Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli44 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR VERIFIKIMIN E ZBATIMIT TË KRITEREVE LIGJORE MBI NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E ORGANEVE KOLEGJIALE NË SHKOLLË (KOMISIONNI I SHËNDETIT, SIGURISË, MIRËMBAJTJES DHE MJEDISIT)

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

Pyetje të përgjithshme

1. A ka ngritur drejtori i IA-së komisionin e shëndetit, të sigurisë, mirëmbajtjes dhe mjedisit, të kryesuar prej tij ose një nëndrejtor i ngarkuar prej tij (nëse ka), të përbërë nga mësues të zgjedhur nga këshilli i mësuesve, persona që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësit, të caktuar nga këshilli i prindërve, si dhe nxënës nga qeveria e nxënësve?

2. A ka mbikëqyrur komisioni rregullisht në IA, kushtet e ruajtjes së shëndetit, të higjienës, pastërtisë, mjedisit, të sigurisë së nxënësve dhe punonjësve, si dhe mirëmbajtjen e mjediseve dhe të pajisjeve?

3. A ka identifikuar komisioni nevojat për mirëmbajtje të institucionit?

4. A ka përcaktuar komisioni nevojat për ndreqje të vogla, shërbime, zëvendësime të pjesëve për shkak të dëmtimeve?

5. A ka organizuar komisioni veprimtari ndërgjegjësuese me nxënës, mësues dhe persona që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësit, për kushtet e ruajtjes së shëndetit, sigurisë, mirëmbajtjes së mjediseve e pajisjeve të institucionit?

6. A ka hartuar komisioni raporte për drejtorin e IA-së për kushtet e parashikuara në shkronjën “a” të pikës 2, neni 111 dhe a ka propozuar përmirësime?

7. A ka propozuar komisioni procedurat ditore dhe javore të higjienës, pastërtisë dhe mirëmbajtjes së IA-së, të cilat janë miratuar nga drejtori i institucionit?

8. A ka drejtuar komisioni hartimin e rregullores, që përmban veprimet konkrete që kryhen në raste emergjence?

9. A ka drejtuar komisioni hartimin e rregullores, që përmban procedurat e pranimit të njerëzve të panjohur në mjediset e institucionit?

10. A ka drejtuar komisioni hartimin e rregullores, që përmban procedurat e mirëmbajtjes rutinë ditore dhe javore të IA-së?

11. A ka drejtuar komisioni hartimin e rregullores, që përmban të tjera, me propozimin e mësuesve, persona që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësit dhe vetë nxënësve?

12. A ka miratuar drejtori i IA-së rregulloren e shëndetit, sigurisë, mirëmbajtjes dhe mjedisit?

13. A ka njoftuar drejtori i IA-së menjëherë urgjencën shëndetësore, kur është nevojitur ndihma e saj?

14. A ka patur raste kur drejtori i IA-së ka dërguar menjëherë me mjete të transportit të rastit nxënësin ose punonjësin e IA-së, kur urgjenca shëndetësore e ka porositur të veprojë ashtu?

15. A ka njoftuar mësuesi kujdestar ose drejtuesi i IA-së menjëherë personin që ushtron përgjegjësinë prindërore, kur një nxënës është sëmurur ose ka pësuar aksident?

16. A ka siguruar institucioni arsimor të paktën kutinë e ndihmës së parë, përherë funksionale?

17. A është certifikuar për administrimin e ndihmës së parë, të paktën, një mësues për 400 nxënës?

18. A ka patur raste kur nxënësi i dëmtuar ka marrë ndihmën e parë në shkollë, për aksidente të vogla?

19. A ka patur raste kur drejtori i IA-së ka ndaluar që të hyjnë në mjediset mësimore punonjësit ose nxënësit që kanë sëmundje ngjitëse, të vërtetuara me raporte mjekësore?

20. A ka njoftuar drejtori i IA-së shërbimin shëndetësor, kur është dyshuar për përhapjen e një sëmundjeje ngjitëse në institucion?

21. A është e ndaluar në të gjitha mjediset e institucionit, pirja e duhanit dhe e alkoolit?

22. A ka arritur institucioni arsimor marrëveshje me institucionet e tjera për ndalimin e pirjes së duhanit në mjediset ku nxënësit kryejnë veprimtari?

23. A ka siguruar drejtori i IA-së dokumentet, sipas legjislacionit në fuqi, për ruajtjen e shëndetit të nxënësve nga artikujt që tregtohen për ta brenda territorit të institucionit ose pranë institucionit, por që shesin edhe për nxënësit?

24. A ka njoftuar drejtori i IA-së autoritetet përkatëse, kur janë krijuar zhurma që shpërqendrojnë vëmendjen e nxënësve?

25. A ka afishuar institucioni arsimor në vend të dukshëm numrat e emergjencës (numrat e policisë, të zjarrfikëseve, të urgjencës)?

26. A janë udhëzuar dhe stërvitur punonjësit e institucionit dhe nxënësit, për radhën e veprimeve në godinën e institucionit, për ngjarje të jashtëzakonshme, si: rënie zjarri, përmbytje, tërmete etj?

27. A ka pajisjet e mjaftueshme IA-ja për mbrojtjen kundër zjarrit?

28. A ka shenja dalluese IA-ja që tregojnë rrugën për të dalë në raste ngjarjesh të jashtëzakonshme?

29. A nuk janë zënë me objekte që pengojnë lëvizjen, në raste ngjarjesh të jashtëzakonshme, korridoret, shkallët dhe sheshpushimet në godinën e IA-së?

30. A ka komunikuar drejtori i institucionit arsimor publik me NjVV-në, kur ka qenë në rrezik siguria në institucion, për shkak të problemeve në mirëmbajtjen e tij?

31. A janë kujdesur mësuesit për sigurinë e mjeteve dhe të pajisjeve që përdoren nga nxënësit?

32. A janë vendosur në një vend të dukshëm për nxënësit rregulloret e sigurisë në mjediset e shkollës, si: laboratorë, palestër?

33. A i kanë përvetësuar nxënësit rregulloret?

34. A ka vendosur drejtori i IA-së, kur ka gjykuar se rrezikohet siguria në një mjedis ose në të gjithë ndërtesën, ndërprerjen e funksionimit të mjedisit ose të institucionit, dhe ka njoftuar menjëherë bashkinë dhe ZVA-në?

35. A ka hartuar drejtori i IA-së raportin për çdo rast emergjence në institucion?

36. A ka formuluar drejtori i IA-së publike periodikisht për njësinë përkatëse të vetëqeverisjes vendore, kërkesën e detajuar për mirëmbajtjen e institucionit, bazuar në pyetësorin e mirëmbajtjes?

37. A ka njoftuar drejtori i IA-së policinë dhe bashkinë në rast vjedhje ose tentativë vjedhjeje në pronën e institucionit?

38. A ka hartuar drejtori/nëndrejtori i IA-së, procesverbalin për dëmtimin/vjedhjen e pronës publike në IA nga punonjësit/nxënësit e institucionit, ku përshkruan ngjarjen dhe dëmin?

39. A ka njoftuar mësuesi kujdestar personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësit për dëmtimin/vjedhjen e pronës publike?

40. A ka dërguar drejtori i IA-së publike zyrtarisht në NjVV procesverbalin për dëmtimin e shkaktuar, bashkë me emrin e dëmtuesit/dëmtuesve?

41. A ka dhënë drejtori edhe emrat e personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të nxënësit dhe adresat e tyre, kur dëmtuesi ka qenë nxënës?

42. A ka përcaktuar NJVV-ja, sipas procedurave të legjislacionit në fuqi masën e zhdëmtimit dhe ka njoftuar zyrtarisht dëmtuesin?

43. A ka likuiduar punonjësi arsimor/personi që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit detyrimet për dëmin e shkaktuar me përfitues NjVV-në?

44. A ka përcaktuar IA-ja private në rregulloren e saj të brendshme procedurat e zhdëmtimeve?

0 / 44 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen