjeshtë dhe me votim të fshehtë?

12. A është i kryesuar komisioni i disiplinës nga drejtori i IA-së?

13. A ka zgjedhur këshilli i mësuesve, në fillim të vitit shkollor, edhe një mësues si anëtar rezervë për komisionin e disiplinës, vetëm për rastet kur mungon njëri prej anëtarëve apo kur çështja që merr në shqyrtim komisioni, lidhet me një prej anëtarëve të tij?

14. A i ka marrë vendimet komisioni i disiplinës në shkollë, me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë?

15. A ka shqyrtuar komisioni i disiplinës në shkollë, rastet e konstatuara nga komisioni i etikës dhe sjelljes për shkeljet disiplinore të kryera nga nxënësit, mësuesit dhe nëndrejtorët?

16. A ka patur raste të shqyrtimit të shkeljeve disiplinore të një anëtari të komisionit të disiplinës, nga vetë komisioni, por pa praninë e tij?

17. A ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të disiplinës kur është trajtuar shkelja e rregullave disiplinore nga ana e nxënësit, nxënësi për të cilin shqyrtohet shkelja, mësuesi kujdestar i tij, psikologu apo punonjësi social, si dhe personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të tij?

18. A është shoqëruar në mbledhje çdo nxënës, me një “mbrojtës” të tij, që mund të ketë qenë një person brenda apo jashtë shkollës, i zgjedhur nga personi që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit?

19. A është marrë masa disiplinore duke respektuar : - parimin e ligjshmërisë? - parimin “ne bis in idem”? - parimin e dialogimit? - parimin e proporcionalitetit? - parimin e individualizimit? - parimin e arsyetimit të masës disiplinore?

20. A është siguruar nga institucioni arsimor mosaplikimi i masave që: - cënojnë dinjitetin e nxënësit? - përfshijnë dhunë të çdo forme? - përjashtojnë nxënësit pa mbikëqyrës nga mësimi? - ndalojnë pjesëmarrjen në veprimtaritë shkollore? - i mban nxënësit pas mbarimit të mësimit në arsimin fillor? - janë me gjobë dhe dënim monetar? - janë kolektive për një grup nxënësish? - lejojnë sekuestrimin përfundimtar ose për një kohë të gjatë të sendeve personale të ndaluara në shkollë, që u përkasin nxënësve, si; telefonat celularë, aparatura muzikore, video game etj.?

21. A i ka kërkuar mësuesi nxënësit t’ia japë atij objektin (sendeve personale të ndaluara në shkollë) dhe a ia ka kthyer atë brenda një kohe “të arsyeshme” (fundi i ditës)?

22. A është bërë ndarja e masave disiplinore në masa disiplinore të lehta dhe disiplinore të rënda?

23. A është siguruar që të mos shënohen masat disiplinore të lehta në dosjen individuale të nxënësit, në karakteristikën e nxënësit?

24. A ka dhënë mësuesi masë disiplinore të lehtë, të parashikuar në rregulloren e brendshme të shkollës, si: - shënim në fletore për të cilin është kërkuar nënshkrimi nga personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore? - ndjesë para klasës? - dhënia e detyrave shtesë (me konfirmimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore, duke u realizuar nën vëzhgimin e mësuesit)? - mbajtja përtej orëve të mësimit të nxënësit të arsimit të mesëm, për të kryer punë në shërbim të shkollës (jo më shumë se një orë dhe me konfirmimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore) - masa të tjera disiplinore të lehta të parashikuara në rregulloren e brendshme të IA-së?

25. A ka paraqitur nxënësi versionin e tij të fakteve, përpara marrjes së masës disiplinore të lehtë?

26. A është dhënë masa disiplinore e lehtë, në proporcion me shkeljet e kryera dhe të individualizuara?

27. A janë aplikuar masat disiplinore të rënda vetëm për nxënësit e arsimit të mesëm, për sjellje dhe veprime të rënda dhe të përsëritura, të cilat bien në kundërshtim me rregullat e parashikuara në funksion të procesit mësimor dhe jetës shkollore, në veçanti sjelljet e rënda ndaj personave dhe pronës?

28. A janë shënuar masat disiplinore të rënda në karakteristikën e nxënësit dhe në dosjen personale?

29. A janë dhënë masat disiplinore të rënda nga komisioni i disiplinës?

30. A ka marrë komisioni i disiplinës për dhënien e masës disiplinore të rëndë, në konsideratë personalitetin e nxënësit, si dhe kontekstin në të cilin është kryer shkelja?

31. A është përfshirë në masën disiplinore të rëndë “Paralajmërim për ulje të notës në sjellje” ku komisioni: - ka realizuar me shkrim vendimin, - njofton me shkrim, nxënësit dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore, apo përfaqësuesit të tij ligjor, të cilët kanë konfirmuar me shkrim njoftimin për masën disiplinore, - shoqërohet (nëse është e nevojshme)nga një masë me natyrë edukative.

32. A është përfshirë në masën disiplinore të rëndë “Ulje e notës në sjellje”, ku komisioni: - jep masën vetëm për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët dhe të arsimit të mesëm të lartë, - njofton me shkrim nxënësit dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore apo përfaqësuesit e tij ligjor, të cilët kanë konfirmuar se kanë marrë njoftim për masën, - e bën pjesë të dosjes personale të nxënësit.

33. A është përfshirë në masën disiplinore të rëndë kontributi në shërbim të IA-së apo komunitetit, ku komisioni: - njofton me shkrim nxënësit dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të tij apo përfaqësuesit ligjor, të cilët kanë konfirmuar se kanë marrë dijeni, - siguron kontributin e nxënësit jashtë orëve të mësimit, në veprimtari solidariteti, kulturore ose trajnuese, ose në kryerjen e një detyre për qëllime edukimi për një periudhë kohore të përcaktuar nga komisioni i disiplinës, që në total nuk i ka kaluar njëzet orë përgjatë vitit shkollor, e cila është brenda IA-së apo një autoriteti lokal, - e bën pjesë të dosjes personale të nxënësit.

34. A është përfshirë në masën disiplinore të rëndë, “Përjashtim i nxënësit nga IA-ja”, ku komisioni: - e jep vetëm për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë (pasi komisioni ka shfrytëzuar çdo mënyrë tjetër), - informon Njësinë administrative bashkiake ku ka vendbanimin nxënësi, për kohëzgjatjen e masës disiplinore të rëndë për përjashtim të përkohshëm ose të përhershëm nga shkolla.

35. A ka parashikuar komisioni i disiplinës i IA-së, një afat kohor, kur nuk ka aplikuar menjëherë masën disiplinore të rëndë dhe ka paralajmëruar nxënësin se përsëritja e veprimit do të çonte në marrjen e vendimit për dhënien e masës përfundimtare?

36. A ka vepruar Komisioni i disiplinës në rastet e dhunës fizike ndaj një mësuesi, edhe kur nuk ka pasur ankesë?

37. A ka mundësuar komisioni i disiplinës krijimin e një grupi arsimor me mësuesit e institucionit, për të zgjidhur një çështje edukative të personalizuara?

38. A u është shpjeguar nxënësit dhe personit që ushtron përgjegjësinë prindërore, çdo masë disiplinore, duke iu argumentuar atyre qëllimin e marrjes së masës?

39. A ka marrë drejtori i institucionit arsimor masën e pezullimit ndaj punonjësit arsimor, në rastet: - kur gjykata ka vendosur masë sigurimi personal, deri në ndryshimin e masës? - kur është kandidat për zgjedhjet vendore apo politike nga puna, deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar apo deri në fund të mandatit?

40. A ka përfunduar masa e pezullimit me shuarjen e shkaqeve të pezullimit ose të largimit nga detyra dhe a i janë ndërprerë punonjësit arsimor të pezulluar, marrëdhëniet financiare për kohën e pezullimit?

41. A ka dhënë komisioni i disiplinës i institucionit arsimor, masë disiplinore për mësuesin ose nëndrejtorin, kur: - ka konstatuar shkelje të legjislacionit në fuqi për arsimin parauniversitar, të kësaj Rregulloreje ose të rregullores së brendshme të institucionit? - kur ka konstatuar shkelje të dispozitave të Kodit të Etikës e të sjelljes në institucion? - kur ka konstatuar rezultate fiktive të përsëritura të nxënësve, të verifikuara në mënyrë objektive, nëpërmjet testimeve të drejtorisë së institucionit ose të DRAP-it apo rezultateve të provimeve kombëtare?

42. A ka dhënë komisioni i disiplinës i institucionit arsimor, masë disiplinore për nëndrejtorin, kur drejtori i shkollës ka konstatuar se nëndrejtori nuk ka kryer detyrat e tij sipas përshkrimit të punës?

43. A ka vendosur komisioni i disiplinës i IA-së, masë disiplinore të përshkallëzuar në varësi të llojit të shkeljeve apo përsëritjeve të së njëjtës shkeljeje, për mësuesin ose nëndrejtorin: - “Qortim”, - “Vërejtje”, - “Paralajmërim për largim nga puna”, - “Largim nga puna”.

44. A ka patur raste kur komisioni i disiplinës në rastet e përsëritjes së shkeljes nga mësuesi/nëndrejtori, i cili ka marrë më parë masën “Paralajmërim për largim nga puna”, i ka propozuar drejtorit të IA-së fillimin e procedurave për largimin nga puna të mësuesit/nëndrejtorit?

45. A është shlyer masa, kur, për një periudhë gjashtëmujore, komisioni i disiplinës i IA-së nuk ka shqyrtuar shkelje tjetër të mësuesit/nëndrejtorit?

46. A është dhënë masë disiplinore “Largim nga detyra”, në rastet kur mësuesi/nëndrejtori ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve ose punonjësve të institucionit dhe këto veprime janë provuar?

47. A është kryer mbarimi i marrëdhënieve të punës së mësuesit me institucionin arsimor publik të arsimit parauniversitar, kur: - ka dhënë dorëheqjen? - ka mbushur moshën e pensionit? - është bërë i paaftë për kryerjen e detyrave për shkaqe fizike ose mendore, të provuara me raport mjeko-ligjor? - është dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për çështje që lidhen me ushtrimin e profesionit? - është marrë masa disiplinore e largimit nga puna? - IA-ja nuk ka ofruar ngarkesë mësimore lëndore?

48. A ka filluar drejtori i IA-së procedurat disiplinore të largimit të mësuesit nga institucioni publik i arsimit parauniversitar, kur: - ka falsifikuar dokumente zyrtare dhe ka bërë deklaratë të rreme në procesin e aplikimit? - ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësve ose punonjësve të institucionit? - ka ngacmuar seksualisht nxënës ose punonjës të institucionit? - ka përvetësuar fonde financiare ose materiale të institucionit? - ka organizuar kurse me pagesë me nxënësit që mëson dhe me nxënësit të IA-së? - ka organizuar kurse me pagesë jashtë IA-së dhe nuk ka qenë i licencuar për të ushtruar këtë veprimtari private? - ka pasur mosarritje të nxënësve të tij, sipas shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 60 të LAPU-së? - i është rekomanduar në raportin e monitorimit dhe të vlerësimit? - ka kryer korrupsion pasiv? - ka kryer shkelje të dispozitave të Kodit të Punës dhe të legjislacionit në fuqi? -...

49. A janë kryer sipas përcaktimeve në Kodin e Punës dhe në legjislacionin në fuqi, procedurat e largimit të mësuesit nga institucioni publik i arsimit parauniversitar?

0 / 49 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen