Listë vetë-kontrolli118 pyetje
Standardet e projektimit - pjesa 2
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 118 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A kanë të gjitha mjediset mësimore sistem interneti?
2. A kanë të gjitha mjediset mësimore pozicionin e instalimit të videoprojektorëve?
3. A janë hapësirat e jashtme sportive (fushë loje) sipas kurrikulës?
4. A është hapësira e oborrit 1 m2/nx?
5. A zë hapësira e qarkullimit (rrugë trotuare, shtigje) 20% të hapësirës së jashtme?
6. A zë hapësira e gjelbër dhe ato të mbjella me dru dekorativ 30% të hapësirës së jashtme?
7. Hapësirat e jashtme sportive janë caktuara sipas kërkesave të programit mësimor: një fushë volejbolli, një fushë basketbolli, një fushë futbolli, një fushë tenisi, kënd gjimnastikor.
8. A kanë hapësirat sportive përmasat sipas kësaj VKM-je?
9. A është sipërfaqja e klasave sipas numrit të nxënësve për klasë, përkatësisht 6-11 vjeç 1.2-1.4 m2/nx, 11-15 vjeç 1.2-1.4 m2 /nx., 15-18 vjeç 1.4-1.6 m2/nx?
10. A janë llogaritur klasat në zonat rurale maksimumi 24 nxënës për klasë, ndërsa në zonat urbane maksimumi 36 nxënës për klasë?
11. A luhaten sipërfaqet e klasave në 30.34 m2 për shkollat në zonat me popullsi dhe densitet të ulët me klasë të nxënës deri në 24 nxënës dhe nga 44-50 m2 me popullsi me densitet të lartë (klasë me 30-36 nxënës)?
12. A janë format planimetrike të klasave mundësisht drejtkëndore dhe afërsisht 6.7x6.8?
13. A i kalon thellësia e klasave 7 metra, si dhe a është nxënësi më shumë se 6 metra larg dritares ku merret dritë?
14. A kanë klasat minimalisht dy orë dritë direkte (të vendosura nga lindja)?
15. A kanë klasat fleksibilitet për metoda të shumta mësimdhënie (mësim frontal, puna në grupe të vogla, mësimi në formën e seminareve etj.) për laboratorët (puna praktike)?
16. A është largësia maksimale ndërmjet rreshtit të fundit të nxënësve dhe dërrasës së shkrimit rreth 7 m?
17. A është largësia minimale ndërmjet rreshtit të fundit të nxënësve dhe dërrasës së shkrimit rreth 2.0 m?
18. A është këndi vizual minimal 30°deri te dërrasa e shkrimit?
19. A është e vendosur drita kryesore natyrale në krahun e majtë të nxënësve?
20. A është gjerësia e tavolinës për çdo nxënës: 6-10 vjeç 60 cm, 10-18 vjeç 65 cm?
21. A është thellësia e tavolinës për nxënës: 6-10 vjeç 50 cm, 10-18 vjeç 60 cm?
22. A është lartësia e tavolinës për nxënës: 6-10 vjeç 65 cm, 10-18 vjeç 74 cm?
23. A është distanca e tavolinës deri tek tavolina ose pajisjet me lartësi maksimale 55 cm?
24. A është distanca e tavolinës deri tek muret, radiatorët ose të ngjashme 20 cm?
25. A është distanca e tavolinës 70 cm nga faqja e murit ku është vendosur gardëroba?
26. A është distanca e tavolinave me njëra-tjetrën për dy vende 6-10 vjeç 50 cm, 10-18 vjeç 60 cm?
27. A është distanca e tavolinave me njëra-tjetrën për më shumë se dy vende pranë njëra tjetrës 6-10 vjeç 60 cm, 10-18 vjeç 65 cm?
28. A janë parashikuar pas radhës së fundit edhe 5 cm shtesë?
29. A është largësia e shikimit minimal 8 m?
30. A është qartësia e shikimit minimal 5 m?
31. A është distanca minimale e fundit të tavolinës 2.5 m deri të muri me faqe projektimi?
32. A është sipërfaqja e dritareve 1/5 deri në 1/6 e sipërfaqes së dyshemesë?
33. A është lënë nën dritare vend për radiatorët?
34. A është lartësia e dritares nga dyshemeja 90 cm?
35. A shkon lartësia e dritareve deri në tavan, për klasat me gjerësi të madhe, në mënyrë që ndriçimi të jetë i njëtrajtshëm?
36. A është parashikuar për personelin ndihmës, (ku përfshihet personeli mirëmbajtës) një mjedis me hapësire prej 2 m2 për çdo person?
37. A janë vendosur klasat e mësimit dhe të pushimit më larg se 50 m nga sanitaret?
38. A kanë pajisjet sanitare mure rezistente ndaj gërvishtjeve, që nuk pranojnë shkrimin mbi të dhe a janë të veshura me pllaka majolike deri në lartësinë 1,6 m?
39. A janë dyert e nyjeve të ËC-ve 70cm dhe a janë të hapshme nga jashtë.
40. A ka në pisuare ujë të bollshëm dhe të rrjedhshëm për shmangien e erërave shqetësuese?
41. A është minimumi i dimensioneve të një nyje ËC-je jo më e vogël se 1,3 m x 0.9, me lartësi minimale 2m?
42. A janë të orientuara sanitarët nga veriu?
43. A janë të hidroizoluara sanitarët dhe a kanë ventilim të mirë?
44. A kanë të gjitha kategoritë e shkollave minimumi një nyje ËC-je për personat me AK?
45. A ndodhet kabineti i mjekut në katin e parë të ndërtesës dhe a ka një sipërfaqe 17-18m2, si dhe dimensione të këshillueshme 6 x 3m?
46. A kanë të gjitha kategoritë e shkollave mjedise komunikuese, hyrje, holl, korridore, shkallë, rampa, parmakë për shkallët?
47. A mundësojnë hyrjet e shkollës hyrje-dalje të lirshme të nxënësve?
48. A ka nënstrehë çdo hyrje në shkollë?
49. A ka në çdo kat të paktën një dalje emergjence, me gjerësi 0.55 cm për çdo 60 persona?
50. A është distanca maksimale në mes çdo dere dhe daljes së emergjencës së katit 90 m?
51. A ka në katin përdhe të paktën dy hyrje me gjerësi 0.5 m për çdo nxënës?
52. A është gjerësia e korridorit kur ai shërben vetëm për klasat nga njëra anë minimumi 2 m për 4 klasa dhe për më shumë klasa a është zgjeruar me 0,2 m për çdo klasë?
53. A është gjerësia e korridorit minimumi 3 m, kur ai shërben për klasa në të dyja anët?
54. A është lartësia e korridorit minimumi 3 m?
55. A është gjerësia e krahut të shkallëve minimumi 1,2 m/100nx+0,2 cm për çdo 100 nxënës të tjerë dhe maksimumi 3.0 m?
56. A janë shkallët janë spirale dhe trapezoidale?
57. A është lartësia e parmakëve të shkallëve 1.10 m?
58. A janë vendosur parmakë në të dy anët për shkallët me gjerësi 2 m?
59. A janë vendosur parmakë edhe në mes për shkallët më të gjera se 2 m?
60. A ka për çdo kat dy shkallë në distancë nga njëra tjetra sa më të mëdha që të jetë e mundur?
61. A janë projektuar hollët për kalimin e shpejtë të nxënësve, qëndrimin e nxënësve në pushimet ndërmjet orëve, afishimin e tabelave të ndryshme?
62. A kanë depot sipërfaqe 18 m2-40 m2?
63. A janë vendosur gardërobat sipas nevojave të nxënësve duke mos penguar lëvizjen e tyre?
64. A kanë shkallët parmakë në të dyja anët me lartësi 0.9 m?
65. A kanë shkallët parapet të plotë muri ose materiali tjetër, deri në lartësinë 0.65 m.
66. A është lartësia e shkallëve midis dy sipërfaqeve të shkelshme jo më shumë se 0.17 m?
67. A është gjerësia e shkallëve jo më e vogël se 1.2 m?
68. A është hapësira e shkeljes së shkallëve jo më pak së 0.3 m dhe a është trajtuar me material kundër rrëshqitjes?
69. A kanë shkallët ndriçim natyral?
70. A kanë shkallët jo më shumë se 18 bazamakë në një rampë?
71. A janë përshtatur orenditë dhe pajisjet mësimore me numrin e nxënësve dhe moshën e tyre?
72. A siguron ndërtesa shkollore qasjen e papenguar, lëvizjen qëndrimin dhe mësimnxënien e fëmijëve me nevoja të veçanta?
73. A ka shkallë hyrja në oborrin e shkollës?
74. A është e arritshme qasja në të gjithë ndërtesën nga personat me nevoja të veçanta?
75. A janë të gjitha kalimet nëpër fushat e lojërave dhe fushat sportive me materiale jo të rrëshqitshme?
76. A janë të pajisura platformat me një parmak anësor dhe /ose bllok trotuari përgjatë gjatësisë së platformës.
77. A janë hyrjet kryesore të ndërtesës qartazi të dallueshme, të lehta për tu hapur dhe të thjeshta për të kaluar mes tyre?
78. A janë evituar pragjet e dyerve dhe a kanë një lartësi maksimale 20 mm?
79. A mbahen të lira dhe të pangarkuara hapësirat e mësimdhënies, të punës me diametër 1.5 m, në mënyrë që edhe karroca e invalidëve të mund të pozicionohet para tavolinës?
80. A janë të kapshme dërrasat e shkrimit nga pozicioni ulur?
81. A janë shmangur dyert tërësisht të glazuara për të ndihmuar nxënësit me pamje të dobët? A janë përdoruar ngjyra të ndryshme në shkallët për pushimoret dhe a shmangin kontrastin e tepruar dritaret në fund të korridorit?
82. A janë vendosur Ashensori/ët afër hyrjes së ndërtesës, si dhe a ka një hapësirë mjaft të madhe për karrocat e invalidëve?
83. A janë çelësat dhe kontrolluesit e rrymës elektrike të mëdhenj dhe të vendosur në lartësi prej 0.8 deri 0.9 m?
84. A janë vendosur për personat me nevoja të veçanta rubinete që arrihen lehtësisht dhe lavamanë të vendosur në lartësi prej 700 mm deri 800 mm?
85. A janë plotësuar tualetet e tipit të ulët me parmakë metalikë vertikal të vendosur anash dhe pakëz përpara tualetit ( të cilët nuk përdoren nga personat me AK)?
86. A ka shkolla një dhomë tualeti për nxënësit me AK, me dimensione të posaçme (1.70x1.70) me derë mjaft të gjerë (1.0 m) që hapet nga jashtë me parmakë metalik të vendosur në mënyrë të sigurt dhe rrethi i brendshëm 1m?
87. A është instaluar një çezmë me ujë të pijshëm me dimensione të përshtatshme për nxënësit me AK në çezmat e rregullta të shkollës me ujë të pijshëm?
88. A janë të orientuara klasat minimumi 30° drejt lindjes?
89. A ka ndërtesa një largësi minimale prej 4 m nga faqet kryesore dhe muri rrethues?
90. A mundëson forma dhe dizajni i ndërtesës qarkullimin e tërthortë të ajrit?
91. A ka shkolla sipërfaqe të mbjella për krijimin e mikroklimës.
92. A përmban ndërtesa elementet e duhura ( çatia, kullimi rreth ndërtesës, krijimi i hijeve me kanate, ndalesa të diellit, perde, çadra apo galeri për mbrojtje shtesë nga rrezet e diellit)?
93. A është ndërtuar ndërtesa me materialet e duhura ( reflektim të mundshëm nga dielli, izolim, materiale joalergjike apo të dëmshme)?
94. A janë niveli i temperaturës dhe lagështirës, në dimër 21° celsius, 35% minimumi i lagështirës, në verë 24-26° celsius dhe 50% maksimalja e lagështirës?
95. A është izolimi sipas normës zyrtare?
96. A kanë hapësirat e nxënësve një sipërfaqe totale me dritare prej së paku 8% të sipërfaqes së dyshemesë nëse dritaret janë nga jugu dhe lidhen drejtpërdrejt me mjediset e jashtme, 10% e sipërfaqes së dyshemesë nëse dritaret orientohen nga lindja apo perëndimi, 15% të sipërfaqes së dyshemesë së dhomës nëse dritaret shohin nga veriu, 20% e sipërfaqes së dhomës nëse dritaret nuk janë në një mur të jashtëm?
97. A janë dritaret të termoizoluara dhe a kanë skara metalike?
98. A janë të ajrosura mjediset dhe a kanë ndriçimin e duhur sipas llojit?
99. A ka ndërtesa e shkollës izolim akustik (larg rrugëve kryesore, afër zonave të banimit)?
10 0. A është bërë lyerja e ndërtesës dhe mjediseve të brendshme për krijimin e një mjedisi stimulues, harmonik, mikpritës, ekuilibrues etj.?
10 1. A janë të gjitha sistemet elektrike sipas normave zyrtare?
10 2. A përmban projekti elektrik sistemet standarde (rrjeti i furnizimit, sistemi i furnizimit, linjat kryesore, kuadrot elektrike, rrjeti i përgjithshëm i fuqisë, rrjeti i ndriçimit të brendshme të jashtëm dhe të sigurisë)?
10 3. A përmban projekti i instalimeve sistemet: impiantet e sistemit të sigurisë, impiantet e sistemeve të komunikimit?
10 4. A siguron sistemi i furnizimit me energji elektrike furnizimin e pandërprerë më energji elektrike të të gjitha mjediseve sipas specifikimeve teknike?
10 5. A përfshin sistemi i ndriçimit skemën e ndriçimit normal, ndriçimit emergjent, dhe skemën e ndriçimit të evakuimit?
10 6. A plotësojnë kriteret bazë impiantet mekanike (përshtatshmëri dhe komfort, besueshmëri, kontroll të plotë teknik, kushtet higjienike, sigurinë teknike, përdorimin parcial, kursim të energjisë, respektimin e kushteve mjedisore, kosto të ulët mirëmbajtje, ndërtimi sipas komponentëve standard)?
10 7. A ka shkolla impiantin e mbrojtjes kundra zjarrit?
10 8. A përmban impianti i mbrojtjes kundra zjarrit të gjithë elementët konform standardeve zyrtare (tërësinë e masave arkitektonike, konstruktive, mekanike dhe elektrike)?
10 9. A ka shkolla impiantin e furnizimit me ujë sanitar të ftohtë?
11 0. A është impianti i furnizimit me ujë sanitar të ftohtë, konform standardeve zyrtare (nevojat për ujë të ftohtë sanitar, mënyra e furnizimit, materialet e tubacioneve)?
11 1. A ka shkolla impiantin e furnizimit me ujë sanitar të ngrohtë?
11 2. A është impianti i furnizimit me ujë sanitar të ngrohtë konform standardeve zyrtare (nevojat, përgatitja e ujit të ngrohtë, dimensioni i rrjetit, rrjeti i shpërndarjes, materialet e tubacioneve, masat e sigurisë)?
11 3. A ka shkolla impiantin e ujërave të zeza?
11 4. A është impianti i ujërave të zeza konform standardeve zyrtare (klasifikimi i rrjetit, dimensioni i rrjetit, ventilimi, përpunimi, rrjeti i shkarkimit, materialet e tubave, masat e sigurisë)?
11 5. A ka shkolla impiantin e shkarkimit të ujërave të shiut?
11 6. A është impianti i shkarkimit të ujërave të shiut konform standardeve zyrtare (dimensioni i rrjeteve të shkarkimit, impiantet e shkarkimit, rrjetet e shkarkimit, materialet e tubave dhe elementeve kryesore, ruajtja dhe përdorimi i ujërave të shiut)?
11 7. A ka shkolla impiantin e ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit?
11 8. A është impianti i ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit konform standardeve zyrtare (të dhënat meteorologjike, kushtet e projektimit, impianti i kondicionimit, centralet termikë dhe pajisjet mekanike)?
0 / 118 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
