Listë vetë-kontrolli30 pyetje
DPAP LISTË VERIFIKIMI PËR Udhëzimin nr. 26 datë 25.11.2019 “Për mësuesin ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet publike të
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 30 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A është i pajisur mësuesi ndihmës, për nxënësit me aftësi të kufizuara (AK) në institucionet arsimore publike, me licencë mësuesi në profilin “Arsim special”?
2. A është i pajisur mësuesi ndihmës, që nuk ka profilin “Arsim special”, me diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit, në përputhje me kërkesat e nenit 57, pika 2 të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe a ka kryer trajnime për arsimimin e nxënësve me AK dhe a është pajisur me certifikatë/dëshmi/diplomë që vërteton këtë kompetencë profesionale të shtuar?
3. A janë bërë procedurat e përzgjedhjes së mësuesit ndihmës në përputhje me udhëzimin për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”?
4. A e ka normën mësimore javore mësuesi dhe a qëndron fizikisht në institucionin arsimor njëlloj si mësuesi i zakonshëm në klasë, sipas udhëzimit për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar?
5. A punon mësuesi ndihmës me 2 deri 3 nxënës me AK brenda të njëjtit institucion arsimor, sipas rekomandimit të Komisionit Multidisiplinar të ngritur pranë ZVAP-it, bazuar në nivelin e vështirësisë dhe nevojës për mbështetje që paraqet nxënësi?
6. A është caktuar një klasë, ku ka më shumë se një nxënës me AK, të punojë vetëm një mësues ndihmës?
7. A ka vlerësuar komisioni multidisiplinar, mbështetur në dokumentacionin ligjor të paraqitur për çdo nxënës nga prindi/ kujdestari ligjor apo institucioni arsimor, shkallën e vështirësisë së nxënësve?
8. A ka përcaktuar komisioni multidisiplinar nevojat arsimore të nxënësit me AK?
9. A ka përcaktuar komisioni multidisiplinar nevojën për mësues ndihmës në klasë?
10. A ka përcaktuar komisioni multidisiplinar nevojën për mësues ndihmës në shtëpi?
11. A ka përcaktuar komisioni multidisiplinar numrin e orëve mësimore të nevojshme për çdo nxënës me AK dhe a e ka shënuar atë në dosjen e vlerësimit?
12. A ka bërë komisioni multidisiplinar, pas çdo vlerësimi (një herë në vit), rivlerësimin e nevojës së nxënësit për mësues ndihmës?
13. A ka përcaktuar drejtori i shkollës, në bashkëpunim me komisionin e shkollës, bazuar në pikën 5 dhe 6/d të këtij udhëzimi, numrin e orëve që një mësues ndihmës do të ketë për çdo fëmijë me AK, brenda klasës ose në shtëpi?
14. A ka punuar mësuesi ndihmës për nxënësit me AK për zhvillimin e plotë të potencialit intelektual, socio-emocional, zhvillimor e fizik të nxënësit?
15. A ka zbatuar mësuesi ndihmës pedagogjinë me në qendër nxënësin dhe a ka ndihmuar në krijimin e mjedisit gjithëpërfshirës të të nxënit?
16. A ka hartuar mësuesi ndihmës, në bashkëpunim me mësuesin e klasës/mësuesit lëndor, psikologun, punonjësin social dhe prindin, dhe a ka zbatuar programin edukativ individual (PEI) të nxënësit, të miratuar nga komisioni i shkollës për nxënësit me AK?
17. A ka planifikuar mësuesi ndihmës, në bashkëpunim me mësuesin e klasës/mësuesin lëndor, ndërhyrjet për plotësimin e nevojave më prioritare të të nxënit për nxënësin?
18. A ka bashkëpunuar mësuesi ndihmës me mësuesin e lëndës dhe me shërbimin psiko-social të institucionit arsimor, për vlerësimin e nxënësit, sipas nivelit të arritjeve të fushave të zhvillimit të përcaktuara në PEI?
19. A e ka asistuar mësuesi ndihmës nxënësin me AK gjatë procesit mësimor brenda dhe jashtë klasës, për të mundësuar pjesëmarrjen e tij/saj sa më të plotë në të gjitha orët mësimore dhe në aktivitetet shkollore?
20. A ka zbatuar mësuesi ndihmës, në shkollat ku ekzistojnë hapësira zhvillimore, program kurrikular alternativ në përputhje me PEI-in e nxënësit?
21. A ka bashkëpunuar mësuesi ndihmës me psikologun e shkollës, punonjësin social ose stafin e specializuar për zhvillimin te nxënësi të aftësive sociale, emocionale, zhvillimore dhe të aftësive të tjera për jetën, duke nxitur dhe stimuluar kalimin e nxënësit nga varësia në pavarësi?
22. A ka ndjekuar mësuesi ndihmës dhe a ka dokumentuar aspektet e ecurisë, si dhe a ka ruajtur dhe a ka respektuar konfidencialitetin e informacionit për nxënësin me AK, sipas ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar?
23. A ka punuar mësuesi ndihmës me nxënësit me AK, krahas mësuesit në të gjitha orët mësimore apo në një pjesë të tyre, si dhe jashtë klasës, me nxënës të veçantë me AK ose me grupe të vogla të klasave I-III, IV-V, VI-IX dhe X-XII, bazuar në rekomandimin e komisionit multidisiplinar të ZVAP-it, sipas një orari të miratuar nga drejtoria e shkollës?
24. A ka ndjekur mësuesi ndihmës trajnimet e ofruara për zhvillimin e tij profesional, me parimet e arsimit gjithëpërfshirës dhe arsimit special?
25. A ka raportuar mësuesi ndihmës në komisionin e shkollës mbi ecurinë e fëmijës dhe realizimin e PEI-it?
26. A janë zhvilluar provimet për efekt të njëvlershmërisë vetëm me shkrim?
27. A kanë bashkëpunuar mësuesit dhe mësuesi ndihmës me prindërit, në mënyrë që veprimtaritë që zhvillohen dhe njohuritë e marra në institucionin arsimor dhe në shtëpi, të plotësojnë dhe të përforcojnë njëra-tjetrën?
28. A ka informuar mësuesi ndihmës, mësuesi kujdestar, shërbimi psiko-social i institucionit arsimor, prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësit me AK për shërbime të specializuara, për të cilat ka nevojë nxënësi, të cilat ofrohen në shkollë ose në zonë?
29. A ka bashkërenduar punën për të ofruar shërbimin së bashku me ekipin lëvizës të asistencës shtëpiake, në zonat ku ekzistojnë shërbime lëvizëse të operatorëve socialë të asistencës shtëpiake për fëmijët me AK që nuk aksesojnë dot një institucion arsimor?
30. A ka informuar mësuesi ndihmës prindërit/kujdestarët ligjorë për progresin mësimor dhe zhvillimor të nxënësit, në takimet e përcaktuara nga drejtoria e shkollës?
0 / 30 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
